Folën shumë në telefon kohët e fundit, Putini e uron Macronin që u rizgjodh president

Folën shumë në telefon kohët e fundit, Putini e uron Macronin që u rizgjodh president

E.K

  • 25 April 2022 - 15:35

Presidenti rus Vladimir Putin e ka uruar Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij si president francez, raporton BBC.

Sipas një deklarate nga Kremlini, Putin i ka uruar Macronit sukses në “aktivitetet shtetërore, si dhe shëndet të mirë dhe mirëqenie” në një telegram.

Macron ka qenë lideri që më së shpeshti ka biseduar me Putinin kohët e fundit, në tentim për ta bidnur të zbrapset nga pushtimi i Ukrainës që po vazhdon ende.

Macron e mundi kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, duke u bërë presidenti i parë francez që e fiton një mandat të dytë në 20 vjet. 

Ai nuk tregoi triumfalizëm, por pranoi pakënaqësinë e përhapura të qytetarëve, që për pak mund t’ia kishin dhënë besimin edhe rivales së tij.

(Kosova Sot Online)