Me 25 mars 22, filloi provokimi serb për agresion ushtarak ndaj Kosovës nga Serbia

Me 25 mars 22, filloi provokimi serb për agresion ushtarak ndaj Kosovës nga Serbia
Me 25 mars 22, filloi provokimi serb për agresion ushtarak ndaj Kosovës nga Serbia

Muhamet Kelmendi

  • 25 March 2022 - 16:35

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Raportet midis Kosovës dhe Serbisë janë shumë të rënda. Ato për shkakun serb kurrë nuk u stabilizuan. Edhe sot njihet Kosova nga Serbi si "stara Serbi". Serbia ka marr urdhër nga Moskva për të provokuar front të ri luftë në Evropë. Është zgjidhur Kosova si vend për agresion të ri dhe Serbia ka marr të gjitha masat përgatitore për të bërë agresion.

Deklarata e kriminelit Vulin se " po pret një incident dhe të intervenojë ushtarakisht Serbia" është mjaft e qartë për agresion ndajë shtetit të Kosovës. Dhe, kjo u bë me 24. Mars 2022, në takimin me Vucië në Beograd, nga krerët nacional shovenisteve-serb. Elementët racisto maltusian të ri serbe të Beogradit të udhëhequr nga nacional-fashisti, Vucic, hynë në demonstrata në Kosovë. Këto veprime pritet të thellohen. Brenda kohës së shkurt priten edhe veprime kriminale të serbëve në veri që e deryrojnë Kosovën për të intervenuar si shtet. Kjo, do ti shërbejnë  shtetit kriminal serb si shkak, që sipas skenarit të Ukraines, të filloj agresionin ushtarak në Kosovë. E tërë kjo është e përkatitur nga Serbia së bashku me Rusinë dhe Serbia do të shkon në luftë të armatosur. Kështu krijohet fronti i ri i luftës në Evropë.

Demonstratat janë fillimi i veprimit provokative serbe në Kosovë. Ato do të vazhdojnë dhe priten edhe aksionë kriminale dhe provokime të rënda. E tërë kjo për të shkuar të agresion ushtarak mbi Kosovën nga Serbia. Kosova ka vepruar si shtet për zgjedhjet serbe. Ato nuk u ndaluan. Serbët që kanë shtetësi serbe mund dhe duhet të votojnë. Format e votimit janë të qarta. Bëhet votimi me poste ose shkohet për votim në Serbi. Shteti muk organizon zgjedhje për asnjë shtet tjetër. Megjithatë, nga Kosova u kërkua bashkëveprim midis dy shteteve për të organizuar zgjedhjet serbe në Kosovë.

Serbia e refuzoje bashkëveprimin. Këtë e bëri për të shkuar në provokime me aksione të minoritetit serb,si formë dhe skenar për të intervenuar ushtarakisht. Këto skenarë dihen. Kërkohet që BE dhe SHBA të veprojnë dhe të ndalojnë qeverine kriminale në Beograd nga veprimet agresive luftarake ndaj Kosovës. Shqiptarët do të mbrohen. Nuk kanë ku të shkojnë. Është vendi ku jetojnë. Për Republikën e Kosovës do të vdesin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".