Republika e Kosovës po rrezikohet seriozisht nga grupet e ndryshme të organizuara serbe!

Republika e Kosovës po rrezikohet seriozisht nga grupet e ndryshme të organizuara serbe!
Republika e Kosovës po rrezikohet seriozisht nga grupet e ndryshme të organizuara serbe!

Muhamet Kelmendi

  • 26 April 2022 - 13:55

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Në kuadër të veprimeve kundër shtetit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran ka disa mekanizma mirë  të organizuar dhe profesional që veprojnë. Mekanizmat e tillë janë kryesisht të organizuara nga subjektet e jashtme, përkatësisht nga shtetet që nuk e kanë pranuar shtetin e Kosovës ose që e duan shtetin tonë krejtësisht ndryshe. Këtej radhitet në vendin e parë "Lista Serbe", e cila është e organizuar nga Serbia dhe udhëhiqet nga Vuçiq. 

Kjo liste nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe vepron me mjete jo ligjore kundër Republikës. Ajo punon për ripushtim ose për ndarjen e copëtimin e Kosovës. Këtu duhet përmendur si veprim konkret  bllokimin e rrugëve në Bërnjak dhe në Jarinjë , vitin e kaluar, veprimet kontrabandiste nëpërmjet Serbisë, të lidhura me subjektet ekonomike kriminale në Kosove etj. Në asnjë komune ku sundon kjo "Liste Serbe" nuk respektohet shteti i Kosovës. Nëpër komuna ka flamuj të Serbisë. Asgjë nuk ka te Republikës. Kemi edhe polic, gjyqtar dhe veprimtar që janë të punësuar në Kosovë dhe që veprojnë nën diktatin e shtetit serb. Këta janë armiqtë  më të mëdhenj të Republikës. 

Natyrisht se kundër veprimtarive kriminale duhet vepruar. Këtu s’ka rëndësi kombi. Para ligjit janë të njëjtë. Mirëpo, është gjë normale të hapen hetimet kundër veprave kriminale. Ato nuk mund të ndalohen. Kemi vepra penale të "Listës Serbe" të nduarduarshme. Ata bllokuan veriun e Kosovës. Morën pjesë në veprimtari të ndryshme të ndaluara, shih Kriptovalutat . Marrin pjesë edhe në takimet në Beograd  ku vendoset për luftë kundër Republikës. Shkojnë aq larg sa qq kërkojnë shkatërrimin e shteti dhe pushtimin nga Serbia. Korrupsioni në veri është në nivel të lartë.

Atje bëhet kontrabandim i madh me mallra nga Serbia. Këto mallra shiten pastaj nga grupet e ndryshme. Në veri e më gjerë  nuk respektohet asnjë ligj i Kosovës etj. Kundër këtyre veprave hetohet. Ndërsa, Goran Rakiq, kryetar i "Listës Srbska" kundërshton. Kësaj i bashkëngjiten shume të tjerë nga minoriteti serb. Nuk shikohen fare pozitat.Shkohet deri atje sa që kërkohet veprimtari e kundërshtimit të  përgjithshëm civile kundër shtetit që po vepron kundër krimit.

Kjo nuk shkon. Flitet se Rusia nëpërmjet Serbisë ka gjetur edhe elemente shqiptare që punojnë dhe angazhohen për interesa tjera. Vend të veçantë këtu zënë firmat ekonomike dhe tregtare shqiptare që në javë dhe në muaj blejnë  deri në 50 milionë euro mallra  në Serbi. Lidhjet e tyre me shtetin serb janë të thella. Serbia i merr nga Kosova deri në 500 a 600 milionë euro në vit. Si të tillë janë element tepër të dyshimtë. Shteti i Kosovës kërkohet ti hetoj dhe ti vënë në kujdes të përhershëm. Kemi edhe politikanë të dyshimtë. Nuk është e imja këtu të përmendi emra.

Mirëpo, dua të them se ka të tillë që nga qeveria aktuale janë organizuar edhe në pushtet. Ata i gjen nëpër ministri, në mekanizmat gjoja analitike të dialogut me shtetin serb dhe edhe në grupet e sigurisë së shtetit. Mos të harrojmë informatën e Policisë së Kosovës gjatë kohës së bllokimit të rrugës në veri se "bllokuesit  kishin informata nga organet e policisë mbi punën e tyre". Kjo mjafton. Kjo tregon se edhe në polici, në gjykata, siç ishte pjesëmarrja e gjykatës serbe në takimin e Sigurisë së shtetit Serb, ku udhëhiqte Vuçiq, ka subjekte fizike dhe juridike anti Republikës. Veprime këto të ndaluara me ligj.

Kjo mjafton për të konstatuar rreziqet. Jo më pak po rrezikohet  Kosova nga grupet fetare ekstremiste. E kanë mbushur Kosovën me objekte fetare dhe vendi  nuk po mund të merr frymë lirisht. Kisha serbe udhëheq në punën antishtetërore. Në çdo veprim të saj gjen ofendime ndaj Republikës, shtetit dhe kombit. Veprohet edhe me veprime antiligjore. Besimet tjera janë forcuar dhe po çoroditin mendjen e masave. Faktet e tilla tregojnë rrezikun. Ndërsa, qeveria po heshtë. Organet e ndjekjes nuk po veprojnë.

Deri kur? Nuk dihet!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".