Ja pse gjykatat në Kosovë duhet ti nënshtrohen VETTING-ut

Ja pse gjykatat në Kosovë duhet ti nënshtrohen VETTING-ut
Ja pse gjykatat në Kosovë duhet ti nënshtrohen VETTING-ut

Muhamet Kelmendi

  • 06 April 2022 - 10:49

Shkruan:ANALISTI: Muhamet Kelmendi

-Shumë lëndë të gjykatave janë të pa zgjidhura dhe po mbesin në procedurë gjyqësore pa u vendosur me verdikt.

Shkaqet e këtij neglizhimi janë të ndryshme. Mendohet se janë:

1. Frika e sistemit gjyqësor nga grupet informale jashtë shtetit.

2. Mungesa e vullnetit të gjykatave që merren me lëndët e rënda dhe që tërë sistemin e kontrollojnë, që të vendosin.

3. Mungesa e provave të sjella nga prokuroria kundër lëndëve të grupeve informale kriminale dhe

4. Mungesa e interesit të pushtetit që të hetoj dhe të vendosi për lëndët e tilla në gjykatë. Faktet e theksuara mendoj se janë elementet kryesore të mos zhvillimit të  procedurave nëpër gjykata dhe vendosja. Kjo tregon gjithashtu se i tërë sistemi kërkon ti nënshtrohet një Ligji të ri mbi VETTING.

Nuk ka asnjë shkak pse krimet e rënda nuk vendosen. Kur sistemi funksionon nuk ka fakt që e ndalë atë nga puna e ligjit pozitiv. Shteti i së drejtës  mbështetet në ligjet pozitive. Nuk i interesojnë grupet informale dhe pushteti. Për sistem vlen vetëm ligji në fuqi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".