Kundër krimit, për shtetin e së drejtës të gjithë se bashku

Kundër krimit, për shtetin e së drejtës të gjithë se bashku
Kundër krimit, për shtetin e së drejtës të gjithë se bashku

Skender Mulliqi

  • 06 April 2022 - 16:22

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Të ja kthejmë Kosovës patriotizmin edhe politik edhe ekonomik, edhe atë të sundimit të ligjit, ku në rend të parë është njeriu, dhe ku jeta do të jetë para profitit! Njerëzit dallojnë nga njëri-tjetri si nga pamja e jashtme, ashtu edhe nga brendia shpirtërore. Por, kjo nuk do të thotë së dikush vlen më shumë së tjetri. Nëse dikush fol keq për tjerët siç është ky ves moti , e tash po theksohet edhe më shumë , sigurisht së kjo nuk ndikon mirë të personi i apostrofuar, është prekje në dinjitet.

Të gjithë atu që sot po ngritin zërin kundër ndryshimeve që janë duke ndodhur, do te ju bëjë një kërkesë: provoni të mendoni esëll se  çfarë problemesh na vijnë? Nëse e lëshojmë rastin si shoqëri ti largojmë nga rruga, të gjithë ata që po na i largojnë rininë nga vendi! Na shkallmuan më vite, na i vodhën milionat. Përfituan në mundin dhe më mundin e të tjerëve. Shitën pasurinë shoqërore për pesë pare! Luftuan njeri kundër tjetrit! E përçanë edhe popullin! Koha ishte për ndryshime! Kaluan 20 vite më regjime të njëjta. Por ja që u zgjua më në fund Kosova. Ndryshimet po vijnë ngadalë, nuk ka kthim mbrapa! Ndryshime po vijnë nga rrënjët! Edhe ky pushtet nëse nuk punon mirë, ndërrohet! Këto nuk janë ëndrra. Këto janë plane që duhet të realizohen! Për këtë i detyrohemi elektoratit, I detyrohemi kombit para miliona qytetarësh, të cilët dëshirojnë  të jetojnë në një shtet normal! Prandaj , edhe detyrohemi ti kalojmë të gjitha pengesat së bashku, që ta kemi shtetin e të së drejtës, shoqëri të rregulluar dhe  demokratike, shtet të rregulluar social , shtet solidar, shtet të shëndosh..! Të ja kthejmë Kosovës patriotizmin edhe politik edhe  ekonomik, edhe atë të sundimit të ligjit, ku në rend të parë është njeriu, dhe ku jeta do të jetë para profitit! Njerëzit dallojnë nga njëri-tjetri si nga pamja e jashtme, ashtu edhe nga brendia shpirtërore. Por, kjo nuk do të thotë së dikush vlen më shumë së tjetri. Nëse dikush fol keq për tjerët siç është ky ves moti , e tash po theksohet edhe më shumë , sigurisht së kjo nuk ndikon mirë të personi i apostrofuar, është prekje në dinjitet. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".