Sabotimet që po i bënë opozita në Kuvend janë thjeshtë një pengesë për vendin dhe një shërbim kriminal për Serbinë

Sabotimet që po i bënë opozita në Kuvend  janë thjeshtë një pengesë për vendin dhe një shërbim kriminal për Serbinë
Sabotimet që po i bënë opozita në Kuvend  janë thjeshtë një pengesë për vendin dhe një shërbim kriminal për Serbinë

Dardan Grapci

  • 23 April 2022 - 16:47

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Partitë politike të opozitës, që në momentin kur i kanë humbur zgjedhjet kanë filluar ta shndërrojnë Kuvendin e Kosovës në fushëbetejë. Krejt kjo si hakmarrje që i kanë humbur zgjedhjet dhe karriget në vendet kyçe brenda në Qeverinë që e kanë drejtuar në mandatin e kaluar, individët dhe grupet e ndryshme që ishin sistemuar brenda ministrive.

Dy partitë që janë pushtet LVV dhe lista GUXO, duke besuar që edhe LDK-ja do të sillet si parti politike më serioze institucionaliste, duhet të mobilizohen, duke pasur gjithmonë të pranishëm edhe partnerët e koalicionit me LVV-në nga minoritetet dhe ta marrin drejtimin e Kuvendit, edhe nëse është e nevojshme të votojnë për pikat që janë në të mirë të vendit, edhe ti bëjnë votat kur ju duhet vendimmarrja me 2/3 e votave sipas ligjeve në fuqi. Përndryshe sabotimet që po i bënë opozita janë thjeshtë një pengesë për vendin dhe një ndihmë për Serbinë.

Kjo sjellje arrogante duhet të ndalohet. të rregullohet sa më shpejtë, sepse gjendja duhet të stabilizohet dhe vota për secilin vendim të sigurohet, sepse në të ardhmen Kosova mund të gjendet pranë një krize ekonomike akoma më të rëndë, në pozitë akoma më të rëndë sociale ku shumë qytetar mund të mbesin pa asnjë cent dhe pa bukën e gojës, prandaj opozitarët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm dhe ti japin fund bojkotit të Kuvendit që po e merr formën e lojës tepër të dëmshme dhe jo serioze.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".