Zyra ruse mund të mbyllet me vendim të shtetit të Kosovës

Zyra ruse mund të mbyllet me vendim të shtetit të Kosovës
Zyra ruse mund të mbyllet me vendim të shtetit të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 05 April 2022 - 15:55

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Zyra e Rusisë mund te mbyllet me vendim të shtetit. Ka mendime se ajo vjen në bazë të ndonjë akti ndërkombëtar, përkatësisht të  KS të OKB-së. Jo. Zyra është rezultat i ndërtimit të shtetit të Kosovës. Në këtë anë nuk ka marrëdhënie Kosova me Rusinë. Nuk ka ndonjë akt ndërkombëtar për  ndërtimin e raporteve ndërshtetërore. Si e tillë është zyre e një anëtari të përhershëm të KS të OKB-së. Mbi këto dhe interesat gjeostrategjike ruse u hap edhe zyra.

Duket qartë se ajo mbështetet në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Mirëpo, Kosova nuk ka nevojë të ngutet dhe të veproj në këtë drejtim, para se Bashkimi Evropian dhe SHBA  nuk veprojnë. Me veprim të tillë mundë të krijohen raporte tjera në BE dhe në KS të OKB-së. Nëse shkon në interes të shtetit të Kosovës zyra ruse  mundet dhe duhet të myllet. Përndryshe, është çështje e Kosovës, veprimi me zyre. Mbyllja e zyrës së Rusisë duhet të bëhet kur mbyllet ambasada e Rusisë në vendet e BE dhe në SHBA.

Kosova nuk ka pse ngutet. Duhet të veproj në union me miqtë ndërkombëtar. Dhe, nëse shkon në interes, pse jo, mund edhe ta mbylli. E tëra varet nga raportet e miqve me Rusinë. Mbetet të shihen veprimet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".