Mençuria e veprimit të Qeverisë Kurti mundë ta fiton lehtë e shpejt liberalizimin e vizave me hapjen e perspektivës më të shpejtë për anëtarësim dhe integrim në BE

Mençuria e veprimit të Qeverisë Kurti mundë ta fiton lehtë e shpejt liberalizimin e vizave me hapjen e perspektivës më të shpejtë për anëtarësim dhe integrim në BE
Mençuria e veprimit të Qeverisë Kurti mundë ta fiton lehtë e shpejt liberalizimin e vizave me hapjen e perspektivës më të shpejtë për anëtarësim dhe integrim në BE

Blerim Burjani

  • 01 April 2022 - 16:37

Shkruan: ANALISTI–Blerim Burjani

Më në fund po duket se edhe Bashkimi Evropian do ti bindet presionit të shtuar nga vendet me ndikim brenda BE-së, sikur që është Gjermania, që në procesin e anëtarësimit të përshpejtuar të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, të përfiton edhe Kosovë në liberalizim të vizave janë shpresëdhënëse për të lëvizur më shpejtë përpara, por për të arritur deri në cak duhet punuar seriozisht dhe zbatuar detyrat besnikërisht. Presioni për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit,  ka kohë që është  bërë top kërkesë e zyrtarëve të lartë të shtetit gjerman.

Është një insistim pozitiv nga Ish-ministri gjerman për Evropën në qeverinë federale, Michael Roth, i cili po thotë se BE-ja duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën por edhe për zgjerimin e BE-së me vende të reja të rajonit. Gjasat janë më të mëdha për Shqipërinë dhe Maqedoninë, derisa  për Kosovën ende s’ka gjë konkrete , proces i stopuar dhe i stagnuar, ndoshta do të ketë reflektim tjetër pozitiv në këtë drejtim. Pra duhet një angazhim më i madh në këtë drejtim për të gjetur së paku një marrëveshje  me disa shtete që  po  stopojnë liberalizimin e vizave, Kosova mbetet larg zhvillimeve integrative, pra ende ka ndalesa. Kjo qeveri duhet të jetë me fleksibile, më e mençur të bashkëpunoj dhe ti gjej rrugët diplomatik për përkrahje. Përgjatë kësaj rruge ka nevojë edhe për këshilla por kjo varet nga kjo qeveri aktuale  varet nga sjelljet. Varësisht nga politika që do ta udhëheq në këtë rrafsh  varet  ose përshpejtimi  i procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në BE, ose duke vepruar ndryshe ku proces mundë të vonohet akoma më shumë dhe të bllokohet  fare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".