Të nderuar prijës të shtetit të Kosovës mos i harroni mineralet e minierat e Kamenicës, janë pasuri e madhe e Kosovës dhe jo e Serbisë!

Të nderuar prijës të shtetit të Kosovës mos i harroni mineralet e minierat e Kamenicës, janë pasuri e madhe e Kosovës dhe jo e Serbisë!
Të nderuar prijës të shtetit të Kosovës mos i harroni mineralet e minierat e Kamenicës, janë pasuri e madhe e Kosovës dhe jo e Serbisë!

Selver Lenjani

  • 04 April 2022 - 09:43

Shkruan: Selver Lenjani

Po ju drejtohem në emër të Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme Komuna e Kamenicës. Presidentes së Kosovës znj. Vjosa Osmani, Kryetarit të Kuvendit  të Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

-Të nderuar prijës të shtetit të Kosovës. Përmes kësaj shkrese drejtuar juve kërkojmë që të merrni hapa   sa të rëndësishëm po aq edhe sfidues për kërkimin e modaliteteve për zhvillim socio-ekonomik të vendit të bazuar në rivitalizimin e minierave në Komunën e Kamenicës përkatësisht atyre në brezin kufitar ku apetitet e Serbisë janë të pa shuara për gllabërimin e kësaj pjese të Kosovës e cila është e pasur me minerale të ndryshme si: Humza, Antimoni, Hekuri,Zhiva e bardhe, Magneziti, lënda e parë e xhamit, thëngjill, Kaolini etj.

Të nderuar prijës të Kosovës. Veprimet e juaja për të avancuar kërkesat e qytetarëve lidhur me mundësinë e hapjes së këtyre minierave përveq që e ngrisin ekonomikisht pasurin e Kosovës njëherësh bën që të ngritet standardi dhe mirëqenia qytetare e Kosovarëve përkatësisht banorëve të Komunës së Kamenicës. Duke shpresuar në vendosmërinë tuaj për të kontribuar maksimalisht që Kosova të bëhet e dëshiruar për të jetuar mirë e jo me u larguar nga vendi lutemi të veproni derisa kemi rini e cila për çdo ditë po largohen nga Kosova.

Paraprakisht ju përshëndesim dhe urojmë që veprimet tuaja të jenë konkrete dhe Kosova jonë të jetë vend i dëshiruar për të jetuar e punuar këtu e jo për tu larguar dhe shkretuar vendi i cili nëpër shekuj u la me gjak vetëm e vetëm për të qenë e popullit të saj autokton shqiptarëve  shumicë dhe pakicave tjera të cilat po gëzojnë benefitet e shumta si askund tjetër në Globin tokësor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".