Kosova nuk ështe Krime por Putini është neofashist!

Kosova nuk ështe Krime por Putini është neofashist!
Kosova nuk ështe Krime por Putini është neofashist!

Muhamet Kelmendi

  • 28 April 2022 - 11:42

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në luftën speciale që po e bënë Putini  kundër të gjithëve në Evropë, po i shërben shumë propaganda kundër Kosovës. Pushtimet dhe agresionin rus ndaj Ukrainës po e arsyeton me të paqenurit e faktit, lidhur me Kosovën. Në takim me Guteres, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në Moskë, pushtimin agresive dhe dhunën gjenocidiale e mbështeti dhe e krahasoje me intervenim e NATO-s në vitin 1999 dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Të dy këto aksione i quajti si "aksione kundër parimeve bazike të OKB-se mbi lirinë dhe pavarësinë e shteteve dhe të popujve".Një krahasim i tillë nuk është real. Ai nuk i përgjigjet gjendjes aktuale dhe është pikërisht kundër çdo norme ndërkombëtare mbi lirie dhe pavarësinë e popujve.

Konkretisht:

1. Kosova ishte gjatë ekzistencës së  Jugosllavisë një subjekt konstituitiv i Federatës, si gjashtë Republikat përbërëse të shtetit.

2. Njësit e shpallura në shtete të pavarura, si Krimen që e pushtoj me forcë, ashtu  Donec dhe Lohan, kurrë nuk ishin njësi konstituive të BRS të Rusisë.

Ato ishin pjesë e Ukrainës.

3. Kosova u gjind në vitin 1998 dhe 1999 para një situate, ku populli vendas, shqiptarët ndiqeshin për tu zhdukur si komb.

U dëbuan mbi 1 milionë shqiptar dhe ishin duke u masakruar mijëra te tjerë.

3. Kosova e fitoje pozitën e subjektit juridiko-politik e shtetëror të pavarur me Rezolutën 1244. Mbi ato norma u ndërtua shteti dhe bë mënyrë pikë mbështetëse dhe  e shpalli pavarësinë në vitin 2008.

4.Gjatë historisë ishte Kosova subjekt konstituitiv edhe i shteteve tjera pushtuese.

Në Perandorin Osmane ishte Vilajet i Kosovës, një formë më e lartë e organizimit shtetëror brenda kësaj perandorie.

Edhe nen sundimin serbo-jugosllav ishte subjekt  formues.

Në LDB ishte subjekt i pavarur nën organizimet e LNC.

4. Populli i Kosovës është mbi 90% i përkatësisë nacionale shqiptare. Ndërsa në Krime, në Dogansk dhe në Lohaks janë nën 50% ruse. Të tjerët janë ukrainas.

5.  Fashizmi serbomadh ne Kosovë kundër shqiptarëve ishte dhe është i njëjtë me fashizmin rus në Ukrainë kundër ukrainasve.

6. Shtetet që janë të tilla, përkatësisht që kanë urrejtje nacional raciste dhe

që për pikësynim kanë gjenocidin mbi popullatë jo të njohur nuk kanë rregulla ndërkombëtare.

Në këto vende dhe ndaj këtyre shteteve nuk ka vlerë asnjë parim ndërkombëtar. Në to vlenë e drejta për liri dhe për pavarësi, mbi bazën e të drejtës së kombeve për çlirim kombëtar dhe

7. Populli është i lirë të vendosi vetë mbi të ardhmen e vetë.

Ky është parimi ndërkombëtar. Faktet, pra, flasin se jo vetëm që nuk ka ngjajshmëri midis Kosovës dhe Krimes, Dobeskit dhe Lohanskit, por edhe vetë përbërja kombëtare dallon.Në Kosovë ishin dhe janë mbi 90% shqiptar. Po kështu fletë fakti se Kosova si shtet i pavarur është treguar e denjë në kuadër të familjeve të shteteve. Me Kosovën shteg është arritur paqa dhe Ballkani Perëndimor,  dhe ky rajon po merr frymë lirshëm. Çdo normë ndërkombëtare e respekton shteti dhe ky shtet, Kosova është vend që garanton lirin dhe barazinë për çdo komb dhe kombësi në vend. Shteti i Kosovës është subjekt i respektuar dhe i njohur nga  mbi 120 shtete të botës. Tash është para inkuadrimeve të rëndësishme në kuadër të mekanizmave evroatlantik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".