Këta opozitarët,ish-pushtetar të korruptuar, po e marrin rolin e palaçove!

Këta opozitarët,ish-pushtetar të korruptuar, po e marrin rolin e palaçove!
Këta opozitarët,ish-pushtetar të korruptuar, po e marrin rolin e palaçove!

Shefik Shkodra

  • 17 April 2022 - 09:00

Shkruan: ANALISTI-Shefik Shkodra

Po e përsëris: asnjëherë deri me zgjedhjet e fundit, të VV-s në koalicion, tash në institucionet shtetërore, nuk ka pasur kaq britma kundër asnjë qeverie, sikur po bën tash opozita. Po thuajse në mënyrë spontane, me të gjithë militantët e llojeve të ndryshme dhe të atyre tipave të ish qeverive kaherë të njohur e të shlyer nga boja bajate, për njëzet vjet që e mbajtën pushtetin, nuk mund të durohen për asnjë çast pa një kukamë. Të gjitha veprimet e Qeverisë nuk i pranojnë dhe përpiqen publikisht për të gjitha t'i qortojnë...pavarësisht krizës së përgjithshme rajonale e botërore.

 

Rasti i intervenimit të kësaj qeverie nga buxheti me 100 eu, i madh e i vogël të opozitës janë trazuar se, kjo ndihmë është cikërrimë. Njëri thotë të kundërtën, 'me këto para kisha ngritur fabrika', tjetri, i kisha përdorur për diçka tjetër më me interes për vendin, etj. Në anën tjetër ka mendime se, këto mjete janë "vitra të mujit Ramazan", një tjetër thotë, "blerje sociale", "është populizëm i Albin Kurtit", etj. etj. Çka u bien ndër mend. Kjo opozitë e sotme nuk dihet për çka flet. Kur thotë dikush prej tyre, unë kisha vepruar  kështu e ashtu, demek, më mirë, po pse nuk e  bëre o i nderuar për sa kohë që ishe në pozitë! Ju ishit në pozitë ta bëni ashtu e kështu, shumë më mirë, po ju keni punuar për veti- nepotizëm. Pse tërboheni tash? Kush ju pengoi që të hapni e zgjeroni vende të punës, që ua keni premtuar qytetarëve? Sa për qind janë inkuadruar në ndonjë vend pune në institucione publike pa ryshfet? etj.

Në krizën e sotme ekonomike të përgjithshme, vërtet është krejt relative shuma e këtyre mjeteve financiare sa përket ringjalljes dhe ndihmës që u bëhet familjeve, në krahasim me rritjen e çmimeve të artikujve ditor të domosdoshëm. Jo për ata që kanë mbi 1000 euro muajin, këta flasin "n'terën", punë e madhe!. Po për një pjesë tjetër të familjeve, sigurisht që janë të mirëseardhura, edhe kaq sa ka ekzistuar mundësia dhe sa kanë mundur të bëjë kjo qeveri. Dhe, tash për tash, kjo qeveri bën përpjekje për qytetarët e vet. Kjo ka ndodhur në kohën më të vështirë, por edhe koha prej kur është ardhur në pushtet VV, shumë ndryshime sociale shoqërore dhe politike ka bërë.  

Tani, këtyre "llafazanave", me mendime të ndryshme propozimesh e madje edhe vuarje në lojë gjestin dhe veprimin e Qeverisë, si asgjë 100 euro, le të del e të na thotë dikush po prej atyre komikëve të teatrit të gjorë: Cilin veprim e bën ata qe njëzet vite? A intervenuan ndonjë herë në çështjen sociale te qytetarët, pos atij pensionit të atyre të papunëve? Jo! Lehtë është të kapardiseni me lloj-lloj britmash dhe me role të palaçove. Asnjë ndihmë për qytetarët. S'i keni pasur (meshkuj e as femra) mendjet  te qytetarët dhe as te Kosova. Ju ua keni rrëmbye qytetarëve edhe atë pjesë që kanë pasur të drejtë me gjyq e pa gjyq. Të gjitha maskarallëqet e juaja i këta qytetarë i dinë. U kemi treguar, lëreni Qeverinë të qetë të punojë edhe nëse nuk doni ta ndihmoni! Kjo qeveri mirë po punon. Sepse ju nuk keni të drejtë ta qortoni në raste, kur njëherë nuk keni vepruar asgjë për qytetarët e vendit. Ju i nënçmoni edhe tash qytetarët për 100 eu. Atyre që nuk i duhen këto para, i duken "vitra", të mos i marrin! Askush nuk do ta kundërshtojë. Rrini të qetë se, shumë jeni duke i ofendoni  tash edheqytetarët!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".