Gjykata Kushtetuese e “kapur” dhe e padijshme – skandal pas skandali

Gjykata Kushtetuese e “kapur” dhe e padijshme – skandal pas skandali
Gjykata Kushtetuese e “kapur” dhe e padijshme – skandal pas skandali

Blerim Burjani

  • 18 April 2022 - 09:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Kosova e pa fatë në përzgjedhje edhe të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Kosova përveç e pa fatë në zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit e pa fatë ishte gjithmon edhe në zgjedhjen e gjyqtarve në Gjykatën Kushtetuese, shumica e tyre të zgjedhur në këtë Gjykatë shërbenin politikisht për paga të larta në këtë institucion, përderisa shumë skandale u heshtën në punën e kësaj gjykate.Kush e hartoj dhe si u hartua Aktgjyimi i Gjykatës për Asociacionin e Komunave Serbe?Kush e hartoj aktgjykimin për pronen e Manastirit të Deçanit?Pse gjyqtarët aktuale anonime për drejtësi kushtetuese dhe kryetarët e mehershëm nuk u pyetën por dhan miratimimin në aktgjykime ? Ku janë shkruar këto aktgjykime dhe pse duhet të zbatohen? Pse disa Gjyqtar u detyruan të jen kundër vendimeve të tilla?

Kosova e pa fatë në përzgjedhedhje edhe të gjyqtarve në Gjykatën Kushtetuse që duhet te jenë profsional, kredibil, dhe jurist të njohur edhe në arenen vendor dhe ndërkombëtare dhe me intgritet të gjatë profsional.

Politizimi i procesit të përzgjedhjes të kandidatëv për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese si dhe përzgjedhja vazhdushme e njerëzve anonim, janë dëmtim i madh për punën e kësaj gjykate, edhe ashtu deri m tash të dëmtuar në masë të gjerë dhe të degraduar me vendime që kanë nxjerrë njerëzit që janë quajtur gjyqtar e që nuk janë të njohur për komunitetin e drejtësis.

Ky proces duhet të anulohet dhe duhet të ndodhë reformimi ligjor dhe kushtetues i punës së kësaj gjykate. Nga ky procesë janë dal emra të njëjtë që kanë dështuar me heret në Kuvendin e Kosovës hiq më pak se tre herë dhe prap janë seleksionuar dhe prap do të dështojn në votimim e sërishëm në Kuvend. Cka nuk di dhe vështirësit që kishte anëtarja e panelit që përfaqsonte Gjykaten Kushtetuese

Anëtarja e kësaj gjykate nuk di/ nuk i kupton apo ka vështirësi të kuptoj instrumentet juridike kushtetuese themelore. Ajo nuk e kupton /nuk e di cfarë domethnie ka actio popularis në drejtësin kushtetuese , nuk di, ka vështirësi po ashtu të kuptoj de amato constitutionales kush ka të drejtë në ankesë sipas këtij instrumenti, ku edhe shtetasit e huaj mund të parashtrojn kërkesë në Gjykatë Kushtetuese(Spanja), ajo nuk di/ ka vështirësi të mëdha për të kuptuar dhe llojet e interpretimeve që janë bazament për vertetësin e normës(ratio legis), dhe ne cilin rast dhe cilin interpretim duhet te përdoret? Ajo poashtu gjatë këtij procesi hulumtues gjatë intervistës nuk e di apo ka vështirësi për të kuptuar se Gjykata tjera mund të shpallin veten inkompetent ne rastet kur atyre i dërgohet rasti nga pala që mund te jet objekt i Gjykatës Kushtetuese , po ashtu nuk e kupton impichmentin në drejtësin kushtetuese mjafton në google me hy e gjen, e lere më në litaraturë shkencore- me hy, kjo gyqtare e kësaj gjykate nuk ka njohuri për punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sipas Ligjit (1974), nuk di se Gjykata Kushtetuese e Kosovës sipas ligjit dhe kushtetutës të vitit 1974 konfliktin për kompetencë ne mes Gjykatave tjera e zgjidhte Gjykata Kushtetuese(shih:Kushtetutën e Kosovës 1974 , neni 372, pika 4 dhe 5).

Paneli përzgjedhës më shumë spektator se sa përzgjedhës - mungonte përfaqësuesi i komunitetit serb!

Paneli i Kuvendit ishte i njeanshëm, jo profesional , ka dërguar në Kuvend persona anonim ne fushën juridike e që janë caktuar që të hynë në garë për gjyqtar të kësaj Gjykate, jo rrall apo gjithëherë ndodhë,për këtë arsye kjo Gjykatë kishte probleme profesionale për shkak përzgjedhjes se si bëheshin gjyqtar?

Duket se shkon sërish ka anulimi edhe të këtij konkursi, ajo që vlenë për të then është se paneli i përbërë nga “politikanë të zorit “, prap mund të dështojn.

Në vallen e tillë hyni një njëri që punon në Gjykatë Kushtetuese dhe pa ndonjë përvoj të nje juriste eminente e që udheheq këtë Gjykatë, e që ka problem te theksuara profisionale në të kuptuarit të punës së kësaj gjykate dhe gjykatave të këtij lloji dhe njohjes së interpretimeve kushtetuese dhe instrumenteve të punës së kësaj gjykate , më të drejt mund të shtrohet pyetje kush deri me tash ka nxjerr vendime në këtë Gjykatë? A është kjo gjykat vetja vet apo ka dirigjim ne hartimin e vendimeve?Kjo gjyqtare po sikur të tjerët mund të kenë mangësi të mëdha një njohuri për intepretimet e nivelit e te qenunit gjyqatar. Rikonfigurimi i kësaj gjykate me gjyqtar plotësisht profesional është i nevojshem dhe duhet të ndodhë, pra është i domosdoshëm.Për të vën një proces normal në këtë drejtim Ligji për Gjykatë Kushtetuese duhet të ndryshoj në kritere: konkurrimin mund të bëjn të gjithë personat që kanë përvojë të gjatë në arsim juridik 15 vjet , gjyqtar që kanë përvojë 15 vjeçare dhe hulumtues të praktikës gjyqësor po ashtu 15 vjeçare, atëherë mund të ketë edhe kualitet më të madhë në paraqitjen e kandidaturave edhe gjykata do ta përmirësoj dukshëm kualitetin e vet të punës. Disa gjyqtar aktual të kësaj gjykate kanë punuar edhe në zyre ku kanë marr aplikacione për grant të OJQ, e disa njerëz tjerë kanë punuar në prokurim.Kosova nuk po ka fatë më gjyqtar madje as të kësaj Gjykate.

Problemet e theksuara profesionale dhe mosnjohurit për punën e kësaj gjykate janë përshfaqur për një kohë të gjatë, kjo gjykat nuk ka vend për amator por për senior të drejtëasis kushtetuese.

Përzgjedhja e kandidatëve për tu dërguar në Kuvend me 15.04.2022 , është bërë në bazë të pyetjeve që mësohen ne Fakultetin Juridk në vitin e dytë , për të ardhë keq , me pytje të vitit dytë në Fakultetin Juridik apo që për çdo ditë që permendën në media janë prezente e të bëhen njerëzit ” gjyqtar” në këtë Gjykat është qesherake.

Procesi i fundit në përzgjedhjen e kandidatëve tregon qartësin se kush e degradon këtë gjyqësi? Sa janë të besushëm profesionlisht këta njerëz për tu dërguar në Kuvend të bëhen gjyqtar e që janë anonim për drejtësin ?

Poentimi nuk dihet si është bërë pa rregulla të caktuar apo rregullore për poentim. Pra edhe ky procesë i seleksionimit të katër kandidatëve për ti dërguar në Kuvend për gjyqtar është i dështuar dhe i pa rregullt dhe i paligjshëm dhe pa meritë.Në këtë situatë duhet të ftohet Inspektorati i Punës, reagimi duhet të ndodh për të ndal proceset degraduese në meritokraci të punës. Kjo lojë apo ky avaz i vjetër duhet të ndalet njëherë e përgjithmon.Ky hulumtim i imi ka dal për shkak kurreshtjes time që kam se si këta njerëz fitojn postin e gjyqtarit dhe cilat pyetje apo Cv, apo cka është vendimtare në këtë drejtim?

Intervistat ndodhen ne mengjesë të 15 Prillit 2022 dhe para orës 16 dolen rezutatet

Procesi i kurdisur ne përzgjedhjen e kandidatëve per gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese që duhet të shkojn në Kuvend, ishte i dukshëm, ky proces i çuditshëm natyrisht edhe me panel të çuditshëm dhe anëtarja e Gjykatës që kishte problem serioze profesionale te kuptoj interpretimin strukturor (https://ballotpedia.org/Judicial_interpretation) dhe dukej e pa sigurt dhe konfuze për shumë intrumente tjera juridike kushtetuese, kjo merrte kahje të një filmi komik gjatë intervistimit për me qen edhe me qesharake kjo çështje- një anëtare e panelit bëri pyetje: se cilatë janë kompetencat e kuvendit kandidatëve(nuk mund te i zinet për të madhe se nuk është fushë e saj e punes) për kandidatet e kësaj Gjykate që për këtë nivel intervistimi është patetik dhe jo serioz ne vend qe të bëhen pyetje :Cila është struktura apo çka përmban një Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, a interpreton Gjykata Kushtetuese zbrasira juridike,pra ka shumë pyetje që mund të bëhën për kandidatet, ku ata mund tregojn përvojen e tyre qoft hulumtuse te punës së Gjykates apo sa e ka përcjellë kandidati punën e kësaj gjykate . Gjyqtarja që nuk ishte në gjendje të kuptoj punën e sistemit gjyqësor kushtetues u përfshij në debat e cila tregonte se ka defekte të mëdha në të kuptuarit të punës së Gjykatave Kushtetuse dhe pjekurisë profesionale,kjo nuk është për tu çuditur nëpërgjithësi gjyqtaret vijn me dyshime se si mbërrijn të hynë në këtë Gjykatë Kushtetuese , që as për punëtoret e Kuvendit të Kosovës aspak nuk ishte e çuditshme, kur shtrojn pyetjen se” a ke lobizue per veten se s’ka gjë prej kësaj pune”, ndryshe me merit apo me marrëveshje të partive në pushtet mund të zgjedhesh ndyshe jo, kjo gjyqtare e cila nuk kishte punuar asnjeher në cilësin e mësimdhënësit në ndonjë Fakultet Juridik e as në sistemin gjyqësor , e as nuk ishte hulumtuese e punës së Gjykatës Kushtetuese, që është një nga kushtet themelore për tu përzgjedhur në këtë gjykatë, e as nuk ishte e punësuar asnjeherë në sistemin prokurorial apo ne gjykata të rregullta ka arritur në saj të votave të bëhët gjyqtare edhe pse këte në mënyrë decidive nuk e kërkon ligji apo kushtetuta që gjyqtaret më doemos të jenë mësimdhënës apo te kenë punuar në gjykata.

 

Si u përzgjedhen nga paneli individet për anëtar të Gjykatës Kushtetuese?

Pytjet e panelit ishin : cilat janë kompetencat e Kuvendit të Kosovës?Cili është Juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese ne raport me Gjykatat tjera? Cilat janë kompetencat e Qeverisë? Çka iu shtyeri te kandidoheni për anëtar të kësaj Gjykate ? Të gjitha këto pyetje janë jo serioze plotësisht dhe të pa arsyshme për tu bërë dikush gjyqtar në këtë Gjykatë! Edhe me e pakuptim ishte pyetja : vetoja e presidentes se Kosovës(Kushtetuta nuk flet askund per veto për shkak se Kosova është shtet parlamentar e jo prsidencial ?Në vend që të shtrohen pyetjet për punën e gjykatës vetëm më shkrim : se si shkruhet një kerkesë për Gjykatën Kushttuese dhe si shkruhet nje aktgjykim gjyqsor ,cka përmban një aktgjykim,si mbledhën provat , a ekziston dallim ne mes komentit kushtetues dhe interpretimit kushtetues ?E shumë pyetje te tjera për shmbull me tutje: se si merret gjykata me rastet caktuara, ose cka nënkupton interpretimi abstrakt dhe konkret? Apo pyetje nga praktika gjyqsoe e kësaj gjykate, vetëm këto pyetje dhe të tjera pyetje që i referohet punës së gjykatës mund të nxjerrin kandidatët të pjekur profesional dhe me pervojë.Të pëkkjtojm se normat nuk intrprtohen pa u lexue pra kusht është që të ekziston norma e shkruar pastaj të bëhët interpetimi, sepse kishte pyetje cka thotë neni 113 pika e e Kushtetutes përmndsh gjë që kishte shumë paknaqësi nga kandidatët ,ata reaguan për pyetjet e bëra nga paneli, Të përkujtoj se Gjykata Kushtetuese dhe cilado gjykaë në botë nuk punon symbylltas dhe përmendsh por me Kushtetut dhe ligjera para vetës.

 

Të gjitha këto pyetje janë elmentare dhe përzgjedhja nuk mund te bëhet në asnjë mënyrë meritore.

Në pyetjet e parashtruara nga paneli i themeluar nga kuvendi, përgjigjejet në këto pyetje , juristet i mësojn në vitin e dytë të studimeve juridike në bachelor. Me këto pyetje qesharake jasht nivelit të seriozitetit për të punuar në këtë gjykat janë tërësisht jo serioze, pra nuk mund te përzgjedhen gjyqtarë përmes pytjeve të thjeshta . Të gjithë kandidatet janë përgjigjur pozitivisht në pytjet elementare që janë të llojit te lëndës në shkollën fillore edukim qytetar , por përzgjedhja e listës së ngusht u bë me propozimin te katër përsonave, përkundër se të gjithë kadidatët janë përgjigjur njëjtë , rasti është i ngjashëm me rastin e tentativës të zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK , ku paneli për përgjigjeje të njejta positive kishte bërë poentim të ndryshëm dhe rekasionet e bëra nga kandidaët dhe monitorusit Bordin e RTK e ka shtyrë të anuloj konkursin.

Është e çudtshme se si deri me tash panelet kanë përzgjedh njerëz të cilët janë dërguar në këtë gjykat pa dijtur dhe të papjekur për punën në këtë gjykatë.Të përkujtojm se në këtë gjykat kishte gjyqtar që kanë punuar në prokurimm me heret para se të bëheshin gjyqtar!

Çfarë po ndodhë me Gjyqësin Kushtetuese?

Nxjerrja e vendimeve te heshtura pa treguar as cilin interpretim e përdorin në nxjerrjen e vendimeve, kjo Gjykatë shkel në parim punën dhe transparncën në nxjerrjen e vendimeve , kjo gjykat dhe gjyqtaret saj nuk kanë haber se cfarë do të ndodhë me vendimet e pa zbatuara të kësaj Gjykate, humbja e integritetit profesional dhe degradimi që po ndodhë me vjet në punën e kësaj gjykate është I tmerrshëm. Kjo Gjykatë fsheh mangësit e saj në mos transpancë ,ligji për këtë Gykatë duhet të ndryshojë, partit politike mund të shkelin kushtetutën sa herë të dojn por të mos ndëshkohen asnjehere sepse nuk ka kompetencë për të vendos për partit që shkelin Kushtetutën ,përderisa Gjykata Kushtetuse Sllovene (Ligji për Gjykatën Kushtetuese Sllovene neni 63 përmban dispozita të cregjistrimit të partive të tlla ).

Dyshimet janë të mëdha se si nxjerrën vendimet dhe kush I shkruan ato në këtë Gjykatë?

Të gjithë gjyqtarët kësaj Gjykate Kushtetuse e sidomos këta aktual janë anonim për komunitetin e juridik në shtet.Kjo gjykatë padijen e vet e fshehet përmes ligjit, duke mos bërë asnjeher publike se cilin lloj intpretimi e përdor më nxjerrjen e vendimeve ,kjo është e rrezikshme për rendin juridik dhe shtetëror, kjo gjykat fshihet prapa nxjerrjes së vendimeve për interesin publik në saje të mos transparancës në punën e saj.Mos dija e gjyqtarve aktual dhe atyre të mehershëm ishte fshehur nga publiku në saje të mungesës së monitorimi të punës së saj.

 

Si arritën këta njerëz të bëhen gjyqtar në këtë gjykat?

Deri me tash dihet se këta gjyqtar nuk kishin të bëjnë me dijen por me intervenimin e partive politike dhe deri diku përmes miqëve dhe me intervenimet ndërkombëtare të disa bizneseve -agjencioneve konsultative që punojnë në Kosovë , ndërhyrjet vinin nga jasht dhe percilleshin në Kuvend, ideja primare ishte të mos jet jurist me dinjitet të lartë pofesional dhe integritet personal kredibil dhe me profesionalizëm të theksuar në fushën e drejtësisë.

Qëllimi arritej lehtë

Sygjerimet vinin nga njerëz te politikës dhe liderët politik apo shtyllat politike, shumica e njerezve zgjidheshin në këtë pozit për të kontrolluar këtë Gjykatë, që prej atyre vet që kishin ndikuar në procesin e përzgjedhjes dhe zgjedhjes filluan ta kritikojn duke e qujtur ‘gjykat politike”, në rastet kritike njerëzit e punësuar me ndërhyrje politike në këtë Gjykatë që ishin të pa aftë edhe për të shkruar vendim në këtë Gjykatë, pranuan gjithecka. Dyshimet shtriheshin në rrafshe të panjohura, komunikimet e fshehta, mos transparenca e punës së saj dhe heshtjesë së saj përballë vendimeve të “rënda” ishte vetem politik. Dyshimet që një kohë të gjatë janë se si u “shkruan këto vendime në emër të gjykatës”, sepse supozohet se këta njerëz edhe sot aktual kanë pobleme te theksuara profsionale dhe ende punojnë në cilësin e gjyqtarit e të cilët punojnë më shtylla sugjeruese nga jasht kësaj ndërtese , pra janë njerëz të agjendave politike ne koperim me disa qarqe konsultuese ndërkombëtare.Gjyqtar të kësaj gjykate nuk janë njerëz që vijn vetëm nga fusha e mësimdhënies e as hulumtimit, por as nga sistemi gjyqesor i rregullt , kishte plotë gjyqtar madje edhe të Gjykatës Supreme që aplikonin dhe i vlerësonin negativisht nuk hynin as në rrethin e ngusht, pra emrat tyre nuk u dërguan asnjehere në Kuvend.

Puna e Gjykatës Kushtetuese mbetet top secret për opininon publik

Kjo gjykat nxjerr vendime! Po, por s’ka sqarim përmes cilit interpretim është ardhë deri tek vendimi, pra cili lloj interpretimi kishte sjellë vendimin ? Dyshimet janë bërë të medha kur rastet si i Manastirit të Deçanit ose Asociacioni i Komunave Serbe dolën mbi sipërfaqe, dyshimet mbetën edhe sot të larta se si erdhi deri të ndërhyrja në punën e gjykatës për të dhën tokë këtij manastiri. Qarqe të shumta janë përzier në këtë lojë , përqarja brenda gjykatës u bënë më të larta dhe disa gjyqtar shkruan opinion te vecant për të mos pranuar një aktgjykim sidomos për Manastirin e Deçani, dhe disa prej tyre dyshuan se diçka tjetër po ndodhë - po vijn letrat me” vendime të gatshme”, kjo rezultoj edhe me hamendje. Shumica e gjyqtarve janë të mbikqyrur dhe nuk janë të lirë dhe te jetojnë jetë normale si qytetar i rëndomtë, ideja është të mbetet institucion i kontrolluar dhe top secret , në rastin e Asociacionit të Komunave Serbe ishte berë presion që kjo Gjykatë më gjyqtar formal - sa për sy e faqe të pranojn vetëm një çështje të mos janë kundër Asociaconit të Komunave Serbe dhe se gjerat tjera do ti rregulloj politika.Se politika është përzier tërë kohën ishte evidente ,kjo bëri që shumica e gjyqtarve duke ndejtur “pengje” dhe duke i trajtuar ata se duhet të i binden politikës dhe zhvillimeve e jo profesionit qendruan të heshtur, edhe sot vazhdojn punën pa zhurëm në këtë gjykat, problemet u bënë të dukshme , përderisa ligji për këtë Gjykatë Kushtetuse është një ligj me përplot enigma, edhe referentet edhe administratorët e rëndomt juridik mund të aplikojn, vetëm nëse kanë dhijet vjet përvojë pune.

Në qarqe ndërkombëtare dhe shtetet e Quintit kanë bërë presion që kjo Gjykatë duhet të pranoj një vendim i cili duhet të mundësoj funksionimin e Asociacionit të Komunave Serbe, presioni Rus dhe pro-serb ishin të theksuara , marrëveshja e disa shteteve për të bërë një grup ekspertsh serb për të hartuar statutin e asociacionit ishte për të ndal në atë kohë ndikimin rus dhe pro-serb dhe për të shpëtuar ndarjen e Kosovës, duke u marr vesh se si duhet të duket aktgjykimi i kësaj Gjykate, pra pa kompetenca ekzekutive apo me disa kompetenca jo të dukshme por domethënëse për të ardhmen e ndarjes së Kosovës , ka pas pajtime politike ndërkombëtare që të dilet nga gjendja e caktuar përmes një aktgjykimi që nuk ndal themelimin e asociacionit të komunave serbe , politika vendore në atë kohë ishte pajtuar që një lloj asociacioni te themelohet për shkak ndikimit ndërkombëtar ,ideja ishte që nëse themelohet asociacioni do të zgjidhet lehtë edhe marrëveshja përfudimtare Kosovë –Serbi, themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, do të rehatoj intersat e e Serbisë për një të ardhme të afertë te ndodhë kantonizimi i butë i Kosovës.Për të qatësuar më shumë një gjyqtar ndëkombëtar ishte caktuar gjyqtar raportues me qëllim që ti iket prsionit publik dhe ishte nënshkruar formalisht nga kryetari i Gjykatës vendor.

Kush punon në këtë Gjykatë apo cilët janë konsultantet e padukshem?

Nuk dihet se kush sygjeron dhe jep konsulta gjyqtarve me problem të mëdha profsionale për vitesh apo kush iu ka ndihmuar atyre në hartimin e aktgjykimeve me peshë publike?

Pse duhet bërë reform dhe zgjedhje të reja për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ndryshimin e Ligjit për punën e kësaj gjykate?

Për shumë arsye , të gjithë anëtarët e kësaj gjykate të sotëm pra aktual janë të kapur edhe nga regjimi i vjetër politik të ish partive në pushtet dhe nga qarqe tjera bashkëpunimi për interes të kapjes politike të këtij institucioni , e mira në këtë fatkeqësi është se u stopua agjenda e themelimit të Asociaicionit të Komnave Serbe , por hatër mbetja ndëkombtare është katastrof e madhe, për shkak se prish nxjerrjen e një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi , sipas qarqeve ndërkombetare kjo prishë balancin e interesave ndërkombëtare, tash situata me luftën në Ukrain ka ndryshuar rrjedhën për momentin, qarqet anti kosovare kanë lobizuar që te futet në agjend të Këshillit të Evropës një rezolut për Asociacionin e Komunave Serbe, ishte bërë gati rezoluta po sikur edhe kush do ta parashtroj atë në Këshillin e Evropës por lufta e filluar në Ukrain ndryshoj rrjedhën dhe u zbehë ndikimi Rus në këtë institucion.

Rasti i Manatirit të Deçanit është rast më probleme të mëdha pasi qe qëllimi themelor mbetet dhënia e pronsisë në tokën shekullore të zotrimit shtetëror të Kosovës, më probleme të mëdha të vertetimit të pronësisë, marrja e tapive shekullore për rastet e kësaj natyre janë normale për kishen ortodokse serbe por nuk është normale për pronësin shekullore të pronave që u takojn qytetarve të Deçanit apo interesit publik.

Gjyqtaret kukulla të pa aftë dhe pa ndonje dinjitet dhe persona që ishin me punë të përkohëshme në shumë institucione rrin qet për të marr paga por kushti ishte të mos merren me raste të rënda politike që atakojn interesa të gjëra Kosovë –Serbi, pra gjyqtar me probleme të mëdha profesionale dhe me lehtë për të dirigjuar politikat në caqe të duhura.

Kush manipuloj me gjyqtarët joprofsional që edhe sot vazhdojn të mbajn këtë post , disa prej tyre janë laguar më dorëheqje sa nuk u bë vonë dhe të mos përlyhen , presidentja e shtetit duhet bëj shkarkimin për të hap rrugën reformës në këtë institucion.

Gjyqtarët po sikurë kryetarja e cuditshme e Gjykatës Kushtetuse me probleme te theksuara profsionale në funksionimin e punës së kësaj gjykate dhe nëpërgjithësi të punës së këtyre gjykatave kushtetuese, duke u manipuluar nga mosdija janë bërë pengesë reale e funksionimit të kësaj gjykate, por edhe arsyeja tjetër se shumica e këtyre gjyqtarve po të humbin ketë vend pune nuk kanë kah t”ia mbajn, prandaj rrin të përqafuar me politikën për të marr rrogë, presidentja e Kosovës duhet të shpallë konkurs të plotë dalngadal për të larguar këtë përbërje aktuale të kësaj gjykate që janë tërësisht me probleme profesionale dhe për të sjëllë njerëz të rinj me përvoj të gjatë juridike për të punuar pa diktat politik ,diktati në punën kësaj Gjykate deri me sot ka sjellë shumë probleme shtetit .

Dyshimet janë të mëdha se kush shkruan vendime/Aktgjykime në këtë gjykatë

Përderisa Gjykata Kushtetuse kishte përbërje me gjyqtar ndërkombëtar aktiv , gjyqtaret ndërkombëtar shkruanin aktgjykime , Kyetari i Gjykatës Kushtetuse që ishte vendor i nënshkruante ato.Dyshimet filluan të bëhen të mëdha se kush po merret me hartimin e ketyre vendimeve , u zmadhuan dhe u bën të mëdha në kohën e VLAN dhe në kohën mëvonshme , çudirat dilnin nga strajca e pannjohur, dyshimet filluan të rritën , madje kishte kërkesa të mëdha që të shkarkohën këta gjyqtar që shumica prej tyre janë edhe sot, apo janë ende disa mbeturina të ish përbërjesë së vjetër të gjyqtarve cilet sillen nëpër gjykat me kokë teposht .Njerëz që dikur kishin probleme me shkrue ese për Gjykatën Kushtetuese u bën gjyqtar në këtë gjykat , kjo ishte sinjal i keq dhe i rrezkishëm për shtetin, pra kjo gjykat filloj të luaj rolin e një institucioni me vendim/aktgjykime fantome që nuk dihej se kush i shkruante ato, përveç që kishin mësuar zanatin e vjetër të i publikojn ne vebsit dhe aty pëfundon I tërë filmi dhe të ikin në shtepi.

(Hulumtim im edhe më tutje do të vazhdoj për rastet tjera të kësaj gjykate që nuk ka kush ta monitoron punën e saj në kuptim profsional për rastet që kanë trondit opinionin publik rasti Fatmir Sejdiut, rasti i Manastirit të Deçanit,rasti i punëtorve të Tubave të ndermarrjes së Ferizajit ,rasti i Asociacionit të Komunave serbe , rasti i fundit I vendimit të kësaj ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit etjera.)

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".