Kultura e Kosovës nuk është fryt kolonial i blushëve !

Kultura e Kosovës nuk është fryt kolonial i blushëve !
Kultura e Kosovës nuk është fryt kolonial i blushëve !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 05 April 2022 - 08:54

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi Hyseni

-Mbase ka historinë e vet shumëshekullore, para se të lindet humorisiti politik, Ben Blushi me “koloninë kulturoe” të tij në Tiranë (XXI).

 ***Mirëpo,  Ben Blushi, ka shpikur këtë kashelashë për t’i zbavitur “kulturotregrët” modenristë të “kombit kosovar”, se gjoja: ““Kosova është koloni kulturore e Shqipërisë”.

*** Kjo farë “llakërdie”, kur të përkthehet shqip, do të thotë se “kultura shqiptare” në Kosovë na “qenka nusprodukt” i  “ kolonisë kulturore” të Ben Blushit!?

Nuk ka asnjë dyshim se kjo shpifje dhe gënjeshtër, të ri kujton formulën e poshtër të ak.prof.dr. Vladan Gjorgjeviqir (ish-kryeministër i Serbisë, 1912-1913), i cili pati deklaruar se “shqiptarët nuk janë komb, nuk kanë atdhe…., dhe  ende janë në një shkallë kulutore parahistorike e nuk kanë aftësi të bëhen element përbërës i shtetit…” (DSHE: 1944: 41).

-E, po, jo, nuk është ashtu, në asnjë kuptim, sepse kultura në Kosovë ka një histori më të lashtë sesa ajo e “kolonisë kulturore” të Ben Blushit, që zë fill, që në shekullin XVIII, që karakterizohet me at Gjon Nikollë Kazzi, i cili e pati zbuluar “Mesharin” e Marin Barletit (1555). Ky nuk ishte anëtar i “kolonisë kulturore” të Ben Blushit (XXI), por ishte nga Gjkaova e Kosovës.

Gjithshtu, këtë e dëshmon, edhe vepra “Kanuni  i Lekë Dukagjinit” të at Shtjefën Gjeçovit, i cili ishte nga Kosova, jo nga “kolonia letrare” e Ben Blushit.

-Çfarë konkluzioni diletant në llogatinë e përçarjes dhe të mohimit të një kulture të përbashkët të kombit shqiptar,  pavarësisht se ku jetojnë shqiptarët në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup apo te “Molla e Kuqe” të Shqipërisë Etnike. Një idiotizëm i tillë është i papranueshëm për kulturën shqiptare.

- Çfarë provokimi  poshtërues dhe injorant ky, sikur të kishte shpërthyer nga krateri i urrejtjes së ndonjë minoritari me etni jo shqiptare për të provokuar kulturën shqiptare mbarëkombëtare.

Lindja, zhvillimi, përparimi dhe lulëzimi i kulurës dhe i letërisë shqiptare në Kosovë, nuk është produkt i kulturave kolonialiste të Ben Blushëve të sotëm  të Tiranës, as të Beogradit, por i rrënjës burimore historike dhe kombëtare, që nga “Meshari” i Buzukut, nga Formula e Pagëzimit…., e deri Rilindësi Rexhep Qosja (XXI)

Kosova ishte koloni e Serbisë, jo e Shqipërisë, në asnjë kuptim !

Vetëm ndonjë injorant dhe armik i shqiptarëve, i gjuhës shqipe dhe i kulturës së tyre, si Ben Blushi, mund të ketë sajuar gënjeshtrën dhe shpifjen se   ““Kosova është koloni kulturore e Shqipërisë”.” !?

Mirëpo, këtë idiotizëm dhe injorancë sui generis të shtetasit të Shqipërisë Ben Blushi, Rilindësi ynë, Akademiku Rexhep Qosja me plot arsye dhe të drejtë e ka hedhur për toke, duke vlerësuar se  “Blushi vuan nga atdhetarizmi i mëhallës dhe atdhetarizmi i rrejshëm. Dhe, kështulufta e tij me shkrim e me gojë kundër politikës së imagjinuar koloniale kulturore të Shqipërisë ndaj Kosovës është dhe do të mbetet jo vetëm mendim i gabuar e veçues, por edhe veprim kundërkombëtar shkrimor e gojor: veprim kundër vetvetes”.(https://www.gazetaexpress.com/kater-reagime-per-pese-dite-qosja-tollovit-me-deklarata/).

Një Abetare PO, dy shtete po, dy kombe, dy atdhe dhe dy kultura ndryshme shqiptare JO !

Pavarësisht nga statusi i sotëm i shqiptarëve brenda hartës së Shqipërisë Etnike në Ballkan (disa të lirë e të pavarur në Shqipëri dhe në Kosovë,  e disa nën sundimin e egër kolonial sllav),  shkencërisht janë të papranueshme tezat dhe konstatimet se shqiptarët kanë “dy atdhe-Shqipëria dhe Kosova”!

–JO, shqiptarët kanë vetëm NJË ATDHE-SHQIPËRINË ETNIKE, pjesë integrale të së cilës janë edhe Shqipëria e ben blushëve, edhe Kosova e Rilindësit tonë, Akademik Rexhep Qosja. Me një fjalë, këto janë dy shtete të pavarura, që kanë NJË ATDHE TË VETËM-SHQIPËRINË ETNIKE.

Gjithashtu, edhe  shqiptarët ( jo vetëm në Kosovë e Shqipëri) JANË NJË KOMB, kanë NJË GJUHË TË VETME SHQIPE, dhe NJË KULTURË UNIKE, pa asnjë “element kolonial” varësie, ndërvarësie apo varësie të fantazuar dhe të trilluar të provokatorit Ben Blushi. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".