Qeveria Kurti të dëshmohet për transparencën e shpenzimit të buxhetit  në vepër, jo vetëm me fjalë!

Qeveria Kurti të dëshmohet për transparencën e shpenzimit të buxhetit  në vepër, jo vetëm me fjalë!
Qeveria Kurti të dëshmohet për transparencën e shpenzimit të buxhetit  në vepër, jo vetëm me fjalë!

Nexhat Haziri

  • 30 March 2022 - 16:57

Shkruan: ANALISTI–Nexhat Haziri

Mos transparenca e 230 milionave euro të ndara nga Qeveria e Kosovës  në vitin e kaluar, por edhe gjatë  këtij viti, emër të asistencës  për  bizneset dhe qytetarët,  shtresat e rrezikuara dhe  të kategorive të tjera sociale, është tregues që partia në pushtet LVV-ja, që dikur premtonte transparencë para qytetarit, llogaridhënia ligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative e korruptime, po del të jetë e njëjta me qeveritë e kaluar në këtë aspekt. Pra një fillim i keq i LVV-së.

Kur bëhët fjalë për hargjimin e parasë publike dhe jo vetëm opozita por edhe qytetarët kanë të drejtë ta dinë se ku dhe si u ndan 230 milon euro në emër të mbështetjers së disa kategorive të qytetarëve duke filluar nga biznesi deri të skema sociale. Por nuk është vetëm ky rast, kur partia në pushtet friksohet nga transaparenca, por është edhe rasti tjetër kur në Kuvendin e Kosovës, LVV-ja nuk  e mbështet komisionin hetimor parlamentar për hetim të keqmenagjimit të krizës energjetike.

Kjo bënë që të dyshohet për manipulim me paranë publike dhe transparenca në këto dy procese po e frikson LVV-në pasi mund të dal apo të shfaqet lakuriq se qeveria ka abuzuar me paranë publike.  Ndryshe nuk mund të kuptohet mos transparenca e Qeverisë për të dhënë llogari për shpenzimet e paras publike dhe është një tregues shumë dëshprues se praktikat e më parëshme, sidomos të qeverive të PAN-it për keq menaxhim dhe abuzim me paranë publike, po vazhdohet edhe nga qeveria aktuale.

Madje nëse e shohim përbërjen e Qeverisë, apo disa nga ministrat që dikur ishin drejtor në qeverinë komunale të Prishtinës, sidomos në mandatin e parë të LVV-së bashk me  me Shpend Ahmetin, nuk është pritur që ta bëjnë ndryshimin me qeveritë e kaluara sa i përket transparencës për shpenzimet e paras publike!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".