Duhet të jemi të guximshem para çdo sfide , duke mos përhapur frikë dhe defetizëm?!

Duhet të jemi të guximshem para çdo sfide , duke mos përhapur frikë dhe defetizëm?!
Duhet të jemi të guximshem para çdo sfide , duke mos përhapur frikë dhe defetizëm?!

Skender Mulliqi

  • 11 April 2022 - 09:39

Shkruan: Skënder Mulliqi 

Pushteti i ri nuk  do të duhej të përqafojë konceptet e kaluara politike.Dihet së si është gjendja shoqërore dhe politike në Kosovë, jo e mirë.Dihet së si është gjendja e qytetarëve , të cilët shumica nuk po jetojë mirë. Ata po e ndiejnë vetën shumë të fyer kur shohin deskriminimin  që  ju është  bërë, nga pushtetet   e deritashme , si në punësime, ne premtime të cilat pak u realizuan, në pasurime të një kategorie në mënyrë jo ligjore.Fotografia e Kosovës, në masë të madhe  është bërë korrupcioni, kriminaliteti ,dhe dukurit tjera negative. Po shohim së  si njerëzit epolitikës janë bërë më imunitet të pa prekshem , që nuk  funksionon  në një shtetet më demokraci të avansuar. 

Pushteti actual ka dhënë shpresa pse edhe ashtu  i ka pasur  premtimet, së do të punon për shtet dhe për popull.Së si do të shkojnë punët në këtë drejtim do të tregon koha.Kur po iu kalon mandati pushteteve, po shihet së sa janë pasuruar deputetet, së sa janë pasuruar ministratë e njerëzit e tjerë të pushtetit.Kjo sikur është bërë rregull i pa shkruar . Fakti së më politikëbërje u morën njerëzit më intelegjecë mesatare, edhe nuk u arritën synimet e pritura në shtetndërtim dhe mirëqënje .Deri më tash pamë së pushtetet u kasavetuan vetëm për vete. 

Edhe më rastin e shpërthimit të luftës në Ukrainë po shkruhet dhe flitët për mundësitë që edhe vendi ynë po rrezikohet , e disa në medie pyesin ,“Së si do të reagon NATO, nese Kosova sulmohet nga Serbia”? Sa tu besojmë mediave , jo të gjithave ,  së gjoja nuk ka asnjë shtet në Evropë, të cilin rusët nuk kan mundësi më e sulmuar! Natyrisht së njerëzit e politikës dallojnë nga njerëzitë e mediave, e realiteti  është   tjetër.Unë nuk besojë që dikush mund të na sulmojë , së edhepse nuk jemi ende  në NATO,  i kemi strukturën e NATO-së në Kosovë , që nga pas lufta .

Dhe, nga ky kënd por edhe nga fakti së Rusia do të humb luften më Ukrainën, së po bën luftë pushtuese, nuk shoh ndonjë mundësi të agresionit ruso-serb edhe në Ballkan. Serbia edhe pse kurrë nuk i ka hequr pretendimet territoriale ndaj Kosovës, nuk ka mundësi për shumë shkaqe të bënë invazion ushtarak në veri, kur dihet së edhe ajo nuk ka përspektivë tjetër veq Evropën, edhe pse po luan më dy karta .Tjetër është retorika dhe kërcënimet e saja më luftë .

Dhe, ajo që më duket mua më qenësorja është, së Serbia ka përvojë humbëse nga vitët e 90-ta, të shekullit të kaluar më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë.Tek e fundit, pa marrë parasysh të gjitha solucionet e mundshme , ne kemi vendin tonë, në kemi ushtrinë tonë , kemi popullin tonë , kemi shtetin tonë , dhe mbrojmë të drejtën tonë.Dhe, nisur nga këto që i përmenda në këtë shkrim të shkurtër , nuk shohë  së cilat janë mundësitë të ndonjë sulmi të përbashkët ushtarak ruso –serb në Ballkan dhe në Kosovë.

Mund edhe te gabohem.Unë nuk shohë së ka shumë vend për shqetësime të mëdha, por që sigurisht së  nuk ka vend  që neve mos të  jemi gjithonë vigjilent dhe të përgatitur ndaj çdo agresioni të mudshem të Serbisë ne veri të  Kosovës. E vërteta është së luftërat janë iracionale , por që kjo  gjë ,po zënë vend në Kosovë, për paraqitje dramatike, si në mesin e njerëzve të politikës ashtu edhe  në mesin e  disa mediave.Duhet të jemi të guximshem para çdo sfide , duke mos përhapur frikë dhe defetizëm. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".