Me Luftën në Ukrainë, a e mësuan mirë BE dhe shqiptarët e Shqipërisë se kush janë rusët e serbët

Me Luftën në Ukrainë, a e mësuan mirë BE dhe shqiptarët e Shqipërisë se kush janë rusët e serbët
Me Luftën në Ukrainë, a e mësuan mirë BE dhe shqiptarët e Shqipërisë se kush janë rusët e serbët

Skender Kapiti

  • 29 March 2022 - 15:36

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Ukraina, ky shtet demokratik i cili aspiron në antarësimin në BE dhe në NATO, dhe këto janë arsyet kryesore që e motivuan Rusinë e cila ndërmori këtë sulm pushtues kundër saj.

Sot, Ukraina po mbron Europën.  

Dhe e dyta, Lufta e Ukrainës kundër pushtuesve rusë po mbron edhe shqiptarët.

Kjo pasi,  si shqiptarët që kanë armik historik serbo-rusët, ashtu edhe sot Ukraina po përballet me aleancën antishqiptare ruso-serbe, aleancë e cila është edhe armike e BE-së dhe e shqiptarëve.

Mirëpo është për t’u habitur fakti se si ka mundësi që BE nuk e ndihmon seriozisht Ukrainën, por as shqiptarët, pasi megjithëse shqiptarët janë në pararojë të mbështetjes së Ukrainës, BE nuk përshpejton integrimin e Kosovës e Shqipërisë, por as liberalizimin e vizave dhe as antarësimin e Kosovës në NATO,por vetëm sidomos SHBA, Turqia  dhe Kroacia kërkojnë që Kosova të antarësohet në NATO.

Këtë shkrim po ua drejtoj si pyetje shqiptarëve të Shqipërisë se tani me luftën  pushtuese e kriminale të rusëve mbi popullin sllav të Ukrainës, se a e mësuat tani se kush janë serbo-rusët, këta armiq të egër të shqiptarëve.

Tani a po e mësojnë shqiptarët e Shqipërisë se me cilët ka luftuar mbi 150 vite populli heroik i Kosovës për mbijetesë dhe për liri e të drejta kombëtare.

Tani duhet ta besojnë shqiptarët dhe politika e Shqipërisë  se cfarë genocidesh të tmerrshme kanë ushtruar sllavo-serbo-rusët kundër shqiptarëve të Kosovës.

Tani le t’i lexojnë planet dhe projektet si dhe strategjitë e Mosko-Beogradit për ta asgjësuar, asimiluar dhe asgjësuar sobstancën kombëtare shqiptare.

Tani duhet ta mësojnë shqiptarët e Shqipërisë se c’është nacional-patriotizmi, pasi ata nuk janë përballur direkt as me sllavët e as me grekët; por gjakun, sakrificat dhe rezistencën kundër sllavizmit e kanë bërë shqiptarët e Kosovës.

Tani dhe brezat që do vijnë në Shqipëri do t’i mësojnë të vërtetat historike dhe kombëtare, do ta mësojnë historinë dhe historitë e vërteta, sepse brezi i nostalgjikëve shqiptarë serbo-rusofilë , ata dhe bijtë e pinjollët e tyre të cilët akoma kanë nostalgjira për komunizmin sllav e stalinist,ata të cilët janë rritur dhe edukuar me revolucionin e Leninit, me luftën e klasave dhe me mitet e Ushtrisë së Kuqe e të Stalinit nuk kanë më shanse për të gënjyer e mashtruar sic vazhdon e bën kryeministri që regjimin dhe komunizmin në Shqipëri e quan dhe e thotë se komunizmi dhe Shqipëria Socialiste ishin në anën e duhur të historisë, si një justifikim të faktit se ai dhe regjimi i sotëm është në anën e duhur të historisë sepse është me Beogradin, pasi ai është për ndarjen e Kosovës dhe është për “Open Ballkanin”, për daljen e Serbisë në Adriatik; pra,  është kundër shqiptarëve, ashtu si ishte komunizmi enverist si gjatë luftës ashtu edhe gjatë sundimin të regjimit të tij; ashtu si ishte edhe regjimi paraardhes që e furnizoi me karburante e armë genocidistët serbë të Millosheviqit, që deklarohej për autonomi kulturore për Kosovën dhe që i kërkonte delegacionit shqiptar për të mos e firmosur Marrëveshjen e Rambujesë e cila i hapi rrugën bombardimit të Serbisë nga NATO e që solli Pavarësinë e Kosovës.

Shikojeni dhe sot Tiranën politike, e cila akoma nuk ka miratuar rezolutë për dënimin e genocidit serb, por edhe vendosi taksën gjobë të “Rrugës së Kombit” për shqiptarët e Kosovës; kërkon pajtim me Serbinë pa e njohur Serbia, Shtetin e Kosovës, pa e njohur genocidin   dha pa kërkuar as falje për krimet, pastrimin etnik e genocidin.

Prandaj duke parë krimet ruse në Ukrainë dhe qëndrimin pro tyre të Serbisë, edhe po  i drejtohen opinionit në Shqipëri me këtë shkrim se: a po e mësoni tani të paktën se kush janë rusët e serbët, se sa armiq të mëdhej të shqiptarëve kanë qenë dhe janë akoma ata.

Ukraina sot po lufton kundër  rusëve , por edhe kundër Serbisë,pasi Serbia ia ka borxh që ta mbështesë Rusinë kundër ukrainasve ashtu sikurse prej 150 vitesh që Rusia e ka mbështetur Serbinë kundër shqiptarëve.

Ruso-serbët, projekti dhe strategjia e tyre ka qenë pastrimi i Ballkanit dhe asgjësimi i shqiptarëve.

Që në shekullin e 18 dhe 19 projekti rusomadh ka qenë pushtimi i Dardaneleve dhe i Stambollit, dhe Stambolli të ishte kryeqyteti pansllavizmit që do të emërtohej Carigrad. Dhe me këtë objektiv të tyre , Ballkani  do të ishte sllavizuar i tëri, dhe do ishte pa shqiptarë dhe madje edhe pa grekë.

Mesdheu deri në Gjibraltar do të ishte det i rusëve, prej nga do të pushtohej pastaj e gjithë Europa.Prandaj dhe sot Rusia ka sulmuar Ukrainën , dhe në mbështetje ka Serbinë, sepse ata janë një dhe bashkë kundët popujve të tjerë, dhe në Ballkan kryesisht janë armiq të shqiptarëve.Ukraina sot lufton jo vetëm për veten e saj, por edhe për Europën , edhe për shqiptarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".