Ftesë serioze për Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca: Ejani në Karaqevë, kemi shumë nevojë për juve

Selver Lenjani

  • 25 March 2022 - 11:04

Shkruan: Selver Lenjani

Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme-Komuna e Kamenicës:

Kërkesë.

E nderuara Presidente znj.Vjosa Osmani, i nderuari Kryetar i Kuvendit z.Glauk Konjufca, i nderuar Kryeministër z. Albin Kurti. Ju drejtohem me këtë shkresë unike për ju krerët e Shtetit të Kosovës që mos ta harroni asnjë cep të vendit e edhe të zonës kufitare me Serbinë,  përkatësisht Karaçevën e cila assesi të jetë e qetë nga persona dhe përfaqësues të institucioneve fqinje serbe.Tash e 23 vjet nga12 Qershori i vitit 1999. Qytetar të Kosovës janë duke u sfiduar në forma të ndryshme, kurse ata të Karaçevës jetojnë në ankth se çka mund të sjell e nesërmja. Sikur të radhisja sfida dhe kërkesa të banorëve sigurisht se do të më duhej kohë dhe hapësirë për informim. Andaj përmes kësaj ftese ju bëj ftesë që të na vizitoni në këtë brez kufitar i cili është i rëndësishëm për qytetarët dhe jo vetëm për ata por edhe gjithë vendin. Prania e juaj në brezin. kufitar konsiderohet inkurajim për banorët rezident. Duke shpresuar në  vullnetin dhe kohën tuaj të çmuar për të vizituar vendin tuaj Karaçeven ose të na jepni një hapësirë kohe që të bashkëbisedojmë për fatin e vendit tonë ju përshëndesim. Selver Lenjani- Kryetar i BL Karaçevë e Poshtme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".