Në dialog më Serbine mos të shkohet më duar në xhepa!

Në dialog më Serbine mos të shkohet më duar në xhepa!
Në dialog më Serbine mos të shkohet më duar në xhepa!

Faik Krasniqi

  • 03 May 2022 - 07:26

Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

S'ka vazhdim të dialogut nëse nuk zbardhët fati i të pagjeturve. Nuk bën të vazhdohet më kjo lojë. Duhet të dihet për të gjithë të zhdukurit, pavarësisht se cilit komb i përkasin.

-Në lidhje më të pagjeturit dhe për shumë çështja të tjera, një ndër to edhe liberalizimin e vizave, më shumë e fajësoj palën shqiptarë në dialog, së sa ndërkombëtarët që janë garantues të këtij dialogu. Nuk shkohet në dialog më duar në xhepa pa disa kushte. Trysnia duhet të bëhet edhe për çështjen e të pagjeturve. S'ka vazhdim të dialogut nëse nuk zbardhët fati i të pagjeturve. Nuk bën të vazhdohet më kjo lojë. Duhet të dihet për të gjithë të zhdukurit, pavarësisht se cilit komb i përkasin. Nëse vazhdohet në këtë mënyrë dialogu siç ka shkuar për këto 11 vite, status-quo-ja do të vazhdoj akoma për ne, që do të thotë stagnim për shtetin dhe popullin, por në favor të politikanëve në Kosovë dhe Serbi, sepse popullin do ta mbajnë akoma me përrallat e vazhdimit të dialogut dhe aty do të jetë i gjithë "fokusi". Jo që bëjnë gjë, por më këtë arsyetohen për të mos punuar për gjërat për të cilat janë votuar. Ky dialog duhet të marrë një kahe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet ë gazetës "Kosova Sot Online".