![](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/13/200x200_FQOS_XiWYAkV3u3-600x3601649859166.jpg)
Lexoni edhe:
E ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës në Izrael takon ambasadorin amerikan në Jerusalem
Shkruan:ANALISTI: Dardan Grapci
Nuk jam kundër ligjeve të cilat e rregullojnë dhe precizojnë në mënyrë meritore fushën e pagave dhe sigurimeve shëndetësore, por shtrohet pyetja pse nuk janë aprovuar këto dy ligje gjatë mandatit të PDK-s dhe LDK-s dhe pastaj gjatë koalicionit PAN? Në fakt këto dy ligje “aksidentalisht” kanë qenë miratuar në Kuvend të Kosovës para dy mandateve , në qeverisjet e kaluara. Por ata që i miratuan dhe dështuan me këto ligje duhet të tregojnë pse nuk kanë hyrë në fuqi dhe pse nuk u zbatuan.
E ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës në Izrael takon ambasadorin amerikan në JerusalemLexoni edhe:
Unë mendoj që para se ti bëhet presion Qeveris Kurti për ti sjell në Kuvend dhe votuar këto dy ligje , se pari duhet të miratohet vendimi për pagën minimale në nivelin 400- 500 euro si dhe rritja e pensioneve nga 100 në 150. Vetëm kur të aprovohen këto dy vendime ato pastaj inkorporohen në ligje, sepse kanë të bëjnë me ekonominë familjare. Jo vetëm kaq, por opozita dhe Qeveria duhet ta kenë nën kontroll të përbashkët fushën e çmimeve. Dhe vetëm pasi të merren dy vendimet, ai për pagat dhe tjetri për pensionet, atëherë duhet të bëhet kërkesë publike nga qytetarët dhe sindikalistët për uljen e çmimeve në Kosovë, çmimeve të të gjitha produkteve, duke mos e anashkaluar por trajtuar me prioritet edhe çmimin e naftës, me çka do të arrihej vendosja e e një rregulli funksional institucional. Pas këtyre veprimeve mendoj që do të ishte më shumë në favor që të aprovohen dhe miratohen ne Kuvend ligji për paga dhe ai për Sigurime shëndetësore.
Është për tu habitur me këta zyrtarët e shtetit se si nuk ju vjen turp të kërkojnë ligj për paga të mëdha , kur dihet që pagat i kanë mbi 2000 euro. Ligji për sigurimet shëndetësore duhet të punohet po ashtu me kujdes sepse gati asnjë institucion publik nuk e kryejnë detyrën sipas ligjit por vetëm kur dikush ju jep ekstra para për shërbime jashtë institucionale. Kur i shohim të gjitha këto probleme nga e kaluara, protestat e planifikuar për ditën e premte duhet të anulohen, dhe të kërkohet nga qytetarët e Kosovës mos të futen në grackën e kriminelëve politik, por le të distancohen nga këto protesta.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".