Shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar

Shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar
Shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar

Muhamet Kelmendi

  • 04 April 2022 - 15:43

Shkruan:ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Është shumë vështirë të jepet ndonjë mendim për rezultatet e zgjedhjeve në Serbi. Nga agjencitë informative të huaja konkludohet se votimi në Serbi nuk ka qenë i rregullt. Ka mungesa dhe parregullsi të shumta. Disa fakte dalin si faktor kryesor për parregullsi.

1. Vjedhja e shumtë e votave nga partia e Vuçiqit.

2. Blerja e votave nga partia në pushtet dhe

3. Detyrimi me dhunë i votuesve për të votuar Vuçiqin dhe partinë e tij. Këto janë parregullsitë e vërejtura nga opozita dhe faktori ndërkombëtar në zgjedhjet në Serbi. Duke u mbështetur në këto fakte vërehet se rezultatet e zgjedhjeve nuk janë adekuate me vullnetin e votueseve. Këtu është edhe shkaku i humbjes së votave të shqiptarëve në Kosovën Lindore të pushtuar nga shteti serb. Qëllimi i kësaj është për të treguar se shqiptarët si popull nuk janë çështje që ekziston në Serbi. Natyrisht, se qëllimi përfundimtar është, serbizimi i territoreve historike shqiptare. Zvogëlimi i përqindjes shqiptare tregon synimet shoveniste serbomëdha.  Shumë votues shqiptar që vijnë nga Medvegja, Bujanovci dhe Presheva, e të cilët  jetojnë në Kosove, po duke mos hequr dore nga shtetësia e shtetit serb, nuk iu lejua votimi. Ata u fshinë nga regjistri i shtetësisë të shtetit serb dhe kështu mbetën pa shtetësi. Tërë pasurinë e kanë në Luginë dhe prapëseprapë nuk iu njihet e drejta e votimit. I tërë ky zhvillim nacional-imperislist serb e ka mbështetjen te ideologjia raciste dhe antikombëtare shqiptare.  Atje, në Kosovën Lindore, nuk u njihen shqiptarëve të drejtat. As në një përqindje të vogël nuk i kanë të drejtat si minoriteti serb në Kosovë. Pabarazia, urrejtja, kufizimet në punësim dhe në liritë njerëzore  kombëtare e qytetare janë evidente. Shqiptarët në Serbi nuk kanë perspektivë. Kosova Lindore kërkohet të bashkohet me Kosovën, ashtu si ishte deri më 1956 Kosovë dhe prapë duhet të bëhet Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".