Gjermania po e merr flamurin e shtetit lider për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit në BE dhe NATO

Gjermania po e merr flamurin e shtetit lider për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit në BE dhe NATO
Gjermania po e merr flamurin e shtetit lider për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit në BE dhe NATO

Dardan Grapci

  • 28 March 2022 - 16:50

Shkruan: ANALISTI –Dardan Grapci

Kërkesa e kancelarit Gjerman, Olaf  Scholz  për përshpejtimin e procesit e integrimit në BE vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të merret seriozisht nga Qeveria e Kosovës. Diplomacia kosovare duhet të zgjohet nga përgjumja e gjatë  në të kaluarën, sidomos tani kur Rusia është e shkëputur zyrtarisht nga BE-ja për shkak të gjenocidit që po e bën në Ukrainë.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti duhet të fillojnë urgjentisht që  ta përshpejtojnë zhvillimin e reformave të thella që kërkohen si standard për integrim në BE dhe NATO, dhe njëkohësisht të jenë shumë aktiv në komunikim dhe lobim  tek vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur akoma Kosovën. Kosova do të duhej që  më së voni brenda 6 mujorit të dytë të këtij viti të jetë e gatshme  që të aplikoj për  anëtarësim në BE dhe në NATO. Sidomos te ato  5 vendet që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, duhet që Qeveria e Kosovës të ulet në një tryezë me ta, dhe të kërkoj që ta njohin Kosovën dhe votën nga ta që Kosova të pranohet edhe në BE por edhe në NATO. Serbia nga syri i BE-s , edhe pse duket shtet i rrezikshëm, ne Kosovë qytetarët duhet ta kuptojnë se ne jemi të mbrojtur nga ndikimi i fuqishëm i NATO-s me forcat e instaluara në Kosovë që lidershipin kryesor ushtarak të ndikimit e kanë  SHBA-ja. Prandaj kërcënimet e Serbisë për destabilizim të Ballkanit janë  thjeshtë një metodë sa për të nxitur luftë me përmasa më të gjëra,   në momentet më vendimtare për Kosovën. Që të jetë Kosova 100% e sigurt dhe e mbrojtur nga çdo kërcënim apo sulm i mundshëm provokativ nga Serbia, Kosova me çdo kusht duhet të filloj në përshpejtimin e procesit për tu integruar në BE dhe në NATO sepse vetëm anëtarësimi zyrtar në këto dy mekanizma siguron ombrellën e sigurt mbrojtëse, qofshin ato nga rreziku i përhapjes së luftës jashtë Ukraines po edhe nga ndonjë projekt tinëzar e befasues  i Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".