Në Berlin mori fund "Ballkani i Hapur"

Në Berlin mori fund
Në Berlin mori fund

Muhamet Kelmendi

  • 12 April 2022 - 14:59

Shkruan:ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Kosova ka deklaruar se"Ballkani i Hapur" është një subjekt anti-produktiv dhe si i tillë, pa BE-në  brenda, nuk ka perspektivë. Kuptohet se bazat e subjekti janë katër çështjet e përcaktuara nga "Procesi i Berlinit". Megjithatë, për BE-në  dhe Gjermaninë duket si mekanizëm jo funksional.Dhe, natyrisht, mbështetur në përbërjen, Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni i Veriut, është ky mekanizëm tepër nën ndikimin e shtetit serb. Në Berlin, gjatë vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama, iu dha goditja përfundimtare "Ballkanit të Hapur" dhe po vihet në zbatim ideja e një procesi të ri, me katër të drejtat themelore, siç quhet "Procesi i Berlinit".

Kancellari gjerman, z.Ulaf Scholz, ia dha goditjen "Ballkanit të Hapur"dhe kërkoi të vazhdohet me "Procesin e Berlinit". Z.Scholz i përmendi katër çështje të Procesit të Berlinit.

"1. Qarkullimin e njerëzve,

2. Qarkullimi i mallrave,

3. Qarkullimi financiare dhe

4. Shërbimet e lira në punë dhe në qëndrime të vendbanimit". "Këto çështje do të vihen në spikamë dhe RF e Gjermanisë është shumë e interesuar për vazhdimin e "Procesit të Berlinit". Me këtë " Ballkani i Hapur" morri fund. Aq më parë kur Serbia si bashkëthemeluese është jashtë përcaktimeve politike, ekonomike dhe financiare ndaj Rusisë si shtet agresor në Ukrainë. Serbia nuk i pranoi sanksionet ekonomike,  financiare, si dhe ato politike. Mbeti shtetin i vetëm në Evropë që doli përkrah Rusisë. Kjo,në njërën anë dhe, në anën tjetër, vartësia e Serbisë nga Rusia si dhe rrezikimi i paqes në Ballkan nga Serbia, duke kërcënuar Kosovën  Bosnje Hercegovinën  me luftë, ishin faktet që " Ballkani i Hapur", pa prezencën e BE-së dhe konkretisht të Gjermanisë, është shumë i rrezikshëm për paqen në këtë anë të Evropës. Këtej, iu dha në Berlin goditja përfundimtare  "Ballkanit të Hapur" dhe erdhën në procese përsëri mekanizmat e "Procesit të Berlinit". Këtu dhe në këtë mekanizëm do të ketë RF e Gjermanisë dhe BE rolin vendimtar. Me BE-në  dhe me RFGJ si garant ecet  sigurt në integrime ballkanike dhe evropiane. "Procesi i Berlinit kërkohet të përkrahet. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".