Politika dhe diplomacia!

Politika dhe diplomacia!
Politika dhe diplomacia!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 04 April 2022 - 07:55

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** Ibrahim Rugova pati zgjedhur politikën dhe diplomacinë (fitoi, hyri si hero në historinë e Kosovës), kurse ne UÇK-në, por në liri ngelëm me "gishta në gojë", lypësarë, të varfër dhe të humbur nëpër botë. -Ishte faji i Rugovës ky, jo, por i atyre shokëve tanë, të cilët 20 vjet në kohë paqeje e kapën shtetin dhe pushtetin për interesa të tyre nepotiste dhe krahinariste. -E, sot nuk të njohin, mirëdita nuk të thonë!!!

*** Injoranca politike nuk ka gjasë të “mbijetojë” gjatë ( 10, 20 apo 30 vjet) në krye të një shteti, sikurse që është rasti në Kosovë e në Shqipëri, 1990-2022) nëse vjen në shprehje përgjegjësia dhe  vetëdija e lartë morale kombëtare  e patriotike dhe pragmatizmi politik i liderëve, që luftojnë për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të popullit dhe të shtetit të vet, JO për priviligjet dhe për pushtetin e tyre absolute.

 -Pavarësimi i Kosovës për dikë solli miliona, miliarda,  pasuri enorme feudale, pushtet mëhallor, partiak  dhe miqësor mbi baza nepotiste, e për dikë papunësi, varfërfi, mjerim social dhe ekzod të përgjithmonshëm. Shikuar nga ky këndvështrim (më se 20 vjet pas mmbarimit të luftës), Ibrahim Rugova  u tregua shumë më i mençur dhe, shumë më largpamës sesa të gjithë oponentët e tij politikë partiakë, sepse në vend të milionave dhe miliardave, zgjodhi  vendin e tij në historinë e Kosovës si hero i saj. Këtë meritë ia njohën edhe kundërshtarët e tij politikë. 

1. Ibrahim Rugova,  jo vetëm që u shpëtoi politikave demonizuese të oponentëve të tij , por në fund (edhe pas dështimit 10-vjeçar,1990-1999), i bindi ata, që  t’i përkulen para këmbëve të tij në varrezat e heronjve dhe të dëshmorëve në Velani të Prishtinës, duke ia njohur meritat historike dhe politike si kryetar  dhe si hero i Kosovës.-A nuk ishte kjo “superdiploamci”  e Ibrahim Rugovës? –Pa dyshim se ishte, PO !

2. Me deklarimin e dokrinës së politikës paqësore (se nuk do luftë me Serbinë, por paqe e fqinjësi të mirë), pikësëpari përfitoi shumicën dërrmuese të popullit, i cili me votën e tij (nën okupimin e Serbisë) e zgjodhi kryetar të Republikës së Kosovës në Referendumin e 26-30 shtatorit 1991 ( sipas Kushtetutës së Kaçanikut, 7 shtator 1990).

Po ashtu, edhe gjatë kohës së protektoratit ndërkombëtar të UNMIK-ut (1999-2006) populli ia hodhi votat për kryetar të Kosovës.

3. Edhe pse qarqet  zyrtare të kancelarive diplomatike të Evropës Perëndimore ishin në dijeni se politika paqësore, e shpallur nga Ibrahim Rugova kishte karakter fiktiv, mbase ajo nuk gjeti mbështetje nga Evropa Perëndimore, përkatësisht nga bashkësia ndërkombëtare, e pati mbështetur politikën paqësore të Rugovës, por jo edhe pavarësimin e Republikës së Rugovës (1990-2006), sepse ishte në interesin e saj,që të mos involvohej në zgjidhjen e konfliktit të armatosur mes Serbisë okupatore të Slobodan Milosheviqit dhe  Kosovës së pushtuar (1989-1999). 

4. Sikur Ibrahim Rugova të kishte pranuar apelin të dilte në ballë të UÇK-së (1997) në Likofc të Drenicës, sigrurisht se politikisht dhe historikisht, do të ishte një humbës i madh, sepse do të humbiste jo vetëm vendin e kryeliderit partiak (LDK), por nuk do të kishte arritur të bëhej as Hero i Kosovës, as ta kishte Shtatoren  në qendër të Prishtinës, e as të varrosej në varrezat e heronjve dhe të dëshmorëve në Velani të Prishtinës.  Pra, pavarësisht se çfarë do të shkruajë historia nesër se, ka tradhtuar apo jo Rugova, që nuk  e ka veshur uniformën e komandantit të Përgjithshshëm ushtarak të UÇK-së, atij i ka ra mirë fort, sepse pati mbështetjen e popullit, edhe pse plot dhjetë(1990-1999) politika e tij nuk prodhoi asnjë rezultat konkret, që bota ta njihte Republikën e Kosovës, të shpallur në kohën e Rugovës nën okupimin e Serbisë, më 7 shtator 1990 në Kaçanaik në bazë të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990 nga “ 111 delegatë shqiptarë” të ish-Kuvendit të KSAK. 

Ndryshe,  po të hynte si “prijës” i UÇK-së, do të kishte ngelur edhe pa histori, edhe pa përmendore heroike, ashtu sikurse ne, duke bredhur rrugëve si apatridë, si lypës dhe si pastrues të wc-ve të Evropës dhe të botës.

-Edhe pse nuk iu përgjigj thirrjes publike të UÇK-së, që të drejtonte atë si komandant i Përgjithshëm në kohë lufte kundër Serbisë agresore dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), Ibrahim Rugova (në momentin e duhur) ka vepruar drejt, sepse ia ka arritur që të mbetej,  jo vetëm në politikën aktive në Kosovën e pasluftës, por edhe  në historinë e Kosovës si Hero i saj.

5. Edhe pas përfundimit të luftës, gjatë kohës paqësore të UNMIK-ut, Rugova ia arriti t’i ruajë kredibilitetin dhe autoritetin e tij si kryelider i LDK-së, si dhe tek votuesit e tij, të cilët  e zgjodhën edhe president të Kosovës nën mandatin ndërkombëtar të UNMIK-ut (qershor 1999-17 shkurt 2008).

6. Ibrahim Rugova në saje të  aftësisë së diplomacisë  vetjake arriti të shpëtojë  veten nga oponentët e tij politikë, të cilëve  u dha para, e krejt çka i kërkuan, por pushtetin kurrë nuk ua fali, sepse e kishte të garantuar nga vota e popullit.

Ndryshe, po të ishte i dashuruar në miliona e miliarda e pasuri, do të “avullohej” nga historia e Kosovës, duke mbetur në ekzil përgjithmonë sikurse Ahmet Zogu dhe Mihat Frashëri, pa  asnjë  përmendore, pa asnjë meritë dhe, pa asnjë kurorë lavdie historike.

Sa më sipër, edhe pse për dhjetë vjet (1990-1999) pati dështuar politika pacifiste pasive e Rugovës, duke qenë se nuk e njohu asnjë shtet i OKB-së, Ai në fund, dështimin politik 10-vjeçar njëpartiak e ktheu në fitoren e tij personale (edhe pse luftën e fitoi UÇK-ja, edhe pse Kosovën e çliroi dhe e pavarësoi UÇK-ja së bashku me Amerikën dhe me NATO-n) HYRI në histori, kurse ne, qe ishim dhe sakrifikuam së bashku me UÇK-në po i fshijmë wc-të e Evropës....

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".