Kujdes me provokimet e strukturave kriminale në veri të Kosovës, është skenar ruso-serb me argatët e tyre në Kosovë e Shqipëri!

Kujdes me provokimet e strukturave kriminale në veri të Kosovës, është skenar ruso-serb me argatët e tyre në Kosovë e Shqipëri!
Kujdes me provokimet e strukturave kriminale në veri të Kosovës, është skenar ruso-serb me argatët e tyre në Kosovë e Shqipëri!

Naim Miftari

  • 19 April 2022 - 18:12

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari

Pa mbështetje tinëzare të ndonjë shteti të fuqishëm, shtetit Serb mundë t’i mbetet vetëm dëshirë e pa realizuar pushtimi dhe ndarja e Kosovës,  aq më pak kur Hashim Thaçi është në burg dhe Isa Mustafa është aut në opozitë bashkë me Behgjet Pacollin. Është tepër interesant dhe me rrezik për ta parë rolin e përçarësit ndër shqiptar që e luan sot kryeministri shqiptar Edi Rama,  i cili është duke  e luajtur dhe ben avokatine e Vuçiçit. Në çdo rrethanë Kosova duhet me qenë ushtarakisht e armatosur mirë dhe me një FSK të ushtruar  mirë pasi në rast ndonjë lufte asnjë shtet nuk do t’i lejonin ushtarët e vetë të vriteshin për Kosovën, por ne duhet vet si shtet të jemi në gjendje të mbrohemi dhe ta mbrojmë shtetin tonë edhe vetë.

Sulmet që ndodhën ditët e fundit në Veri të Kosovës, kundër organeve të policisë  nuk janë gjë tjetër veq se  një skenar ruso-serb me argatët e tij që janë të instaluar dhe duke jua bërë atyre shërbimin në Kosovë.!

Në këtë situatë MPB-ja  e Kosovës duhet të ketë kujdes me nivelin e gatishmërisë së policisë dhe doganave në veri, pasi që shumë lehtë  sulmet e ardhshme mundë të vazhdojnë të jenë  të armatosura dhe  më brutale,  edhe më të sakta e më të sofistikuara, mundë të vendosen edhe mina  të llojit  anti-tanksa kundër zyrtarëve policor, dhe shumë lehtë mundë të ketë edhe viktima në radhët e zyrtarëve shtetëror të Kosovës.

Shtrohet pyetja çka ndodh pastaj ! Rreziqet e provokimeve Serbe janë shumë aktual pasi Serbia Vuçiq dhe Dodik  po trimërohen nga Vlladimir Putini i tyre! . Kjo paraqet rrezik për ndonjë viktimë, por shteti Serbia mundet me intervenu ushtarakisht në Veriun e Kosovës vetëm nëse ndonjë shtet i fuqishëm i NATOS bënë marrëveshje me Serbinë dhe Rusine,  si për shembull,  duhet pasur kujdes nga  shtetit Francez, prej  aleatit shekullor Serb.

Pa mbështetje tinëzare të ndonjë shteti të fuqishëm, shtetit Serb mundë ti mbetet vetëm dëshirë e pa realizuar pushtimi dhe ndarja e Kosovës,  aq më pak kur Hashim Thaçi është në burg dhe Isa Mustafa është aut në opozitë bashkë me Behgjet Pacollin e tyre! 

Është tepër interesant dhe me rrezik për ta parë rolin e përçarësit ndër shqiptar që e luan sot kryeministri shqiptar Edi Rama,  i cili është  duke  e luajtur avokatin e Vuçiçit. Në çdo rrethanë Kosova duhet me qenë ushtarakisht e armatosur mirë dhe me një FSK të ushtruar  mirë pasi në rast ndonjë lufte asnjë shtet nuk do ti lejonin ushtarët e vetë të vriteshin për Kosovën, por në duhet vet si shtet të jemi në gjendje të mbrohemi dhe ta mbrojmë shtetin tonë edhe vetë.

Dhe  një luftë e mundshme  ballë  për ballë do të ishte nëse në ish luftëtarëve të vërtetë të UÇK,  në një rast të luftës, shteti i jonë duhet të na mobilizon dhe të na armatos. Këtu e kam fjalën për diku  rreth 14.000 ish luftëtar të vërtetë të UÇK që shumica do të luftonin kurdo qoftë që i thërret Kosova , por nuk e kam fjalën  për 40.000 mijë , veteranët" e rrejshëm,  luftëtarët e rrejshëm politik të partive politike që për të pasur votues për partitë e tyre i shtuan edhe 40 mijë kinse luftëtar të rrejshëm që luftuan" në Maqedoni, Shqipëri, dhe Zvicër. Primare është për vendin tone bashkëpunimi ushtarak me Amerikën ,Britaninë, Izraelin dhe Gjermanine, e për të krijuar edhe aleat të tjerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".