Pa vonesë të konfiskohet pasuria e atyre që e zhvatën shtetin!

Pa vonesë të konfiskohet pasuria e atyre që e zhvatën shtetin!
Pa vonesë të konfiskohet pasuria e atyre që e zhvatën shtetin!

Hasan Preteni

  • 10 April 2022 - 08:55

Shkruan:ANALISTI: Hasan Preteni

Shumë ose të gjithë ata që ishin në gjendje të pasurohen në kurrizin e qytetarit të varfër pasurinë e tyre reale e kanë bartur tek personat e tretë, shitblerja është bërë me para të gatshme ose transfere të dyshimta. Në të gjitha këto marifetllëqe duhet llogaritur. Duhet të ju ngushtohet rrethi e pastaj të veprohet me efikasitet dhe fuqishëm. Besimi i qytetareve tek institucionet duhet kthyer disi e nuk ka ma mirë se me veprime konkrete.

Po shihet gjithandej një nervozë e tepruar e ish zyrtarëve të pushtetit, dhe kjo është dëshmia kryesore se diçka nuk po ju shkon për shtati, po i tradhton ndërdija, janë të vetëdijshëm çka kanë bërë dhe e gjithë kjo po i shqetëson. Qeveria, respektivisht Ministria e Drejtësisë  nuk duhet të humbë kohë në paralajmërimin e "tërmetit",  ata duhet të veprojnë në teren. Draft ligjin sa më shpejtë në Qeveri e pastaj në Kuvend. Duhet të bëhen përgatitjet e mirëfillta që mos të kemi dështime në realizim. Për këtë aktivitet ashtu siç duhet të kemi edhe për Vetting, duhet të kemi mbështetjen jo vetëm morale edhe të përfaqësuesve ndërkombëtare. Duhet të llogaritet edhe në shumë rreziqe që ky aktivitet mund ti ketë. Të gjithë ata që e shfrytëzuan, keq shfrytëzuan situatën e pas luftës,  e pastaj edhe brishtësinë e institucioneve të pasluftës e u pasuruan shumë dhe shpejt, që e privatizuan pasurinë me vlera minimale,që dhunën fizike e përdorën si argument kryesor. Prandaj  marrja e pasurisë do ti godet shumë. Të mësuar në luksin e tyre të krijuar pa djersë,ata bëjnë çmos që ta ruajnë atë. Kur kanë qenë të paskrupullt ta krijojnë atë ashtu do të jenë në sjelljet e tyre edhe për ta "mbrojtur" atë. Qeveria dhe  Kuvendi duhet të jenë të kujdesshëm dhe të veprojnë edhe në ndryshimin e legjislacionit që ka të bëjë me transferimin dhe regjistrimin e pronës. Shumë ose të gjithë ata që ishin në gjendje të pasurohen në kurrizin e qytetarit të varfër pasurinë e tyre reale e kanë bartur tek personat e tretë, shitblerja është bërë me para të gatshme ose transfere të dyshimta. Në të gjitha këto marifetllëqe duhet llogaritur. Duhet të ju ngushtohet rrethi e pastaj të veprohet me efikasitet dhe fuqishëm. Besimi i qytetareve tek institucionet duhet kthyer disi e nuk ka ma mirë se me veprime konkrete.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".