Veç pisat blozojnë dhe vrasin vlerat kombëtare shqiptare !

Veç pisat blozojnë dhe vrasin vlerat kombëtare shqiptare !
Veç pisat blozojnë dhe vrasin vlerat kombëtare shqiptare !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 29 March 2022 - 09:23

Nënvizim

Shkruan: Prof.Dr. Mehdi Hyseni

*** Po, qe 30 vjet jemi të tradhtuar. Kosova është e tradhtuar nga “kiqo sllabincat”, sepse e braktisën në terrorin dhe në flakën e gjenocidit të Serbisë pushtues gjenocidale të Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Këtu, s’ka çfarë të flitet për “vetëdije” apo  për ndonjë “kulturë”, të dikurshme apo të sotme. – E vërteta s’ka nevojë për “zbukurim”, se përfundon në gënjeshtër!

-Nuk kanë se çfarë të mburren “kulturtregerët” e Beogardit të Nikola Pashiqit, të Ivica Daçiqit, të Aleksandër Vuçiqit, të Edi Ramëve…etj., pyetja është kjo: -Ishte vetëdije, ishte kulturë ajo, të qëndrosh asnjanës, duke shikuar masakrat dhe varrezat masive të vëllezërëve dhe motrave në Kosovë, të kryera nga soldateska shfarosëse e Serbisë agresore të Slobodan Milosheviqit ? – Kjo është pyetja, që sot, nesër e pasnesër, do të kërkojë përgjigje nga historia, nga politika dhe nga kultura gjithëshqiptare, e jo se ku është zhvilluar dhe lulëzuar më shumë  arti dhe kultura shqiptare, në Tiranë a në Prishtinë!?

Jipni për Shqipërinë Etnike, jo për afirmimin dhe për rikthimin e Serbisë  së Madhe në Shqipërinë adriatike !

O, të mjerë, “O derbederë” siç thoshte Noli ynë i pazëvendësueshëm,-Bllokoni, sabotoni dhe  parandaloni Serbinë e Madhe, që të mos ringjallet si pushtuese dhe shfarosëse e shqiptarëve në trojet e tyre autoktone, jo Shqipërinë Etnike, sepse do t’iu mallkojë kombi dhe Perëndia.

Ata që po sabotojnë Shipërinë Etnike, po e falsifikojnë  dhe, njëherazi po e mohojnë historinë dhe të drejtën e shqiptarëve mbi territoret  e saj. Ata, janë armiq potencialë të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Ndaj, ata sabotues, bllokues dhe “embargues”, të  Shqipërisë Etnike, të cilët ende nuk “dinë” ta bëjnë dallimin e  kësaj sintagme shqiptare nga Serbia e Madhe, do të duhej të ndiqnin edhe shembullin e  gazetës serioze kombëtare shqiptare, e cila brenda mundësive, kushteve e rrethanave që ka në dispozicion po vepron pa hile, duke  mbështetur dhe promovuar vlerat e shenjta dhe të patjetërsueshme të RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE.

Faleminderit dhe mirënjohje “Kosova Sot” e Kosova nesër brenda Dardanisë së Shqipërisë Etnike.

Të jesh në mbrojtjen e vlerave të Shqipërisë Etnike, JE në zemrën, në shpirtin, në shpresën dhe në besimin e çdo shqiptari, se nesër, do të zgjohemi të përqafuar dhe të lumtur në atdheun dhe në shtetin tonë të bashksuar-Shqipërinë Etnike.

Si thoshte babai, themeluesi i Shqipërisë Etnike (28.12.1912), Ismail Qemali, “Ai që është shqiptar, bir shqiptari, le të vij me ne për në Vlorë për të ngritur këtë Falmur të Skënderbeut”, jo të lehë për Serbinë e Madhe të Vuçiqit, të blushëve-klyshëve “kulutrotregerë” të Beogradit dhe të ramëve proserbë, por të jenë ushtarë të vërtetë me kokë, me penë e me pushkë  në mbrojtjen e Shqipërisë Etnike, sepse shpëtimi i shqiptarëve është Shqipëria Etnike, jo Serbia e Madhe imperialiste, kolonialiste dhe gjenocidale.

T’i rikujtojmë  argatët dhe sahanlarësit e Serbisë, se historikisht Serbia ka qenë “varri”  i shqiptarëve : “ Serbia kurrë nuk ka hyrë në Shqpëri si vëlla, por si pushtues, si prioman , si kasap, si vrastar…Madje, nuk ka hyrë  as si politikan, por vetëm si  ushtar brutal…” (“Srbija i Albanci”,knjiga 1, Casopis za kritiko znanosti, Lubljana, april 1989, f.12).

Të gjitha mediumet  shqipfolëse, që po bllokojnë publikimin e materialeve me peshë historiko-politike , kombëtare  shqiptare dhe ndërkombëtare  në përpjekjet për rinjalljen dhe për rikthimin e të drejtave tona mbi tokat dhe mbi vlerat tona shekullore, po bëjnë punën e dreqit, duke hyrë në të njëjtën "valle" të masesmediave  kleriko-shtetërore reaksionare serbo-ruse, që përmes  agjenturave të tyre shqipfolëse po e krimbin opinionin publik të brendshëm dhe ndërkombëtar se gjoja  "nuk ka Shqipëri Etnike" dhe "komb shqiptar" në Ballkan. Në të vërtetë,  këto gëngjeshtra dhe shpifje të masmediave serbomëdha, të financuara, të "gatuara" dhe të komanduara nga strategjia shoviniste e kakofonisë dhe e simfonisë (shteti+kisha) historikisht kanë provuar, madje edhe sot po dëshmojnë  faqen e zezë raciste, barbarike dhe  anticivilizuese të  politikës pushtuese kolonialiste dhe gjenocidale të Serbisë së Madhe.

 Në demokraci, cenzura e mendiit dhe e shprehjes ndryshe, ËSHTË KRIM-VEPËR E DËNUESHME !

Prandaj, idiotët dhe hendikapët mafiozë  shqipfolës me  “ofiçinat” e tyre mediale, që po sabotojnë dhe bllokojnë veprimtarët, kontribuesit, ideologët dhe mbështetësit e Shqipërisë Etnike dhe të Bashkimit Kombëtar Shqiptar po i bëjnë nder " shtypit të ndyrë" antishqiptar të Beogradit se gjoja ende në Kosovë "puna s'ka mbaruar me shqiiptarët": "Çujte i ne zaboravite da iako se  sprski steg  posred Kosova vije, jos sve srpstvo oslobodjeno nije...." ( Po aty, f.85).

Sa më sipër, e kuptoj pse gazeta reaksionare fashistoide proradikale e Nikola Pashiqit, “Politika” e Beogradit, që nga numri i parë, i botuar më “1904 me në krye Vladimir Ribnikar”, e , edhe sot (2022)  ka qenë “strategu” dhe “komandanti” ideologjik, politik dhe propagandistik nacionalshovinist distribues i ndërsyerjes dhe i mbështetjes së regjimit të Nikola Pashiqit (ish-kryeministër e ministër etj.) për shfarosjen e shqiptarëve dhe të copëtimit të Shqipëisë, ku vrasjet, terrorin, masakrat, reprezaliet dhe krimet e gjenocidit ndaj shqiptarëve, i fshehnin  dhe i justifikonin para botës,  si “PATRITOIZËM TË DETYRUESHËM”  për  të gjithë serbët!!!

Mirëpo, 100 vjet më pas  (XXI, 2022), nuk jam në gjendje për të kuptuar industrinë e verdhë kaotike mediale të disa pronarëve shqipfolës, që kanë marrë guximin dhe botërisht, ashtu sikurse mediat e armiqve serbomëdhnej po luftojnë (me të gjitha mjetet e palejushme, amorale, antiligjore dhe antijuridike) ringjalljen  dhe mbrojtjen e  së drejtës natyrore, historike dhe juridike ndërkombëtare të ribashkimit të Shqipërisë Etnike. Një rrugë e tillë e pakrye kundër Shqipërisë Etnike, do të jetë e shkurtër, sepse, tanimë, në dy dekadat e këtij shekulli, për fatin e mirë tonin, e gjithë rinia shqiptare dhe shumica dërrmuese e popullit si një vullkan i pashuar janë vënë në shërbim të  përligjjes  së  idesë, të aspiratës dhe të kërkesës së detyrueshme shumëshekullore për shkolonizimin dhe për bashkimin e Shqipërisë Etnike brenda kufijve të saj natyrorë.

Së fundi, të gjithë ata spiunë dhe argatë (të dukshëm dhe të padukshëm) të Serbisë së Madhe, që për hirë të interesave pushtuese të saj në kurrizin e Shqipërisë Etnike, i kanë vënë “Murin e Berlinit (1961-1989) Shqipërisë Etnike, (duke i hedhur në kosh puimet me vlerë të autorëve, të bashkidealistëve dhe të bashkëveprimtarëve të saj shumëvjeçarë, të cilët brez pas brez kanë luftuar për të), POR  një ditë të afërt, do të nxihen dhe do përgjigjen përpara popullit, dhe përpara shtetit të Shqipërisë së Bashkuar Etnike, -Dhe, ashtu do të mbyllet ajo faqe e zezë e ANTIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR dhe e SHQIPËRISË ETNIKE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".