Heroi i Kosovës,Adem Demaçi udhërrëfyes i Ilir Konushevcit, i UÇK-së, i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës!

Heroi i Kosovës,Adem Demaçi udhërrëfyes i Ilir Konushevcit, i UÇK-së, i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës!
Heroi i Kosovës,Adem Demaçi udhërrëfyes i Ilir Konushevcit, i UÇK-së, i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 09 April 2022 - 09:59

(KAPITULLI  III )

HEROI I KOSOVËS, ADEM DEMAÇI UDHËRRËFYES I ILIR KONUSHEFCIT, I UÇK-së, I LIRISË DHE I PAVARËSISË SË KOSOVËS  

**** Adem Demaçi është Simbol i pavdekshëm  i Rezistencës Gjithëpopullore të Kosovës,përkatësisht kambana e paheshtur  për bashkimin e Shqipërisë Etnike, ishte shkrimtar dhe romansier i talentuar, ishte revolucionar, disident, patriot, pacifist aktiv dhe demokrat si Nelson Mandela dhe si Mahatma  Gandi.

Pa  vuajtjen 28-vjeçare nëpër burgjet dhe kazamatet famëkeqe të ish-Jugosllavisë titiste-rankoviqiste dhe kardeliste, si dhe pa idetë, pa veprat dhe pa kuntributin e madh njerëzor, revolucionar kombëtar, patriotik atdhetar shqiptar të heroit, të poetit, të shkrimtarit dhe të intelektualit mendjendritur-Rilindësit, Adem Demaçi, Kosova do të kishte ngelur edhe më tej nën vargonjtë e tiranisë  dhe nën çizmen e hekurt të përgjakshme të sundimit kolonial shekullor të Serbisë (1912-1999).

Politika propagandistike titiste, antidemokratike dhe antikombëtare e luftës për pushtet dhe për plaçkitjen dhe për varfërimin sistematik të popullit (1990- 2018) bëri që, edhe për së vdekuri të bojkotohet ADEM DEMAÇI-BABAI I MERITUAR i Kosovës. Ky ishte shkaktari kryesor, pse mbarë kombi shqiptar nuk mori pjesë në varrimin e ADEM DEMAÇIT-BABAIT TË KOSOVËS Fatkeqësisht, kundërshtarët politikë si për së gjalli, ashtu edhe për së vdekuri e bojkotuan Adem Demaçin, disidentin, kryeideologun dhe kryearkitektin e Kosovës (1958-2018), vetëm për t'ia mohuar meritat e tij patriotike, kombëtare dhe atdhetare jetësore për Kosovën. Por, kot e kanë të dështuarit si dje, ashtu edhe so, mbase kurrë nuk do t'ia arrijnë qëllimit, që ta ndryshojnë historinë e KOSOVËS së ADEM DEMAÇIT dhe të ADEM JASHARIT, sepse ADEM DEMAÇI është BABAI (truri) i Kosovës dhe Adem Jashari është Xhorxh Uashingtoni (zemra) e Kosovës. Këtë të vërtetë historike dhe kombëtare nuk do të mund ta ndryshojnë as armiqtë e egër të brendshëm, as armiqtë e jashtëm, sepse është ndërtuar me burg, me gjak dhe me paqe të këtyre DY BIJVE më të shquar të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE pas SKËNDERBEUT dhe ISMAIL QEMALIT. Ky është treguesi i lëndës faktike të përmbajtjes së Historisë së re të Kosovës (1990-2018). Pikërisht, kjo histori, duhet të shkruhet dhe t'u mësohet nxënësve, studentëve dhe mbarë kombit shqiptar të Shqipërisë Etnike, JO të falsifikohet nga liderët e ndryshëm politikë dhe nga qarqet e ndryshme politiko-propagandistike antishqiptare për hir të kolltukëve në pushtet, të biznesit, të luksit, të drekave, të darkave dhe të ahengjeve "demokratike" dhe "pluraliste" me armiq të brendshëm dhe të jashtëm të konglomeratit sllavo-bizantin të car Dushanit. Këtë të vërtetë, duhet ta dinë oponentët e Adem Demaçit se, kurrë nuk do të mund ta ndryshojnë historinë e vërtetë të Kosovës së pavarur (17 shkurt 2008), sepse Demaçi është BABAI, KRYEIDOLOGU, KRYEARKITEKTI DHE DISIDENTI i saj, askush tjetër. Babai i Kosovës, Demaçi u bojkotua, edhe për së vdekuri (28 korrik 2018), por vlera e historisë së tij madhore dhe kulmore në shërbim të gjithë kombit dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, DO TË MBETET E PAVDEKSHME për të gjithë brezat shqiptarë të sotshëm dhe të nesërm. Prandaj, oponentët e Adem Demaçit me atë akt turpërues bojkotimi, vetëm se, edhe njëherë rikonfirmuan se "kanë mbetur po ata, që kanë qenë, këtu e 30 vjet më parë", të pandryshueshëm frikacakë dhe alergjikë ndaj figurës emblematike të ADEM DEMAÇIT-BABAIT të Kosovës(1958-2018). -QËLLLIMI I QARTË-NDRYSHIMI I HISTORISË SË KOSOVËS në favorin e një politike të dështuar dhjetëvjeçare (1990-1999). Mirëpo, është e ditur se historia nuk shkruhet, por ndërtohet, ashtu siç e ndërtoi Adem Demaçi (1958-2018), duke mos kursyer asgjë nga vetja e tij për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, të cilën nuk e shijoi sipas meritave të tij, sepse ia "ndaluan" titistët dhe vasalët  për interesa të tyre (1990-2018), me qëllim që ta bastardonin  dhe ta falsifikonin historinë e Kosovës së pavarur (17 shkurt 2008), cilët së bashku dështuan ta bënin Kosovën e lirë dhe të pavarur (1989-1999).  Mirëpo, Kosovën e pavarësoi IDEJA DHE VEPRA JETËSORE e ADEM DEMAÇIT-BABAI i Kosovës me UÇK-në , me Amerikën dhe me NATO-n në krye, jo asnjë politikë tjetër falimentuese.

Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet për jetë të jetëve BABAI i Kosovës, si Mahatma Gandi i Indisë dhe si Nelson Mandela i Afrikës së Jugut

Këtë të vërtetë e ka provuar vepra e tij jetësore (1958-2018). Mirëpo, fatkeqësia është se kombi shqiptar nuk pati një Rabindranat Tagore dhe një Ajnshtajn, që Adem Demaçit, t'ia njihnin meritat si BABA i Kosovës, (të laurohej me Çmimin Nobel sikurse Nelson Mandela), pas vuajtjes së burgut 28-vjeçar (1958-1990), duke e vënë President të përjetshëm të Republikës së pavarur të Kosovës, sepse ishte më i merituari, që të ushtronte këtë pozitë më të lartë si humanist, si intelektual, si shkrimtar, si patriot, si politikan, si burrë shteti, si diplomat, si demokrat, si vizionar paqësor dhe si luftëtar i guximshëm progresiv për të drejtat dhe liritë e njeriut, pa dallim nacionaliteti, feje, etnie, gjuhe, race, ngjyre dhe kulture etj. Këtë e ka dëshmuar e gjithë sjellja dhe vepra e tij jetësore për liri, për humanizëm, për solidarësi, për barazi, për koekzistencë, për demokraci dhe për drejtësi.

Politizimi i varrimit të BABAIT-HEROIT të Kosovës, Adem Demaçi!?

Politika e strategjisë frikësuese propagadistike titiste, antidemokratike, anti-UÇK dhe antikombëtare e luftës për pushtet dhe për plaçkitjen dhe për varfërimin sistematik të popullit (1990-2018) bëri që, edhe për së vdekuri të bojkotohet ADEM DEMAÇI-BABAI MË I MERITUAR i Kosovës. Ky ishte shkaktari kryesor, pse mbarë kombi shqiptar nuk mori pjesë në varrimin e ADEM DEMAÇIT-BABAIT TË KOSOVËS.

Sikur të kishim qenë racionalë, humanistë, të drejtë, unikë, patriotë, të civilizuar dhe progresivë si bashkëkombasit e NELSON MANDELES dhe të MAHATMA GANDIT, në varrimin e heroit, të kryeideologut, të tribunit të rezistencës aktive paqësore gjithëkombëtare shqiptare, të kryearkitektit-BABAIT të KOSOVËS, ADEM DEMAÇI, veç shqiptarëve të Kosovës, do të duhej të merrnin pjesë masovikisht të të gjithë shqiptarët e hapësirave të SHQIPËRISË ETNIKE dhe të Diasporës shqiptare, sepse për gjithë kombin e vet shqiptar dhe për SHQIPËRINË ETNIKE, pa dyshim se kishte të njëjtën dashuri, të njëjtin ideal, të njëjtin preokupim, të njëjtën vepër kolosale dhe të njëjtat merita jetësore sikurse NELSON MANDELA dhe si MAHATMA GANDI për lirinë dhe për pavarësinë e popujve dhe të shteteve të tyre në Afrikë dhe në Azi. Shkenca e mirëfilltë e ka fjalën e fundit, jo skribomanët dhe liderët e dështuar politikë.

 Duke qenë se politika dështoi, shkenca e mirëfilltë mbarëshqiptare, duhet ta vlerësojë drejt dhe objektivisht figurën kombëtare të DISIDENTIT dhe të HEROIT KOMBËTAR, ADEM DEMAÇI (1958-2018).

 Pra, para së gjithash dhe, mbi të gjitha, shkenca kombëtare shqiptare, duhet ta thotë me fakte dhe me argumente të qëndrueshme këtë të vërtetë të pamohueshme se ADEM DEMAÇI me veprën e tij patriotike dhe atdhetare kombëtare për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës (1958-2018), është BABAI i KOSOVËS, ashtu sikurse MAHATMA GANDI, që është BABAI i INDISË. Kjo histori është e ndërtuar dhe e dokumentuar, vetëm se duhet promovuar me libra dhe me studime serioze shkencore, që t'i bëhet me dije edhe mbarë kombit shqiptar, edhe mbarë botës, se ADEM DEMAÇI është BABAI i KOSOVËS (askush tjetër), ashtu sikurse është MAHATMA GANDI-BABAI i Indisë. Prandaj, shkenca mbarëkombëtare shqiptare, nuk duhet të "përgjumet" dhe të falimentojë si politika propagandistike indoktrinuese 30-vjeçare ( që futi thikën përçarëse mes popullit 'pro et contra' Adem Demaçit), e cila, ADEM DEMAÇIT-BABAIT të KOSOVËS, nuk ia njohu meritat (1990-2018), ashtu sikurse populli i Indisë, që ia njohu meritat BABAIT të vet-MAHATMA GANDI, si dhe populli i Afrikës së Jugut, që ia njohu meritat e veprës jetësore  Nelson Mandeles, duke e bërë president të vendit dhe, duke e shpërblyer me Çmimin Nobel për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Prandaj, duhet të përtrollisen gënjeshtrat dhe shpifjet  propagandistike të skribomanëve të bojatisur, të politizuar dhe të retushuar partiakë dhe padronët e tyre ideologjikë partiakë, që duke ndërruar tezat si kuazishkenca, politika dhe propaganda serbomadhe antishqiptare për interesa të tyre të biznesit klanor, partiak, mahallor, provincialist politik dhe shtetëror sundues, që ta ndryshojnë historinë e vërtetë të Kosovës, sepse kombi dhe elita liridashëse, patriotike, objektive, progresive dhe demokratike, kurrë nuk do të pranojnë tezat e tilla antishqiptare dhe kuazishkencore deformiste proserbe, që Kosovës, kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike, t'i IMPONOHET ndonjë "baba" tjetër i imagjinuar, i trilluar dhe i mitizuar, që asnjë orë, asnjë ditë, asnjë muaj dhe asnjë vit nuk ka përjetuar dhe nuk ka kaluar nëpër rrathët koncentrikë të ferrit dhe të tmerrit të Purgatorit të Dantes sikurse MAHATMA GANDI-BABAI I INDISË dhe NELSON MANDELA i Afrikës së Jugut (30 vjet burg për të drejtat dhe liritë e popullit të vet) dhe ADEM DEMAÇI-BABAI i Kosovës, i cili plot 28 vjet kaloi nëpër burgjet-kazamatet e llahtarshme të Jugosllavisë (1958-1990), duke u torturuar egërsisht dhe brutalisht nga kamxhiku i pamëshirshëm i hekurt policor i regjimeve totalitariste çetniko-komuniste diktatoriale serbo-sllave (1958-1990). Ata armiq, konvertues, shpërfytyrues dhe keqinterpretues të së VEËRTETËS ADEM DEMAÇI-BABAI I KOSOVËS, që nuk njohin historinë autobiografike dhe biografike të jetës dhe të veprës së Nelson Mandeles dhe të Mahatma Gandit, nuk e njohin as atë të ADEM DEMAÇIT, ndryshe nuk do ta kishin margjinalizuar dhe bojkotuar nga skena politike dhe shtetërore (1990-2018).

Adem Demaçi si Nelson Mandela dhe Mahatma Gandi

- Dallimi i vetëm mes tyre është hapësira gjeografike, Adem Demaçi i përket kontinentit të Evropës Jugore, Mandela kontinentit të Afrikës së Jugut dhe Mahatma Gandi kontinentit të Azisë Jugore. Prandaj, Adem Demaçi nuk ishte vetëm Mandela i Kosovës së Shqipërisë Etnike dhe i Ballkanit, por i gjithë Evropës, ashtu sikurse që ishte Mandela i kontinentit të Afrikës. Të dytë ishin luftëtarë dhe disidentë të pakompromis progresivë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut kundër aparteidit, si dhe këmbëngulës për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes popujve të tyre, njëri në Afrikën Jugore e tjetri në Evropën Jugore. Kjo ishte simetria e tyre vlerore e pamohueshme, edhe në burg, edhe në liri, edhe në paqe. Këtë e vërtetoi de fakto dhe de jure, edhe laurimi i tyre me shpërblimet përkatëse për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, Nelson Mandela mori Çmimin Nobel nga Komiteti i Nobelit në Norvegji, më 1993, kurse Adem Demaçi mori Çmimin Saharov nga Parlameni i Evropës, më 1991. Në këtë vështrim, për të njëjtën vepër humane dhe paqësore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, dallojnë vetëm çmimet lauruese, Mandeles i jepet Çmimi Nobel botëror, kurse Demaçit i jepet Çmimi Saharov evropian. Krahasimi i Demaçit me Nelson Mandelen dhe me Mahatma Gandin është tërësisht i natyrshëm dhe i barasvlershëm, pavarësisht nga armiqtë dhe anatemuesit e egër të Adem Demaçit (të cilët 28 vjet e bojkotuan dhe e margjinalizuan nga skena e politikës shtetërore-1990-2018). Krahasimi i tij me Nelson Mandelen dhe me Mahatma Gandin, është tejet i natyrshëm, i qëlluar dhe i drejtë, sepse të tretë ishin disidentë, të burgosur dhe luftëtarë të guximshëm, patriotë, demokratë dhe paqësorë të palëkundshëm progresivë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, Mandela në kontinentin e Afrikës (Afrika e Jugut) dhe Demaçi në kontinentin e Evropës Jugore (Ballkani) dhe Mahatma Gandi në kontinentin e Azisë Jugore. Kjo është SIMETRIA e pamohueshme e veprës së tyre humane si vlerë e pranueshme dhe e justifikueshme universale në dimensione botërore. Këtu, nuk ka asgjë të trilluar dhe të imagjinuar sikurse në rastin e krahasimit të Ibrahim Rugovës me Mahatma Gandin, politika pasive paqësore (nënshtruese), e deklaruar në letër, e cila në asnjë element të saj nuk përputhet ( është ASIMETRIKE) me parimet e doktrinës dhe të praktikës vepruese të REZISTENCËS AKTIVE PAQËSORE të filozofisë politike të MAHATMA GANDIT në luftën e tij kundër aparteidit të kolonizuesve të huaj anglezë.

Halit Konushefci nuk ishte vetëm adhurues, por edhe ushtar i zellshëm, besnik dhe i ekuilibruar i vijës kombëtare revolucionare  të  Adem Demaçit

Ia vlen të nënvzojmë se për të gjitha këto vite të llahtarshme, kur heroi dhe simboli i Rezistencës gjithëpopullore të Kosovës, Adem Demaçi së bashku me shokët kryesorë të tij arrestoheshin dhe dënoheshin me nga dhjetra vite burg nga gjyqet e Jugosllavisë titiste-rankoviqiste, baca Halit (Sherif) Konushefci nga fshati Llugë, që nga viti 1964, pas rënies në burg për herë të dytë të Adem Demaçit  dhe  të bashkidealistëve dhe të  bashkëveprimtarëve  ilegalë të tij, ndihmonte dhe kontribuonte për “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin  e Trojeve Shqiptare”, sepse e kishte idol  udhërrëfyes BACËN ADEM DEMAÇI, që nga  viti 1964, kur ai ishte dënuar dhe burgosur për herë të parë nga UDB-a serbo-jugosllave, me pretkst se ai kishte cenuar rregullimin shtetëror dhe tërësinë territoriale të Jugosllavisë, duke kërkuar  trajtimin e barabartë të shqiptarëve të  Kosovës me të drejtat dhe me liritë e popujve të republikave të tjera të RSFJ-së, si dhe bashkimin e Kosovës dhe të torjeve të tjera shqiptare me Shqipërinë.

Këtë,  ndër tjera e dëshmon edhe aktiviteti  ilegal i bacës Halit si në Llap, ashtu edhe në Prishtinën me rrethinë, si dhe në Obiliq, ku punonte si elektricist në “Elektroekosovë”, që nga viti 1988, kur përfundimisht shpërngulet  nga fshati Llugë i vendlindjes dhe vendoset në Prishtinë në lagjen “Tophane”, rruga e Vushtrrisë nr.14. përballë Gjyqit të Qarkut.

Vërtet, qëkur baca Halit filloi nga puna si elektricist  në termocentralet e Obiliqit, në vitin 1964, edhe atje dikush nuk e linte të qetë, por e ngacmonte dhe e survejonte vazhdimisht duke e kondisderuar si të “papërshtatshëm” dhe të dyshimtë “politikisht”, sepse nuk ishte anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, por ithtar, propagandues dhe korrier ilegal i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin dhe bashkimin e Trojeve Shqiptare të Adem Demaçit.

Një  “armiqësi” e tillë e “mozaikut” të shpifur dhe të kurdisur  nga zagarët e UDB-së serbo-jugosllave kundër bacës Halit, demonstrohet praktikisht më 19 shtator 1964, të cilët   në emër të “popullit” jugosllav  e arrestojnë në vend pune, duke mos i dhënë afat që të  sqarohej në praninë e kryepunëtorit  të turnit të tij. Kështu që, ia lidhin duart dhe, pa kurrfarë pyetjeje e “kidnapojnë”  dhe, me dhunë e fusin  në “xhip” të  milicisë në drejtim të Prishtinës, ku edhe fusin në burgun hetues të Sekretaritat policor. Për këtë rast bandistesk, baca Halit rrëfen se pas një nate në izolim, të nesërmen në orën 9:30 minuta të mengjesit merret në pyetje nga një  udbash civil shqipfolës për të cilin më pas kishte mësuar se kishte qenë  një inspektor i lartë i UDB-së, i cili në atë kohë njihej për arrestimet arbitrare dhe për keqtrajtimet brutale jo vetëm të pjesëtarëve të Lëvizjes së Adem Demnaçit dhe të Fazli Greiçevcit me shokë, por edhe të fshatarëve, të mësuesve, të arsimtarëve dhe të profesorëve dhe të mjekëve patriotë  siç ishte  Dr. Ali  Sokoli, i cili, edhe pse nën ushtrimin e torturës fizike dhe psikike dhe të kërcënimit me vrasje, nuk ka pranuar që të nënshkruante Raportin mjekësor të mjekut çetnik serb Slavisha NIkoliq, se gjoja patrioti i madh shqiptar Fazli Greiçvci  “kishte ndërruar jetë nga vdekja e natyrshme”, e jo nga torturat e tyre shtazarake barbarike në burgun hetues të Prishtinës nga kriminelët atavistë serbë të UDB-së, duke e masakruar trupin e tij copë-copë… , të cilët ishin vrasës kryesorë të heroit dhe të patriotit kombëtar famëmadh, demokrat liridashës, Fazli Greiçevci, i cili krahas Adem Demaçit ishte koka dhe zemra e Lëvizjes për çlirmin dhe për bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

Këto krime ataviste, ashtu sikurse ato të vitit 1956, kur bënte dimër i acartë dhe i ftohtë siberian, gjatë grumbullimit të armëve, të rrahjeve, të torturave, të arrestimeve, të burgosjes, të dënimeve drakonike, të përndjekjes, të shpërnguljes me dhunë dhe me terror të shqiptarëve  në Turqi[1], dhe  krimet e mëpastajme të masakrave dhe të gjenocidit të Serbisë në Kosovë(1989-1999), kurrë nuk duhet  t’i harrojnë shqiptarët brez pas brezi, por, duhet t’i mbajnë në mend dhe t’i shkruajnë në veprat e  tyre shkencore (historike, politike, diplomatike, letrare, jurdike etj.) , që të mos përsëritën më kurrë në historinë e tyre dhe të Kosovës.

Prandaj, shqiptari nuk duhet harruar dot se, për asnjë politikë në botë dhe, për asnjë para,  nuk duhet lejuar asnjë armik, që t’i hyjë në oborr, në shtëpi, as në banesë për ta poshtëruar moralisht, për ta prekur në nder, në sedër, në zakon dhe në traditë, por, duhet të veprojë ashtu si kolosët tanë heronjë dhe patriotë të kombit shqiptar (Ahmet Delia, Azem Bejta, Isa Boletini, Ahmet Selaci, Hysen (Shaban) Hyseni, Aziz Zhilivoda, Ukshin Kovaçica, Shaban Polluzha, Adem Jashari…etj.), të cilët në kohë të ndryshme të historisë së hidhur kombëtare shqiptare (1878-1999), me trimëri, me heroizëm dhe me pushkë nuk kanë lejuar që hordhitë  barbare  çetniko-serbo-sllave, t’u hyjnë në oborr, as në shtëpi për t’i çnderuar dhe poshtëruar, ashtu siç ndodhi gjatë viteve (1989-1999), kur për hir të një politike  të dështuar antihumane dhe antikombëtare,  kapitulluam para  terrostëve barbarë çetniko-fashistë serbë, të cilët dhunuan mbi 20 mijë gra dhe vajza shqiptare.

Ky ishte turpi ynë më i madh dhe gabimi i pafalshëm i një politike të çoroditur dhe kapitulluese, e cila nuk pati kurrfarë “busulle” strategjike dhe ushtarake për ta mbrojtur popullin e vet nga armiku barbar çetniko-fashist serb, sepse asnjë agresor, asnjë armik dhe asnjë pushtues nuk duhet të pritet me lule, dhe me të ashtuquajturën politikë paqësore pasive, por vetëm me plumb dhe me pushkë, me kryengritje dhe me luftë të drejtë anitipushtuese sikurse që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës(UÇK) me Adem Jasharin në krye, ku vritet si burrat, si trimat dhe si heronjtë e dikurshëm shqiptarë, duke mbrojtur pragun e shtëpisë së vet, duke mos lejuar që të shkelte këmba e çetnikëve piromanë serbë brenda oborrit të tij në Prekazin heroik të Kosovës.

Këtë rrugë të lavdishme heroike kombëtare dhe atdhetare të komandantit legjendar Adem Jashari e ndoqën edhe Ilir Konushefci, Hazir Pajaziti, Adrian Krasniqi, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, Agron  Rrahmani, Agim Ramadani….  e qindra e mijëra bashkëluftëtarë të tyre të rreshtuar në aradhat dhe në brigadat çlirimtare kombëtare të UÇK-së për shpëtuar Kosovën nga terrori dhe gjenocidi serb (1989-1999).

Në “Kalabrinë” e Bacës Halit mbështetej lufta e  drejtë  e UÇK-së !

Si theksuam më sipër, në bodrumin sekret të “Kalabrisë”, pothuajse për çdo ditë takoheshim një grup shokësh dhe miqsh  me  ideal dhe me prirje Demaçiste: Halit Konushefci, Xhevat Berisha, Agim Vuniqi…, Saimir Konushefci (djali i madh i Bacës Halit, ushtari i UÇK-së dhe bashkëluftëtari i vëllait Ilirit)…etj.

Gjatë gjithë kohës (1993-1999) në bodrumin “Kalabria” jo vetëm se lexonim, komentonim dhe i shpërndanim shtypin dhe informacionet e lëvizjeve ilegale shqiptare, por tërë kohën e shfrytëzoja, edhe duke shkruar analizat dhe komentet e mia për UÇK-në, të cilat me admirim të veçantë i dëgjonte edhe Baca Halit dhe të tjerët.

(A) Nuhi Paçarizi, meritor për bashkëpunimin me  “Zërin e Kosovës” !

(Nuhi Paçarizi, veteran i UÇK-së)

Analizat e mia kushtuar luftës së UÇK-së  i dërgoheshin gazetarit të “Zërit të Kosovës”, Nuhi Paçarizi në Prishtinë (një djalosh i zgjuar, veprimtar i  palodhshëm, trim, i ditur, patriot dhe ushtar i devotshëm i UÇK-së, i kombit dhe i atdheut), i cili (me faks dhe përmes kompjuterit) ia dërgonte për botim Redaksisë Qendrore të “ZIK-ut” në Zvicër (prill – tetor 1998).

Të gjitha këto punime ishin të shkruara në kontekstin e së drejtës ndërkombëtare publike dhe të asaj humanitare ndërkombëtare, duke i hedhur poshtë dhe, duke i përgënjeshtruar tezat dhe akuzat  shpifëse  të politikës dhe të propagandës antishqiptare të regjimit militar vrastar serb, mbase lufta  e UÇK-së ishte e drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale, në përputhje me të drejtën historike, me normat, me rregullat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në bazë të këtyre shkrimeve analitike profesionale, është shkruar dhe botuar, edhe libri im me titull “UÇK-ja dhe e drejta ndërkombëtare” (me vlerësim dhe me Parathënie nga  Akademiku Prof.Dr.  Esat Stavileci), Lezhë, 2010.

B) GAZETA “ZËRI I KOSOVËS” LAJMËTAR DHE KUSHTRIM PËR LIRI E PËR PAVARËSI TË KOSOVËS,  E MBËSHTETI UÇK-në

Ushtari i UÇK-së, duke lexuar  “ZËRIN E KOSOVËS”-Organ  i Lëvizjes  Popullore për Çlirimin e Kosovës, që publikohej në Zvicër dhe shpërndahej ilegalisht në Kosovë dhe në trojet e tjera të Shqipërisë Etnike.

Aderuesit, lexuesit dhe bashkëpunëtorët e kësaj gazete revolucionare, që ziheshin nga policia, sigurimi, paramilitarët ose militarët çetniko-fashistë barbarë të regjimit shfarosës së Serbisë së kryekriminelit SlobodanMilosheviq (kryetar i Serbisë), torturoheshin, burgoseshin, dënoheshin dhe vriteshin nëpër burgjet e Kosovës dhe të Serbisë (1989-1999).

Mirëpo, ne, me gjithë këto masa drakonike të rrezikimit, të linçimit dhe të eliminimit fizik nga terroristët vrastarë serbë, e lexonim dhe bashkëpunonim me “Zërin e Kosovës”.

Edhe autori i këtij libri, ilegalisht e ka lexuar dhe ka bashkëpunuar me “Zërin e Kosovës” në Prishtinën e pushtuar (prill – tetor 1998).

Për këtë e falënderoj me përzemërsi veprimtarin e LPK-së dhe të UÇK-së, gazetarin e “Zërit të Kosovës” në Kosovë, Nuhi Paçarizin.

Pa ndihmën e tij të gjithanshme nuk do të realizohej as leximi e as bashkëpunimi me “Zërin e Kosovës” në  Zvicër. Këtë vërtetë e di edhe Baca Halit, babai i Ilirit, i cili nëpër plumba dhe prita të armikut pushtues na e siguronte për lexim “Zërin e Kosovës”, duke e sjellë në “bunkerin” përdhes të kafe-restorantit  “Kalabria” në shtëpinë e tij në Tophane, rruga e Vushtrrisë nr.14 në Prishtinë. Veç  “Zërit të Kosovës” lexonim edhe gazetën studentore “Bota e Re”, të drejtuar nga Musa Sabedini(kryeredaktor), mëpastaj  nga Halim Muçolli (kryeredaktor) dhe më pas nga Muhamet Mavraj(kryeredaktor), të cilët i falënderoj për bashkëpunimin korrket dhe për botimin e materialeve të mia për UÇK-në dhe për  Kosovën. Gjithashtu, i falënderoj, edhe për  shpërblimin e shkrimeve të mia, edhe pse ai ishte “simbolik”  ngase “Bota e Re” ishte shumë e varfër, nuk kishte para në Fondin e saj, që financohej nga Lidhja Studentore.  Të tretë ishin djemë patriotë, të guximshëm dhe  të palëkundur në besimin e tyre, se liria e Kosovës, do të fitohej  në saje të luftës heroike të UÇK-së, jo të politikës nënshtruese  pacifiste, e cila me vite ishte  stërkequr, duke duruar dhe, ishte verbuar, nuk  shihte viktimat e përditshme  shqiptare të represalieve dhe të masakrave të forcave çetniko-fashiste barbare serbe të Serbisë  pushtuese dhe gjenocidale të SlobodanMilosheviqit (1989-1999).

Gjithashtu, duhet të përmendet edhe fakti se materialet profesionale, që i shkruaja për UÇK-në,  baca Halit vetë ia dërgonte për botim gazetarit Nuhi Paçarizi, e nganjëherë edhe së bashku te “xhamia e Llapit” përtej Tregut të Blertë në Prishtinë, i cili më pas ia dërgonte në Redaksisë Qendrore në Zvicër.

Së këndejmi, është e ndershme dhe plotësisht e domosdoshme, që të përmendi edhe këtë fakt për bashkëpunimin tejet korrekt dhe cilësor me Nuhi Paçarizin, gazetarin e “Zërit të Kosovës” në Kosovë.

Veç përgatitjes së materialeve për botim dhe dërgimit në Zvicër, Nuhiu asnjëherë nuk harroi, edhe anën materiale për shpërblimin e bashkëpunëtorëve të tij në Prishtinë, sepse ishte kohë mjerimi, varfërie dhe papunësie, ishim në rrugë lypësarë, të papunë dhe pa asnjë lek në xhep, as për të blerë ndonjë bukë për fëmijë….etj.).

Mirëpo, sadokudo për të zbutur  “sot për nesër” këtë skamje, “Zëri i Kosovës” nga Zvicra përmes lidhjeve  ilegale na i dërgonte honoraret në Prishtinë.

Ia vlen të theksoj se për punën time disamujore “Zëri i Kosovës” më pati paguar 600 franga zviceranë. Kjo ishte e vetmja gazetë nga diaspora që më pati paguar për shkrimet e mia të botuara në faqet e saj (prill –tetor 1998). Ndërkaq, që  nga viti 2000 e deri më sot në vitin 2021, asnjë nga masmediat shqiptare, nuk më ka paguar  ndonjë honorar për punimet e botuara me qindra e mijëra faqe, kushtuar UÇK-së, Kosovës, përkatësisht Shqipërisë Etnike, edhe pse heqen si kombëtare, demokratike dhe të pavarura.

(C ) Si Nuhi Paçarizi,  Musa Sabedini, Halim Muçolli, Muhamet Mavraj, ashtu edhe Profesori Sabri Bajgora mbështeti luftën e UÇK-së, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

 Prof.Dr.Sabri Bajgora (F.SH.I., Prishtinë)

Gjatë kohës, kur Kosova ishte nën okupim dhe shtetrrethim të plotë , edhe Revista “Dituria Islame”  botonte të gjitha materialet, që ishin me temë politike në mbrojtjen e  kauzës së  Kosovës, si dhe në mbrotjen dhe në afirmimin e luftës së shenjtë të UÇK-së kundër Serbisë gjenocidale (1989-1999).

Për këtë, meritat kryesore i kanë Prof.Dr. Sabri Bajgora, kryeredaktor i “Diturisë Islame” dhe Prof.Mr. Qemal Morina profesorë të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, të cilët i falënderoj për korrektësinë, për guximin dhe për patriotizimin, që kishin për  shkrimet e tyre autoriale ( kur  plumbat e armikut na vringëllonin mbi kokë në çdo hap e në çdo derë dhe në çdo rrugë), si dhe për botimin e punimeve të bashkëpunëtorëve të tjerë të jashtëm të Redaksisë, që trajtonin  tema historike, politike, juridike, diplomatike dhe ushtarake për UÇK-në, për Kosovën dhe për çështjen kombëtare shqiptare, në përgjithësi. Kjo veprimtari kombëtare dhe athetare e këtyre dy profesorëve dhe e djelmoshave (kryeredaktorë) të  “Zërit të Kosovës” dhe të “Botës së Re”, të përmendur më sipër provon sheshit të vërtetën  shumëshekullore, se shqiptarët pa dallim profesioni, bindjeje e  krahine kurrënjëherë nuk janë nënshtruar, më parë kanë pranuar  vdekjen sesa  çdo sundim dhe robëri të huaj. Fatbardhësisht, këtë e dëshmoi edhe sakrifica, lufta, gjaku dhe pushka e UÇK-së, e drejtuar nga kryeheroi historik gjithëkombëtar shqiptar, Adem Jashari për  LIRINË dhe  për PAVARËSINË e KOSOVËS  dhe të BASHKIMIT të saj me SHQIPËRINË ETNIKE.

Gjithashtu, më  duhet të përmendi  se, edhe kjo Revistë, ashtu sikurse “Zëri i Kosovës” dhe “Bota e Re”  më paguante për shkrimet e mia për UÇK-në, gjatë okupimit, kur plumbat na fishkullonin mbi kokë. Në lidhje me këtë bashkëpunim më kujtohet një “epizod” i keq, ugurzi dhe primitiv, kur një ditë vajta  në zyrën e Redaksisë  së “Diturisë Islame”, që ta dërgoja një shkrim për UÇK-në. Me të hyrë në zyrë, pash se aty ishte  kryeredaktori  Sabri Bajgora dhe, përbri tij një “hoxhë” tjetër, që nuk  e njihja dhe, nuk ia dija emrin. Pasi  ia dhash punimin kryeredaktorit, ai më tha,-të lumtë, shumë mirë e paske shkruar. Veç vazhdo, se edhe unë jam me ty dhe me UÇK-në. –Urdhëro, Derën çel e ke vazhdimisht për botimin e këtyre materialeve. Mirëpo, këto fjalë të qëlluara të  Sabriut, e prekën keq “hoxhën”  e pranishëm, i cili nga mendjemadhësia, nga shpirtligësia, nga frika dhe nga zilija, që po shkruaja për UÇK-në, më tha,”-Profesor veç shkruaj se një ditë UÇK-ja ka me të ba portparoll”. Ky qe një provokim idiotik, në vend se i gjori “hoxhë” të thoshte, - Zoti të ndihmoftë dhe populli të shpërbleftë për këtë guxim dhe për këto përpjekje të pakursyeshme për UÇK-në dhe për Kosovën-të mirën tonë të përgjithshme.

-Tash , në kohë paqeje nuk di se si duket  përmbajtja e “Diturisë Islame”, kur është fjala për botimin e shkrimeve me “temë” politike e kombëtare, duke qenë se nuk kam qasje në të, jo më pak se 23 vjet. Mirëpo, gjatë okupimit dhe gjatë luftës, përmbajtja e saj, veç segmentit fetar,  kishte edhe karakter kombëtar dhe patriotik, sepse ishte në anën e mbrojtjes së luftës së UÇK-së, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare të popullit shqiptar në Kosovë, që kjo të fitonte lirinë dhe pavarësinë e saj, sipas së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes.

Mirëpo, me sa duket, tash, në kohë paqeje (1999-2021)  për këtë angazhim dhe përpjekje  për mbrojtjen  dhe për afirmimin e vlerave të lirisë dhe të UÇK-së, gjatë kohës së luftës,  qe 21 vjet, askushi nuk doli nga shokët e miqtë (thënçin), as nga bashkëpunëtorët e dikurshëm të idealit e as  nga “timonierët” e shtetit të Kosovës, që të thotë ndonjë fjalë miradie, ose të shpërblejë me ndonjë “letër” me vlerë për merita kombëtare, edhe pse 30 vjet të  plota ishim në pararojë të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të popullit dhe të Kosovës. Në këtë rrugë të mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe të UÇK-së jemi edhe sot, duke shkruar përditë në dobi të gjithë asaj që është me bazë kombëtare shqiptare dhe në interesin e bashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Kjo ishte edhe ideja, edhe aspirata dhe lufta heroike e UÇK-së me kryekomandantin historik Adem Jashari në krye.

Aty ku nuk ka bukë, ku nuk mbrohet gjaku i derdhur për liri dhe, ku nëpërkëmben vlerat  e mirëfillta, drejtësia është vetëm një fiksion politik

Ja, kjo “është esenca” e drejtësisë, e demokracisë dhe humanizmit, edhe pse me ligj dhe me kushtetutë, duhet të paguhet çdo punë qoftë intelektuale apo fizike, kudo në botën demokratike.

Ky difekt amoral, johuman, joligjor jokushtetues i shfrytëzimit të djersës, të punës së huaj intelektuale, si dhe shkelja mbi gjakun dhe mbi vlerat  e dëshmorëve dhe të heronjve të rënë dhe të gjallë të UÇK-së (2000-2021), ku gjatë kësaj periudhe 23-vjeçare, “ për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e sociale dhe, në pamundësi që t’i mbajnë familjet e tyre, 48 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë vetëvrasje që nga përfundimi i luftës, pohon  Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së. Ky  është turpi më i madh i këtij shteti dhe, shumë e rëndë për ne si shoqëri, kur dihet se këta ushtarë u kanë bërë ballë gjithë atyre sfidave kundër asaj makinerie shfarosëse çetniko-fashsite të Serbisë dhe, pas lufte të vëtëvriten se nuk kanë mundësi t’i ushqejnë familjet e tyre”.[2]

Ky fenomen amoral, antihuman i shfrytëzimit të njeriut prej njeriut dhe të mohimit të vlerave kombëtare e njerëzore nuk ka asnjë ind ndërlidhës me  idealin, me patriotizmin, me atdhetarizmin, me lirinë, me drejtësinë, me solidarësinë, me barazinë, me pavarësinë, me humanizmin, porse vetëm me shfrytëzimin, me diskriminimin, me primitivizmin, me injorancën, me skllavopronarinë dhe me barbarinë.

[1]   Sipas  burimeve statistikore zyrtare  të publikuara, Jugosllavia e Titos dhe e Rankoviqit, gjatë viteve “1952-1965  ka dëbuar  452.371 shqiptarë  nga Kosova në Turqi”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".