Krimi gjenocidial serb në Kosovë dhe ai rus në Ukrainë është i njëjtë

Krimi gjenocidial serb në Kosovë dhe ai rus në Ukrainë është i njëjtë
Krimi gjenocidial serb në Kosovë dhe ai rus në Ukrainë është i njëjtë

Muhamet Kelmendi

  • 19 April 2022 - 10:46

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Veprimet terroriste që po bëhen ndaj popullsisë civile në Ukrainë e kanë karakterin dhe gjerësinë e njëjtë me veprimet kriminale dhe gjenodiciale serbe të bëra në Kosovë. E tërë veprimtaria është e njëjtë.

1. Për nga masat terroriste, me bombardime të infrastrukturës civile.

2  për nga intensiteti  në vrasje masive të civilëve, pa shikuar moshën dhe gjininë. 

3. Për nga forma e mbytjes mizore me plumba në kokë, me djegie dhe me shkatërrimin e bazës për jetë.

4. Për nga shkatërrimet, plaçkitjet dhe vjedhjet masive të shtëpive dhe të banesave.

5. Për nga përdhunimet  e femrave dhe të meshkujve dhe

6. Për nga akuzat se veprimet e tilla kriminale dhe gjenocidiale  të karakterit të luftës për zhdukje të popullit janë bërë vetë nga vendasit. Kjo lidhje kaq e ngushtë midis Rusisë dhe Serbisë në veprimet kriminale dhe terroriste, me karakter të zhdukjes së popullit, buron nga urrejtja raciale e mbërthyer me veprime gjenocidisle të karakterit zhdukës. Serbia vrau, masakroj dhe zhduku mbi 15 mijë shqiptar në një popullsi prej 1.5 milionë vetave brenda  një periudhe kohore prej 1 viti. Kriminelët serb përdhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare dhe i zhdukën me djegie dhe me vrasje mbi 1500 fëmijë nën moshën 14-vjeçare . Po ky shtet i dogji nëpër shtëpi e furra  4 mijë shqiptar dhe i barti në serbi kufomat e 5 mijë të tjerëve. Brenda kësaj kohe  shkatërroj dhe dogji mbi 150.000 objekte social-kulturore, si shkolla, ambullanta, objekte komunale, spitale, xhami dhe kisha katolike, sikundër dhe shtëpi të shqiptarëve. Vodhi me miliona marka në atë të dhunës gjatë marshimit të detyruar jashtë vendit dhe i plaçkiti tërë shtëpitë dhe banesat e shqiptarëve që i shkelen dhe i djegën. Askush nuk i shpëtoje masave gjenocidiale. Po ky veprim po kryhet edhe ndaj Ukrainës. Edhe në Ukrainë po vriten e po masakrohen civil. Flitet për mbi 10 mijë të vrarë, mbi 1 mijë fëmijë dhe për përdhunime.  Shume objekte  janë bombarduar dhe po ka vjedhje e plaçkitje të mëdha. E tërë infrastruktura po shkatërrohet. Si në Kosovë, ashtu edhe në Ukrainë po ka ngjashmëri të madhe në veprime dhe me masa.  Vrasjet, masakrat, përdhunimet dhe plaçkitjet janë të njëjta. Nuk po lehen anash as ekzekutimet dhe shkatërrimet masovike të vendit gjatë tërheqjes. Ku po shkohet po bëhen dëme të mëdha dhe që e  bëjnë të pamundshme jetën. Në tërësi janë veprimet, masat, shkatërrimet masakrimet dhe aksionet gjenocidiale midis Serbisë dhe Rusise ndaj vendasve të njëjta. Përfundimet janë të 100 % të karakterit gjenocidial. Midis gjenocidit serb dhe  ruse është analogjia 100%.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".