Numri i popullsisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut  nuk është real me popullin rezident dhe jo rezident të shqiptarëve

Numri i popullsisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut  nuk është real me popullin rezident dhe jo rezident të shqiptarëve
Numri i popullsisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut  nuk është real me popullin rezident dhe jo rezident të shqiptarëve

Muhamet Kelmendi

  • 31 March 2022 - 12:12

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut nuk ka shkuar sipas rregullave të njohura ndërkombëtare për popullsi. Shumë veta në mungesë të dokumenteve përkatëse të kërkuara kanë mbetur jashtë regjistrimit. Kjo më së shumti vlen për qytetarët shqiptar në botën e jashtme.

Këtyre iu ka pamundësuar regjistrimi. Rezultatet e regjistrimit japin një shifër jo reale në dy anë.

1. Popullsia rezidente nga regjistrimin i shpallur doli se është nën 25% të popullsisë në shtet.

2. Popullsia jo rezidente nuk e kalon shifrën prej 5 % ose 120.000 veta. Ky rezultat nuk përkon me realitetin.

Mobilizimi i shqiptarëve në diasporë ka qenë i mirë. Shumë janë lajmëruar dhe regjistruar. Shqiptarët në Maqedoni kanë shumë veta që jetojnë në mërgim. Papunësia për shqiptarët është e lartë. Ka pak shqiptar të punësuar në sektorin publik. Punësimi bëhet vetëm në sektorin. E ky sektor nuk është shumë i zhvilluar etj. Gjendja e tillë diskriminuese  i ka shtyrë shqiptarët të emigrojnë . Shifra prej 120.000 shqiptareve në mërgim nuk është as për së afërmi reale. Ajo është shumë më e lartë. Çështja tjetër është se si është bërë regjistrimi i popullsisë në vend? A ka regjistrim adekuate? Kush e bëri numërimin e të deklaruarve për regjistrim etj? Këto janë çështje që ju takon organeve të veprojnë. Kemi disa komuna shqiptare në Republikë. Në Strugë, në Kërçovë, në Gostivar, në Tetovë, në Cair, në Likovë etj , ku kemi udhëheqës  shqiptar. Komunat e dinë numrin e popullsisë së tyre. Dhe, nëse  del disproporcioni i numrit të deklaruar nga regjistrimi me numrin real të popullsisë nëpër komuna dhe në tërë Republikën, regjistrimin nuk duhet pranuar. Disproporcioni duket se është i lartë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".