Jo fjalë por reformë serioze për ta funksionalizuar dhe profesionalizuar sistemin e drejtësisë

Jo fjalë por reformë serioze për ta funksionalizuar dhe profesionalizuar sistemin e drejtësisë
Jo fjalë por reformë serioze për ta funksionalizuar dhe profesionalizuar sistemin e drejtësisë

Blerim Burjani

  • 24 April 2022 - 15:20

Shkruan:Analist- Blerim Burjani

Reforma e deritashme në drejtësi zhgënjyese. Këto janë organe të pavarura. Parlamenti mundë të bëjë hapin dhe të ndërtoj, mandaton edhe  një përbërje të re të Gjykatës Kushtetuese por nuk mundë të ndërhyj në prokurori dhe gjyqësi. Këto janë institucione të pavarura  dhe  çdo ndërhyrje  që bije ndesh me ligjet e me Kushtetutën është e dëmshme.

Shteti edhe për një kohë më të gjatë mundë të mbetet pa kryeprokuror sepse ideja e reformës në drejtësi akoma  është zero. Edhe Gjykata Kushtetuese duhet të rizgjidhet me  një përbërje të re dhe me njerëz më autoritativ, kuptohet duke pasur kujdes që të jenë shumë më profesional. Këto janë idetë aktuale të pushtetit aktual. Pra punët janë shumë keq , edhe më keq është se tek ne reformat bëhen  shumë ngadalë e populli mbetet  plotësisht i dëshpëruar. Edhe dërgimi i katër emrave anonim për anëtar të Gjykatës Kushtetuese  është dëshpërues, ku me një test jo serioz  po tentohet për ti  bërë gjyqtar njerëzit në një institucion me aq peshë të madhe  që kryet të dhemb  kur e mendon se me  çfarë problemesh merret. Kjo situatë me  Gjykatën Kushtetuese  është e njëjtë, mbase edhe më keq se sistemi i drejtësisë, sepse gjithkush po  bëhet gjyqtar sikur anëtarësimet dhe fillimi i angazhimit  në politikë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".