Aksionet kundër policisë në veri pjesë e planit të rrezikshëm ruso-serb për destabilizim të gjendjes me një luftë guerile

Xhevat Meha

  • 01 May 2022 - 08:35

Shkruan: ANALISTI- Xhevat Meha

Është e pritshme që Rusia tani të zbatoj një  plan tjetër, atë të ndonjë lufte guerile. Aksionet e deritanishme kundër policisë së Kosovës i shoh si pjesë të këtij plani.

Aksionet e organizuara kundër policisë se Kosovës në pjesën veriore të Kosovës janë dëshmi e një përpjekje për destabilizim të Kosovës. Ambiciet e Rusisë në Ballkan janë të gjëra, mirëpo fuqia e tyre është duke rënë. Planet eventuale për ndonjë ndërhyrje të ushtrisë së Serbisë në pjesën veriore të Kosovës siç po shihet konsiderohen si të pamundura. Është e pritshme që Rusia tani të zbatoj një  plan tjetër, atë të ndonjë lufte guerile. Aksionet e deritanishme kundër policisë së Kosovës i shoh si pjesë të këtij plani. Deri tani nuk po ka shenja se këto aksione kanë mbështetjen e qytetarëve të pjesës veriore. Kësisoj, pres që aksione të ngjashme të ndërmerren edhe në të ardhmen, mirëpo këto do të janë sporadike dhe jo të një karakeri të luftes guerile. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".