S.Berisha ndezi “radarin” e vijës së kuqe për Serbinë, në rast se sulmon Kosovën!

 S.Berisha ndezi “radarin” e vijës së kuqe për Serbinë, në rast se sulmon Kosovën!
 S.Berisha ndezi “radarin” e vijës së kuqe për Serbinë, në rast se sulmon Kosovën!

Mehdi Hyseni

  • 02 May 2022 - 12:17

Prof.Dr. Mehdi HYSENI

 Ne duam paqe, bashkëpunim, stabilitet dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Serbinë, por, nëse kjo do luftë në Kosovë, atëherë Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të “qëndrojnë duarkryq”, por do të reagojnë si “NJË KOMB I VETËM në mbrojtjen e Kosovës”, tha ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nga Tirana, në fjalën përshëndetëse të rastit të “1800 delegatëve” të Kuvendit të Përgjithshëm Rithemelues të Partisë Demokratike (30 prill 2022).

Së fundi, ja pas 30 vitesh (1990-2022), ndodhi që të ndizet “radari politik” i ish-presidentit dhe I ish-kryemiistrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i  cili në fjalimn e tij në Kuvendin e Përgjithshëm Rithemelues të Partisë Demokratike, bërë në  Sallën e Kongesve në Tiranë, më 30 prill 2022, ndër të tjera, deklaroi edhe këtë mesazh të fuqishëm dhe domethënës për mbrojtjen e Kosovës nga ana e Serbisë së Aleksan dër Vuçiqit: “Ne jemi e do të jemi për bashkëpunim rajonal, ne jemi e do të jemi e do të bëjmë për paqen dhe stabilitetin në rajon, por ne kurrë nuk do ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Kosovës. Ne s’do të pranojmë kurrë Ballkanin e Hapur, një aleancë trilaterale, anti-shqiptare, një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe, një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të influencës ruse në rajon, koha po provon se miku i ngushtë i Edi i Ramës, Aleksandër Vuçiq, në fakt padroni i tij absolut, ka rikthyer Serbinë në politikën e tij ashtu siç ka qenë 100 vite më parë, një Rusi e vogël në rajon…Kërcënimet mbani për vete, pasi atë fat që do ta pësojë Putini në Ukrainë, do ta ketë edhe Vuçiq në çdo aventurë në Kosovë dhe kudo tjetër. Megjithatë, ne jemi këtu prapë në këmbë për t’i thënë këtij serbomadhi se çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do të përballet me reagimin e kombit shqiptar si komb i vetëm”. (Shh  në: https://atvlive.tv/ballina/berisha-vuciqit-mos-tento-destabilizim-ne-kosove-do-te-perballesh-me-reagimin-si-komb/).

Ky paralajmërim i Sali Berishës, drejtuar krerëve të Serbisë, Alekasandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Ana Bërnabiq etj., duhet të merret më se seriozisht nga ana e politikës dhe e diplomacisë së Serbisë, sepse Shqipëria nuk do t’i përsiritë gabimet e saj fatale politike dhe diplomatike të viteve ’90 të shekullit XX, kur Slobodan Milosheviqi me tanke ushtarake e ripushtoi Kosovën (mars 1989). Mirëpo, Tirana zyrtare lëre që nuk e paralajmëroi dhe, nuk e kërcënoi kryekriminelin Slobodan Milosheviq, por as që pati denjuar t’i ndërprente marrëdhëniet diplomatike ndërshtetërore me Serbinë gjenocidale, edhe pse në Kosovë vriteshin me qindra e mijëra shqiptarë të pafajashëm civilë (foshnja, fëmijë, gra, vajza, djemë, burra  dhe pleqë).  Ky qe fataliteti i politikës zyrtare të Tiranës zyrtare, ngase nuk nuk ndërmori asnjë vendim preventiv qoftë diplomatik apo ushtarak për ta shpëtuar Kosovën nga shfarosja e gjenocidit serb (1989-1999).

Pikërisht, këtu qëndron fataliteti i “filozofisë politike” të liderëve politikë të Shqipërisë (1990-2022) se nuk kanë pasur dhe, edhe sot nuk kanë kurrfarë strategjie të objektivave prioritare të zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, duke përfshirë edhe Kosovën e pavarur. Mirëpo, ky ishte, dhe, edhe sot është një minus i madh dhe i pakorrigjueshëm politik, diplomatik dhe ushtarak, sepse   de fakto dhe de jure kjo “exit stragy “, duke injoruar  ngritjen dhe shqyrtimin e problemit kolonial të shqiptarëve në shkallë diplomatike ndërkombëtare, përligjin vetëm interesat dhe fitoren  më të madhe të Serbisë gjenocidale, sepse kjo, edhe në drejtimin e kriminelit të saj, Slobodan Milosheviq ia arriti t’i përçante forcat politike dhe ushtarake ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës (1989-1999). Rrjedhimisht, Serbisë i mbetën duart e lira që ta digjte Kosovën shqiptare për arsye se nuk e kishte mbrojtjen ushtarake të Shqipërisë, as të Evropës e as të bashkësisë ndëkombëtare (1989-1999).  Një politikë të tillë promillosheviqiane  antishqiptare, tani pas 30 vitesh, është duke e zbatuar edhe ish-bashkëpunëtori dhe ish-ministri i Informacioneve të Qeverisë së tij, Aleksandër Vuçiq (ish-sekretar i Përgjithshëm i PRS-së së Vjosilav Sheshelit), cili  për interesa nacionale dhe shtetërore hegjemoniste të Serbisë, ka përfituar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me të cilin kanë themeluar “Ballkanin e Hapur”, që do të thotë vazhdimësinë e luftës së   Serbisë së Madhe  për sundimin dhe gllabërimin e territoreve të Shqipërisë Etnike, duke përfshirë edhe Kosovën.

Ndryshe nga politika dhe diplomacia e deritashme e Shqipërisë (1990-22022) ndaj Kosovës, mesazhi i Sali Berishës, drejtuar presidentit serb Aleksandër Vuçiq, që të mos provokojë luftë në Kosovë, inkurajon të gjithë shiqptarët, që të jenë të mobilizuar dhe në gjendje gatishmërie, se në rast invadimi të Kosovës nga Serbia gjenocidale, të të gjithë të ngrihen në këmbë dhe të reagojnë si “një KOMB I VETËM”, duke moslejuar që Serbia ta gllabërojë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Pra, thjesht, thelbi i mesazhit realist  të Sali Berishës për Vuçiqët, Daçiqët dhe Bërnabiqët, do të thotë-larg duart nga Kosova, se do të digjeni në flakën dhe në zjarrin e luftës, po qe se e shkaktoni si dikur soldateska çetniko-fashiste paramilitare, police dhe militare e  Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Së  më sipër, sikur Sali Berisha dhe pasardhësit e tij si presidentë dhe kryeministra të Shqipërisë, t’ia kishin dërguar Slobodan Milosheviqit në mesazh të tillë të sipërtheksuar të ish-presidentit dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha, mirëfilli Serbia kurrë nuk do të kishte pasur guximin, që të marshonte ushtarakisht në Kosovë (1989), sepse siç thotë sot, Sali Berisha ( jo më pak se 30 vjet vonesë), bandat invaduese serbe, do të priteshin  me armë nga të gjithë shqiptarët e Ballkanit, jo vetëm nga UÇK-ja guerile, e cila nuk pati mbështetjen as politike, as diplomatike e as ushstarake nga  Tirana zyrtare (1989-1999).

Megjithatë, një fjalë popullore thotë “ më mirë vonë se kurrë”. Ndonëse në politikë një sintagmë e tillë, nuk është e pranueshme, ngaqë gabimet, dëmet dhe pasojat  e shkaktuara nuk mund të korrigjohen dhe të kompensohen post festum , për shkak të krijimit të gjendjes së re dhe të rrethanave politike në terren, qoftë në kuptimin e ngushtë a të gjerë të politikës së brenddshme apo të asaj ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".