Fol publikisht Behgjet, pse heshtë...!?

Fol publikisht Behgjet, pse heshtë...!?
Fol publikisht Behgjet, pse heshtë...!?

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 27 April 2022 - 09:51

Shkruan:Reshat Badallaj-Zhuriani

Reshat Badallaj-Zhuriani, i çon fjale Behgjet Pacollit

FOL PUBLIKISHT BEHGJET,PSE HESHT...!?

Në deklaratën e tij Pacolli  thotë se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për të vizituar Shqipërinë.

Une Reshat Badallaj-Zhuriani, kam shkuar gjurmeve te kesaj dhe ate ne rrugen zyrtare dhe kjo eshte pergjigjja:

I nderuar z. Badallaj, Ju informojme se nga te dhenat qe disponojme nuk rezulton qe Republika e Shqiperise te kete pasur Mision Diplomatik apo Post Konsullor ne qytetin e Maribor te Sllovenise. Faleminderit, Konsullja

Tani, urgjentisht duhet te merret hetuesia me kete,ne nuk mund te themi asgje me shume se ky konfirmim zyrtar. Po shtrohet pyetja:Cila eshte e vertete? Ne qofte se, e ka vulen Pacolli (?), ku e ka marrur,ne Maribor? Le te del publikisht te tregon vulen se nga eshte leshuar. Per mua personalisht nuk mjafton vetem te thuhet se e kam vulen,por te merret hetuesia dhe nuk ka asgje te keqe.

Nuk jam jurist,por me sa di une, per deshmi te rrejshme denohesh me ligj, po kjo mbetet te vertetohet, ndaj ne nuk pretendojm asgje,por po presim rezultatet e hetuesise!?Pacolli thotë se në Shqipëri ka hyrë përmes pikës kufitare të quajtur Sedar. Per mua jo vetem si gazetar hulumtues,por, edhe si gjeograf (kam studiuaur),Është e paqartë se ku gjendej kjo pikë kufitare mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, por ndoshta është fjala për Shkodrën. Por ama nuk ka asjë pikë zyrtare të tillë. Sido qe te jete, Behgjet Pacolli nuk do te ishte keq te sqarohet para popullit te tregon vulen se ku gjendet kjo pike kufitare? Nuk ka asgje te keqe. Ne qofte se, BEHGJA KERKON NGA UNE VULAT KA KAM HYRE E KAH KAM DAL I TREGOJ PAHEZITIM, bile qe do i tregoj edhe sa here kam hyre ilegalisht kembe qe kemi bartur arme me shpine si MUSHKA. Edhe me larg, bile shkoj aq larg  i tregoj edhe notat  e Diplomes ne gjimnaz dhe notat ne indeks, si student i Gjeografise, Jo mor Behgj, pa te Madhin Zot, nuk ka kurfare problemi.

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet zvicerane, Pacolli tha se e njeh Selim Broshën. Pacolli po ashtu tha se e dinte që Brosha është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA), pra Shërbimin Sekret Jugosllav. Dhe, domosdoshmerisht shtrohet pyetja shume e thjesht dhe shume logjike: Cilet kane qene lidhjet tua me Selim Broshen,pos qe e keni patur kushuri te larget!?

Urgjentisht i kerkoj hetuesise te merret ne pytje Behgjet Pacolli

Une, Reshat (Sallah) Badallaj, kete shkrim dhe kete burim e kam te huazuar,por une po i shkruaj vetem ne cilsine e gazetarit hulumtues, qe merrem jo me pak se 40 vjet. Dhe gjate kesaj kohe teper te gjate kam zbuluar me fakte shume te zeza nga shqipfolesit qe kane bere hata nder shqiptar dhe ne kombin tone ne pergjithesi. Kane bere hata,paterdi,lemeri duke vrare shume shqiptare te pafajshem dhe pastaj i kane humbur pa shej e pa dok. Pra, kane shkuar GJAK HUP! Dhe, shume sosh akoma nuk i dijn ku i kane eshtrat dhe varret e tyre dhe se vertet eshte keshtu, kerkoni ne google shkrimet e mia.

Behgjet Pacollin, une nuk po e akuzoj per asgje, per asnjw gram,sepse kete po i´a le te merret hetuesia dhe drejtesia,por, une po i referohem keti dokumenti zyrtar i cili shkruan keshtu:

Ky dokument i Entit Federal të Kriminalistikës (Bundeskriminalamt) të Gjermanisë së atëhershme perëndimore. 

PERSE HESHT DREJTESIA NE KOSOVE,E MOS PAFSHIN DITE TE BARDHA!?

Perse more te mjere,more qyqe e qyqar nuk shkoni udhes se shtetit ktoat, qe kerkuan hetimet dhe zbuluan gjaksoret dhe i burgosi Gjermania, mjafte me per fotele, mjafte me per hajni e mos ja pafshi hairin. po, a e dini se ato fotele ku nxeni prapanicen e piste e keni nga patriotet qe u vrane padrejtesisht. Boll me bre borra boll u be!

Drejtësia në Kosovë nuk e ka rihapur dosjen e gjykimit të tre veprimtarëve të saj vrarë në Gjermani në vitin 1982,  por  autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë,  dosjen e vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës nuk e kanë mbyllur ende. Autoritetet gjermane janë duke punuar në zbulimin e vrasësve dhe përgatitësve të atentatit si dhe të informatorëve dhe bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret jugosllav UDB.

Sipas notës zyrtare të policisë gjermane, Behgjet Pacolli është marrë në pyetje për shkak se ia kishte dhënë veturën e tij me targa zvicerane agjentit të UDB-së, Selim Brosha, i vrarë në Prishtinë pas luftës. Vetura Mercedes e Pacollit kishte këta numra mbi targa: TI-30408. TI është shkurtesa e kantonit të Tiçinos në Zvicër, ku Pacolli ka vendbanimin e tij të dytë dhe ku jetonte në fillim të viteve 80-të.

Ja deklarata e plotë e Pacollit para hetuesit zvicerian

Enti Federal i Kriminalistikës (Bundeskriminalamt)

ST 33 për LKA BË (Enti i Kriminalistikës i Landit Baden-Ëürttemberg)

Aktualisht në Heilbronn, më 5 shkurt 1982

Notë zyrtare

Lënda: Vrasja e trefishtë e tre jugosllavëve në ekzil më 17.1.1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit;

këtu: dyshimi (indikacioni) sa i përket veturës Mercedes, me targa zvicerane TI-30408

Më datën 5 shkurt 1982 zoti ZËEIFEL nga Policia Federale në Bernë njoftoi përmes telefonit se është kryer verifikimi i alibisë i mbajtësit të targave me numrat e lartpërmendur.

Mbajtësi Behgijet PECOLLI (Behgjet Pacolli) deklaroi me sa vijon dhe këtë e dëshmoi përmes vulave në pasaportë dhe faturave të hoteleve:

tha se më 9 janar 1982 ka udhëtuar nga Chiasso në Jugosllavi.

10 janar 1982 – 03:00 – kalimi i kufirit.

Tha se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për në Shqipëri. Tregoi se me veturën e tij Mercedes ka udhëtuar deri në kufirin e Shqipërisë, ku e kishte lënë veturën. Tha se udhëtimin në Shqipëri e kishte bërë për shkaqe zyrtare, andaj nga pika kufitare Sedar kishte udhëtuar më tutje me një veturë zyrtare.

Sipas tij, më 17 janar 1982 përsëri ishte kthyer në Jugosllavi (vula hyrëse gjendet në pasaportë). Tha se në orën 03:00 (18.1.82) kishte arritur në vendlindje, ku kishte qëndruar deri më 20.1.82. Më 21.1.1982, sipas tij, ishte kthyer në Zvicër.

Ai (Pacolli) tha se e njeh Selim BROSHËN. Bëhet fjalë, sipas tij, për një kushëri të largët. Pacolli tha se e di që BROSHA është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA). Por tha se mban pak kontakt me BROSHËN.

Raporti mbi verifikimin e alibisë i dërgohet Komisionit të Veçantë; po ashtu edhe kopjet e dëshmive të ofruara.

(Nënshkrimi)

(Müller) KHK

Pikpyetjet e deklaratave të Pacollit në hetuesi

Behgjet Pacollin e kishte marrë në pyetje Policia Federale e Zvicrës me kërkesë të palës gjermane. Gjatë verifikimit të alibisë nga ana e hetuesve zviceranë, Pacolli thotë se në fillim të janarit 1982, pak ditë para vrasjes, ishte kthyer nga Zvicra në Jugosllavi, me qëllim që pastaj të shkojë në Shqipëri.

Në deklaratën e tij Pacolli  thotë se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për të vizituar Shqipërinë.

Këtu lind dyshimi I parë.   Republika e Shqipërisë në atë kohë nuk ka pasur kurrfarë përfaqësie konsullore apo diplomatike në Maribor të Sllovenisë, që ishte pjesë e Jugosllavisë. E vetmja përfaqësi diplomatike e Shqipërisë në Jugosllavi ka qenë Ambasada e Shqipërisë në Beograd.

Pacolli thotë se në Shqipëri ka hyrë përmes pikës kufitare të quajtur Sedar. Është e paqartë se ku gjendej kjo pikë kufitare mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, por ndoshta është fjala për Shkodrën. Por ama nuk ka asjë pikë zyrtare të tillë

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet zvicerane, Pacolli tha se e njeh Selim Broshën. Pacolli po ashtu tha se e dinte që Brosha është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA), pra Shërbimin Sekret Jugosllav.

Kjo është një dëshmi tjetër që Pacolli me vetëdije ka mbajtur kontakt me një agjent jugosllav si Brosha dhe, siç dyshohet, ia ka dhënë atij edhe veturën për t’u shërbyer gjatë aktiviteteve të tij në luftimin e patriotëve shqiptarë nga Kosova me banim në Gjermani dhe Zvicër.

P.S. Pa asnje nderhyrje, e tera eshte e huazuar dhe origjinale. Mu per kete te mos behet huti te lexuesit eshte ne gjermanishte dhe ne shqip.

Dhe, krejt ne fund fare, ne qoftese, nuk merret drejtesia ne Kosove, do te mane pergjegjesi dhe u ka borxh gjeneratave te ardheshme.

Une, Reshat Badallaj-Zhuriani, Zhur, krahina e Lumes, Republika e Shqiperise,mbajë pergjegjesi morale,penale,juridike dhe assesi as Portali dhe askush tjeter.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".