Ku bëhet fjalë për Vladimir Putin , bie poshtë gjuha diplomatike?!

Ku bëhet fjalë për Vladimir Putin , bie poshtë gjuha diplomatike?!
Ku bëhet fjalë për Vladimir Putin , bie poshtë gjuha diplomatike?!

Skender Mulliqi

  • 16 April 2022 - 09:30

Shkruan: Skënder Mulliqi

Kryekrimineli i luftës, Sllobodan Millosheviq njohu vetëm gjuhën e forcës, e jo gjuhën e dialogut. Ashtu edhe diktatori rus, Vlladimir Putin njehë gjuhën forcës.Në emer të Zotit edhe ky të përfundon si Millosheviqi në burgun e Hagës ,dhe mos të dalë më i gjallë.Nuk është e pa menduar mirë deklarata e Joe Biden, së Putin është kriminelë lufte.Pa marrë parasysh së kush çka mendon për një dëklarim të tillë, e u kritikua nga disa burrshtetas të Evropës,Biden ka të drejtë, sikur kishte të drejtë kur thoshte midis Beogradi së Millosheviqi është kriminel i luftës, duke e akuzuar për gjenocid.

Të njejtën në gjë po e bën edhe Putin më luftën në Ukrainë , duke vrarë pleqë, gra e fëmijë.Biden pa asnjë hezitim kishte kërkuar bombardimin e Serbisë , për të ndaluar gjenocidin në Kosovë! Sot, kur Vladimir Putin në mënyrë shtazore po vretë në Ukrainë , cilët janë ata politikanë budallenjë që dëklarojnë së Biden I ka hequr dorëzat e diplomacisë.Cari rus nuk njehë veq gjuhën e forcës, i cili po kërcënon botën më armë bërthamore.Putinit i rrëshqiti nga duart ndërhyrja blic ushtarake për të pushtuar Ukrainën. Ai do të lënë ështrat në luftë më një popull 45 milionësh, nese ju ka dukur shaka.

Ky tiran po tenton që më dhunë ta mbanë Ukrainën nën ndikimin rus, duke mos e lejuar ate të bëhët pjesë e BE-së.Shpejtë do të vijë koha kur Putin do të frikësohet edhe nga hija e vet.Ai do të shkatërrohet nga mbrenda .Ai po ndjekë valët ultranacionaliste si Millosheviqi i cili ndiqte për të realizuar projektet serbomëdha antishqiptare të Naqertanjës të Garashaninit e projekte të tjera shoviniste të SANU.Lufta e Ukrainës ka shpërfaqur mos suksesin e kleptokracisës putiniste.

Nuk do të këtë Luftë të Tretë Botërore , siq po proklamohet, dhe nuk duhet askush të proklamon një frikë të tillë, së edhe rusët i kan dhe i dojnë fëmijët e vet.Me Rusinë po udhëheq klika mafioze , e cila është e gatshme për të bërë gjithëqka.Askush nuk ka nevojë të duartrokasë një dikatori dhe krimineli të luftës. Putinit duhet thënë troq ,së është vrastarë dhe së është një kriminelë lufte, siq i tha presidenti i Amerikës, Joe Biden.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".