Drejtësia e ndikuar nga krimi i organizuar po i amniston komisionarët që abuzuan me vota

Drejtësia e ndikuar nga krimi i organizuar po i amniston komisionarët që abuzuan me vota
Drejtësia e ndikuar nga krimi i organizuar po i amniston komisionarët që abuzuan me vota

Dardan Grapci

  • 29 March 2022 - 16:59

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Nuk është aspak skandal i vogël dhe vepër e pa rëndësishme penale kur zbulohet një rast sikur ai i Ferat Sejdiut që ka pranuar për 450 vota të cilat i ka falsifikuar, kurse aktgjykim qesharak lidhur me rastin u shpall të enjten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Sipas këtij aktgjykimi ky dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej dy viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Këtë problem, lidhur me amnistimin e abuzuesve të votave në proceset zgjedhore, nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të ndikuar nga grupet e interesit, nuk e kemi nga sot, por që nga viti 2000.  Kjo lojë e pistë po ndodhë për faktin se në vazhdimësi, vit pas viti e mandat pas mandati, gjyqtarët të cilët janë zgjedhur për ta kryer shërbimin siç duhet, ata janë sjellë nga partitë politike për të ju shërbyer atyre. Për fat të keq gjyqtarët e kaluar por edhe këta viteve të fundit  po zgjidhen përmes partive politike.  Ky sistem duhet urgjentisht të ndryshoje, nëse dëshirojmë transparencë në vendim-marrje dhe ligj të përkryer, duhet të largohen të gjithë ata gjyqtarë që kanë hyrë në këto pozita në kuadër të partive politike, dhe të punësohen njerëzit apolitik dhe të drejtë.Qytetarët e Kosovës duhet të reagojnë akoma më shumë  me ankesa nëse e vërejnë që një gjyqtar po bën anësime apo në një formë tjetër po e mbron krimin e cilit do lloj  në shkëmbim për të holla. Nuk janë të pakta rastet kur kushdo që del para drejtësisë për shpërdorim të votës po amnistohet duke u dënuar me kusht dhe me gjoba  në shuma  të ndryshme financiare, fare simbolike. Këta gjyqtar që veprojnë kështu, dhe nuk shqiptojnë dënime efektive me burg, duhet të regjistrohen nga shoqëria civile, të hartohet lista e plotë e abuzuesve të kësaj natyre, sikur që ishte rasti më i freskët i gjykimit skandaloz vetëm sa për sy e faqe të Ferat Sejdiut, dhe të njëjtit të denoncohen që  ti nënshtrohen qoftë procedurës disiplinore apo ligjit Vetting.  Po ashtu edhe të tillët komisionar dhe përgjegjës të qendrave të votimit  është e turpshme që  të amnistohen, ata duhet të dënohen deri në 10 vite burg, si dhe të paguajnë  shumë parash të majme  që nuk duhet të jetë nën 20,000 deri  por  të mundë të shkon deri në 50,000 euro, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare  në vendvotime. Zbatimi i ligjit për  rastet e abuzimit me  vota, falsifikimit të tyre, është  diçka që asnjëherë në Kosovë nuk është duke funksionuar si duhet. Komisionarët  edhe kur zbulohen,  dënohen me gjoba në të holla dhe dënime më  kusht. Kjo ashiqare  lë për të dyshuar,  dhe  flet  për lidhjen e partive politike dhe kandidatëve me komisionar të trajnuar nga krimi i organizuar, pasi që ata edhe kur zbulohen, ngritën kallëzimet penale nga prokuroria por dënohen  me kusht, që në praktikë do të thotë se amnistohen. Nuk është aspak skandal i vogël dhe vepër e pa rëndësishme penale kur zbulohet një rast sikur ai i Ferat Sejdiut që ka pranuar për 450 vota të cilat i ka falsifikuar, kurse aktgjykim qesharak lidhur me rastin u shpall të enjten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Sipas këtij aktgjykimi ky dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej dy viteve nuk kryen vepër tjetër penale. Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të datës 18 tetor 2021, thuhet se i akuzuari Ferat Sejdiu më 11 qershor 2017 në fshatin Runik, komuna e Skenderajt, në shkollën fillore “Shote Galica”, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit të Vendvotimit, duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare në lidhje me zgjedhjet ka shtuar dhe hequr votat. Sipas aktakuzës, pas rinumërimit në Qendrën e Numërimit të Rezultateve është bërë krahasimi i të dhënave ku është identifikuar ndryshimi i votave, ashtu që i akuzuari gjatë numërimit të votave të kandidatëve brenda një subjekti politik, ka hequr votat e disa kandidatëve dhe i ka shtuar të disa kandidatëve të tjerë duke i regjistruar në mënyrë jo të saktë gjithsej 450 vota, ku prej tyre 285 vota të shtuara dhe 165 vota të hequra. Me këtë ka kryer veprën penale – Falsifikim i rezultateve të votimit nga neni 219 paragrafi 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së, prandaj për asnjë çmim nuk është dashur që në këtë formë të amnistohet por të dënohen me burg efektiv dhe jo me kusht, sepse  kështu duke i ledhatuar abuzuesit e votave vazhdimisht hajnia po përsëritet dhe vota po kriminalizohet. Po dëmtohet shprehja e lirë e vullnetit qytetar për të zgjedhur atë që e vlerësojnë dhe i besojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".