Lexoni edhe:
Vuçiq: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri
Janë parti që formohen vetëm për shkak të interesave grupore që sillen rreth dy-tre individëve dhe nuk paraqesin as edhe një alternativë më ndryshe në konceptet qeverisëse apo të politikë bërjes në Kosovë, thjeshtë janë kopje të dobëta dhe mundohen që t’i kopjojnë në masë të madhe partitë që kanë peshë në skenën politike, dhe kështu dalin “bllof” para qytetarit dhe votuesit në Kosovë, duke bërë që këto parti ashtu siç vijnë edhe shkojnë pa asnjë rëndësi apo peshë në skenën politike kosovare. E të tilla ne kemi pasur jo pak, që tashme janë arkivuar në “harresën” politike kosovare.
Vuçiq: Nuk do të vendosim sanksione ndaj RusisëLexoni edhe:
Në një shtet të ri me demokraci të brishtë dhe zhvillim të ngadaltë ekonomik, “profesioni” i politikanit mbetët mbetet më i preferuari dhe i synuari nga ata që kërkojnë pasurim të shpejtë përmes politikës, dhe për ketë vendet si Kosova janë terene të përshtatshme në mungesë edhe të emancipimit shoqëror dhe po ashtu mungesë të pjekurisë së një shoqëri funksionale e demokratike. Kjo dëshmohet edhe nga numri i madh i partive politike, të cilat në rastin më të madh, janë vetëm një parti më shumë në fletën e votimit apo në listën e partive të regjistruara në KQZ-së të cilat po ashtu shuhen pa lënë ndonjë gjurmë me aktivitetin e tyre në skenën politike kosovare, e cila tashmë është shumë e ngushtë për ndonjë subjekt të ri politik që do ta gjente hapësirën e vet të veprimit. Partitë e reja si “GUXO” që ishte një grupim i prirë nga Vjosa Osmani si fraksion i shkëputur nga LDK-ja, janë parti të rastit të thuash për një përdorim të cilat nuk kanë shtrirje në elektorat dhe nuk përfaqësojnë asgjë të re për qytetarin në aspektin ideologjik , politik apo programor që do të merrnin vëmendjen e qytetarëve për t’iu bashkuar këtyre subjekteve politike apo për t’i votuar në procese zgjedhore. Dhe asgjë më ndryshe nuk është as Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA , e cila apo i cili është një krah i shkëputur nga PDK, ku themeluesi dhe kryetari i këtij subjekti politik Isa Agushi ka shërbyer si asamblist nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për dy mandate. Janë parti që formohen vetëm për shkak të interesave grupore që sillen rreth dy-tre individëve dhe nuk paraqesin as edhe një alternativë më ndryshe në konceptet qeverisëse apo të politikë bërjes në Kosovë, thjeshtë janë kopje të dobëta dhe mundohen që t’i kopjojnë në masë të madhe partitë që kanë peshë në skenën politike, dhe kështu dalin “bllof” para qytetarit dhe votuesit në Kosovë, duke bërë që këto parti ashtu siç vijnë edhe shkojnë pa asnjë rëndësi apo peshë në skenën politike kosovare. E të tilla ne kemi pasur jo pak, që tashme janë arkivuar në “harresën” politike kosovare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".