Ju, përqafues shqipfolës të Dialogut të Brukselit, tanimë besoni Daçiqit !  

Ju, përqafues shqipfolës të Dialogut të Brukselit, tanimë besoni Daçiqit !  
Ju, përqafues shqipfolës të Dialogut të Brukselit, tanimë besoni Daçiqit !  

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 20 April 2022 - 09:42

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** Dialogu i Brukselit ishte jo vetëm sfidë serioze për sigurinë dhe për stabilitetin e Kosovës, por, njëherazi, ishte edhe  fatalitet politiko-juridik dhe diplomatik për Kosovën, sepse ngeli jashtë nga  OKB-ja, edhe pse sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara i plotëson të gjitha kushtet, ashtu sikurse 193 shtete anëtare të OKB-së.

-Se Dialogu i Brukselit, është inicuar dhe "dizajnuar" nga  politika dhe nga diplomacia e Beogradit, dhe është në interesin kolonial dhe neokolonial të Serbisë (jo të Kosovës, në asnjë mënyrë), e cila, pas invadimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të këtij viti,  në mënyrë kërcënuese përmes  incidenteve   të armatosura sporadike po provokon një luftë të re në Kosovë, gjithnjë duke u mbështetur dhe llogaritur në ndihmën e Rusisë, madje edhe të Kinës.

Në lidhje me situatën e krijuar në Veriun e Kosovës, ku Serbia përmes agjentëve të vet dhe mercenarë  të armatosur po provokon incidente të armatosura, që ka për qëllim paralajmërmin e një konflikti të armatosur mes Serbisë dbe Kosoës, shtrohet pyetja e pashmangshme, pse, dhe, kujt I duhet tash vazhdimi i Dialogut të Brukeslit (2013-2022) ? -  Përgjigjja, -në interesin e Serbisë, e cila  po sheh “ëndrra  në diell” se me forcë dhe, me anë të ndonjë invadimi luftarak, do të pacifikojë Veriiun e Kosovës, ashtu sikurse Slodan Milosheviqi, kur më 1989 pushtoi Kosovën me tanke ushtarake, paramilitare dhe policore.

*** Jo më pak se 9 vjet kemi shkruar se, Dialogu i Brukselit është vetëm në interesin kolonial dhe shtetëror të Serbisë. Jo, assesi të Kosovës së pavarur dhe sovrane. Mirëpo, këtë vlerësim të disa analistëve profesionistë e kanë injoruar dhe hedhur poshtë negociatorët e palës kosovare, si dhe kryeministrat e tyre, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Abdullah Hoti, ministrat Enver Hoxhaj dhe Edita Tahiri, si dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga etj. Të gjithë këta kanë gënjyer opinionin publik, se Dialogu i Brukselit, do të sjellë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Mirëpo, për 9 vjet “kopalla” koti apolitike “afroma veshin kurrgjë  s’po të them” në Bruksel me palën serbe, Beogradi zyrtar, asnjëherë nuk ka deklaruar se do ta njohë Republikën e pavarur (17 shkurt 2008). Përkudnrazi, Aleksandar Vuçiqi (president), Ivica Daçiqi (kryeparlamentar) etj., vazhdimisht kanë deklaruar se “Beogradi kurrë nuk do ta njohë pavarësinë  e Kosovës”.  Ndërkaq, bashkëbisedueist e palës shqiptare, kur ktheheshin në Prishtinë, pohonin se, “tanimë  Serbia de fakto e ka njohur Kosovën”  (sepse ka nënshkruar disa marrëveshje me palën negociuese të Kosovës) !?

Së fundi, këtë të vërtetë, në një formë tjetër të politikës retorike serbomadhe, Ivica Daçiqi e vlerësoi kështu:  “ Pa Dialogun e Brukselit, Kosova , qëmoti, do të ishte rrumbullakësuar si shtet i njohur, dhe se, çështja është , a do të kishte fare serbë atje.” (Dačić: Bez Briselskog sporazuma Kosovo bi bilo država).

ImageDačić: Bez Briselskog sporazuma Kosovo bi bilo državaRTS, Radio televizija Srbije, Radio Television of Serbia

Predsednik parlamenta Ivica Dačić, koji je kao premijer u ime Beograda potpisao Briselski sporazum 2013. godine,...

Pjesa e parë e kësaj deklarate të Daçiqit është  e saktë 100%. Për këtë kemi shkruar qe 9 vjet (2013-2022) se kush humbas dhe, kush fiton me Dialogun e Brukselit. Mirëpo, “derëbejëve” të Kosovës, nuk u ka hangër “palla” për këtë problem të krijuar nga Serbia, edhe pse Kosova qe njohur nga më se 100 shtete të OKB-së (17 shkurt 2008). Këtë Dialog fatkeq të Brukselit, e pat mbështetur, dhe, edhe sot e mbështet Tirana zrytare e Edi Ramëve dhe e Ilir Metëve, edhe atyre, qe 30 vjet “palla” s’u ka hangër për Kosovën, vetëm për t’u ecur pazaret ekonomike e tregtare mirë me Serbinë. Këtë kurs të dështuar politik, së fundi e vulosi edhe Marrëveshja “Ballkani i Hapur”, të cilin kryeministri Edi Rama e nënshkroi  së bashku me Aleksandër Vuçiqin dhe me Zoran Zaevin në Beograd ( 20. dhjetor 2021). 

Sa më sipër, kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq me të drejtë ka deklaruar në një intervistë të shkurtër dhënë “Tanjugut” të Slobodan Miloshevqit, përkatësisht të Ivica Daçiqit dhe të Aleksandër Vuçiqit, se “Pa Dialogun e Brukselit, Kosova qëmoti, do të ishte shtet i rrumbullakësuar” në kuptimin juridk të së drejtës ndërkombëtare, që nënkupton edhe njohjen e Kosovës si anëtare të Kombeve të Bashkaura.

Pra, të gjitha ata (qoftë brenda a jashtë qeverisë, parlamentit dhe presidencës së bashku me bishtat e tyre medialë shqipfolës etj.), që për 9 vitet e shkuara (2013-2022) kanë gënjyer dhe dezinformuar në froma bizarre dhe injorante, se gjoja “dialogu i Serbisë është në interesin e Kosovës), duhet të turpërohen dhe të distancohen nga politika, nga diploamcia dhe nga çdo funksion në institucionet shtetërore të Kosovës, mbase gënjeshtrat e tilla kanë ndikuar, që politika, propaganda dhe diplomacia e Beogradit zyrtar, të kalojë në avantazh përmes Dialogut të Brukselit, mbase  në sy të bashkësisë ndërkombëtare e vunë në legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 208). Si rrjedhojë “18 shtete”, që e patën njohur Kosovën, tanimë kanë tërhequr njohet e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".