Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe - agresion ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe - agresion ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe - agresion ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës

Blerim Burjani

  • 03 May 2022 - 09:54

Shkruan: BLERIM BURJANI

Gjykata  Kushtetuese e Kosovës, përkatësisht  gjyqtaret e  saj,  ishin pjesë e lojës ne rastin E idesë së rrezikshme për shkëmbime territorial Kosovë-Serbi.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen e Brukselit (emri origjinal: Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve) më 19 prill 2013.

Një pjesë e kësaj marrëveshje problematike dhe kompleksive ne kuptimin politik dhe juridik i kushtohet formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, shkurt e njohur në marrëveshje si AKS. Bazuar në këtë marrëveshje, asociacioni do të ishte një strukturë e komunave me shumicë serbe në Kosovë: Mitrovicë e veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot, Ranillug dhe Partesh, e cila synon t’i integrojë serbët në tërë territorin e Kosovës. ASK ishte në kundërshtim te plotë me  Kartën Evropaine për Pushteti Lokal(Shih Kartën e Këshillit të Evopës)

Ky asociacion, në veçanti synonte që të nxisë tranzicionin e serbëve të Kosovës (në komunat veriore), nga sistemi i Serbisë në atë të Kosovës, dhe që ta lehtësoj integrimin e plotë të strukturave të mbetura paralele në veri, përfshirë ato të shëndetësisë dhe arsimit. Asociacioni nuk  mbështetet në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale por  në Planin e Ahtisarit. Sipas marrëveshjes, kompetencat e AKS-së, do të ushtroheshin kolektivisht dhe përfshijnë vështrimin e plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë e kujdesit social si dhe planifikimit urban dhe rural.Kjo emërtohet si autonomi me status special. Sa i përket strukturës së saj organizative,  AKS-ja do të përbëhej nga të njëjtat organe, sikurse asociacioni ekzistues i komunave të Kosovës: një Asamble, një President, një Këshill, një bord, një administratë , një zyrë për ankesa. Një ekip menaxhues, i përbërë nga katër serbë prej komunave veriore, është ngarkuar me draftimin e statutit të AKS-së. Asociacioni do të ishte i hapur për komunat që duan t’i bashkohen, ndërkaq shpërbërja do të ndodhte vetëm me vendim të komunave pjesëmarrëse.

Më 25 gusht 2015, Kosova dhe Serbia u pajtuan mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të AKS-së. Marrëveshja përcaktoi kornizën ligjore, objektivat, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, zotësinë juridike si dhe dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare të Asociacionit. Sipas kësaj, pasi të krijohej, AKS-ja do të kishte mundësi: të propozoj amendamente të legjislacionit dhe rregulloreve të tjera relevante; të inicioj ose marrë pjesë në procedurat gjyqësore në gjykatat kompetente, përshirë Gjykatën Kushtetuese, kundër çdo akti ose vendimi nga çdo institucion që ndikon në ushtrimin e kompetencave të AKS-së; të nominoj përfaqësues në organet kompetente të qeverisjes qendrore dhe të kenë qasje në informata nga autoritetet qendrore, në përputhje me ligjin e Kosovës; të posedoj pronë të luajtshme dhe të paluajtshme, që të ketë të drejtën e bashkëpronësisë së kompanive që ofrojnë shërbime lokale, brenda fushëveprimit të asociacionit dhe që të lidhë kontrata; të ketë buxhetin e vet, bazuar në fondet e ngritura nga kontributet e anëtarësisë, të ardhurave të gjeneruara nga shërbimet e ofruara, transferimit nga autoritetet qendrore ose kontributet, grantet dhe donacionet nga asociacionet dhe organizatat – vendore dhe ndërkombëtare, si dhe nga Serbia; të ketë simbolet dhe stemën e saj, në përputhje me ligjin e Kosovës; dhe të ketë statutin e saj. Kjo marrëveshje ishte kritikuar haptas nga opozita dhe publiku i gjerë në Kosovë. Ajo nxiti krizë të paparë në vend, përfshirë protesta masive. Opozita madje inicioi një peticion me 200,000 nënshkrime, të cilin e dorëzoi në Parlament.

Si u futë në lojë politike presidentja Jahjaga  ilegjitime dhe imponuar Kuvendit të Kosovës.

E shtyrë nga tensionet në rritje, më 31 tetor 2015, Presidentja e Kosovës, parashtroi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për ta vlerësuar përputhshmërinë e “parimeve të përgjithshme/elementeve kryesore të AKS-së” me frymën e Kushtetutës. Jahjaga  president e kontestuar shumë herë , kishte bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për pakësim të mandatit të saj pesë vjeçar kushtetuese, pra kishte thye pretimin e saj që iu kishte dhënë partive politike se pas një viti të zbatimit te mandatit do te jepte dorëheqje , dhe kjo nuk ndodhi pasi që Gjykata Kushtetuese kishte vendosë në favor të saj dhe mandatit kushtetues pesë vjeçar , marrëveshja e partive dihej se nuk ka vlerë mbi dokumentin kushtetues.

Gjykata konstatoi se parimet nuk janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën, përkatësisht gjeti se: Objektivat, organizimi strukturor, buxheti, mbështetja dhe dispozitat e përgjithshme të Asociacionit, i tejkalojnë standardet kushtetuese të Kosovës për vetëqeverisje lokale; E drejta e nismave ligjore, ju garantohet ekskluzivisht Presidentit të Republikës së Kosovës, Qeverisë, deputetëve të Kuvendit ose së paku dhjetë mijë qytetarëve;

Asociacioni nuk mund të ketë autoritet të plotë dhe ekskluziv për të promovuar interesat e komunitetit serb të Kosovës, në marrëdhëniet e tij me autoritetet qendrore. Pas verdiktit të gjykatës, zbatimi i marrëveshjes u bë i pamundur. Si Kosova, ashtu edhe Serbia, refuzojnë të bëjnë kompromise të mëtejshme. Prishtina këmbëngul për zbatimin e marrëveshjes në përputhje me vendimin e Gjykatës, pa i’a njohur asnjë kompetencë ekzekutive AKS-së. Ndërkaq Beogradi e pranon krijimin e AKS-së. vetëm në përputhje me marrëveshjen për Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore dhe kompetencat e akorduara në vitin 2015.

Deri më sot, Ekipi i Menaxhues, i cili ishte i ngarkuar me hartimin e Statutit, nuk e ka prezantuar punën e tij para përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, e as para Kosovës dhe Serbisë. Ky ekip zyrtarisht ka dështuar plotësisht, marrëveshja për asociacionin u bë e pamundshme te zbatohet. Opstrukcionet janë bërë në drejtim tjetër, pala serbe kishte kërkuar.  Palët vazhdojnë të mos bien dakord për aspektet thelbësore të AKS-së, përfshirë këtu edhe emrin e saj; Serbia që nga fillimi i referohet si Bashkësi ndërkaq Kosova i referohet si Asociacion.

Qeveria e Kosovës nuk ndryshon qëndrim

 Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, vazhdon ta kundërshtojë idenë që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe sipas tij, "nuk do të lejohet të ketë diçka që vë në diskutim funksionimin e shtetit”. Kështu thotë zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Kryeziu  "Ju e dini, Qeveria ka një qëndrim të qartë sa i përket kësaj teme. Kryeministri Kurti ka thënë se liria e asociimit është liri që garantohet me Kushtetutë, për këtë ka edhe Kushtetutë edhe aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, i cili do të jetë në shërbim të funksionimit të vendit dhe jo në defunksionalizim të vendit. Prandaj kemi thënë që asociacion një etnik të komunave nuk mund të ketë” sipas qeverisë.

Të përkujtojmë se pjesa e marrëveshjes  për themelimin e Asociacionit të Komunave Serb binte ndesh me 23 pika të Kushtetutës së Kosovës.

Serbia këmbëngul në themelimin e Asociacionit

Nga pala serbe vazhdojnë të këmbëngulin, se Prishtina duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive. Ky është refreni i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe këtë ai e theksoi edhe njëherë në takimin e fundit të drejtpërdrejtë që kishte në Bruksel me kryeministrin e atëhershëm, Avdullah Hoti në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ketë refren të njohur të tij e  kishte përsëritur edhe shumë herë në media dhe në Bruksel kur ishte Kurti, Vuçiç  e sheh të pamundshëm të arrihet një marrëveshje me Kurtin.

Sipas tij, ai është i gatshëm "të diskutojë për një zgjedhje kompromisi me Kosovën, por vetëm me kushtin që paraprakisht Kosova ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”. "Asociacioni nuk mund të jetë një organizatë joqeveritare. Ne jemi gjithmonë për dialog e bisedë. Ne duam paqe dhe stabilitet, rrjedhën e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve”, thotë Vuçiq cituar nga medium publik serb RTS.

Insistimi i vazhdueshëm i Serbisë  që ta përfshijë në kuadër të dialogut Çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka bërë që të ndërpritet dialogu dhe të ketë vështirësi në rifillimin e tij. Tash për tash akoma nuk dihet nëse çështja e Asociacionit do të jetë pjesë e bisedave ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në takimin e tyre të pritshëm në fund të qershorit.

Loja e Liderve politik me  Gjykatën Kushtetuese

Politika Kosovare e shtyrë me çdo kusht për të bërë një asociacion etnik serbë brenda Kosovës ishte evidente, marrëveshja u pranua nën moton “do –nuk do”- do ta pranosh, pra ishte akt I kryer ndërkombëtar , s’ka zgjidhje tjetër , s’ka zëvendësim për jë asociacion serb në Kosovë , nuk ka ikje nga dialogu dhe zgjidhja e kësaj çështje. Liderët Kosovar të asaj  kohe u detyruan së bashku me disa qarqe ndërkombëtare ta fusin në lojë Gjykatë e dobët jo profesionale por gjetën një rrugë për të zbraps politikën ndërkombëtar të presionit ndaj Kosovës, Loja më gjyqtar të Gjykatës ishte lojë e lehtë shumica e tyre gjyqtarëve ishin zgjedh me marrëveshje PDK LDK dhe të përziera dhe disa parti tjera më të vogla, më rëndësi është se ata do të jenë të dëgjueshëm për politikën , gjyqtar të cilët ishin ardhë me probleme ne këtë gjykatë m ligjin e disa me partitë politike e disa kishin punuar për disa agjencione  ndërkombëtare për të hëngër bukë ,kishin punuar në sportel e disa kishin gënjye për punën e bëë ketë agjencion , biografitë nuk ishin të verifikuara nga askush , është e qartë që secili mund të shkruaj çka do në CV e tij

Zgjedhja e gjyqtarëve në Gjykatën kushtetuese sipas interesit të Thaçit, Mustafës  për shumë arsye të zhvillimeve politike të brendshme dhe të jashtme ishte evidente , kjo gjykatë nuk ishte asnjëherë  profesionale por më shumë manipulative për interesa politike. Involvimi I gjykatës me gjyqtar jo profesional dhe të gjyqtarëve ndërkombëtar  të cilët ishin pjesë e saj ishin të rëndësishëm për të shpëtuar nga një presion ndërkombëtar dhe për të ndal ndarjen e shtetit të Kosovës apo për  të I shpëtuar rrezikut, një gjyqtar ndërkombëtar kishte marr përgjegjësin të bëhet gjyqtar raportues , ideja ishte mos komprometimi I gjyqtarëve vendor por përgjegjësia ishte evidente se paneli gjyqësor në rastin e Asociacionit të Komunave Serbe, kishte dhen përkapje projektit.

Gjykata dhe gjyqtar të përzierë për të ndihmuar Thaçin

Në Kosovë ka ndodhur një dinamikë interesante, që përfshin ministrin në detyrë Gent Cakajn, për të cilin kryeministri Edi Rama dhe këshilltari i tij Baton Haxhiu luftuan fort që ta kishin pjesë të qeverisë në Shqipëri.

Përfshirja e Cakajt është familjare. Motra e tij, Gresa Caka Nimani, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë është angazhuar së fundmi t’i vijë në ndihmë presidentit Hashim Thaçi. Ngjarja është sinjalizuar nga Arbër Zaimi.

Gresa Caka Nimani ka dështuar me sukses në angazhimin e saj, por vetë akti, zbulon detaje të rëndësishme që krijojnë një mozaik më të plotë të lidhjes Thaçi-Cakaj-Rama dhe të sprovave pa rezultat për krijimin mbase të precedentëve për marrëveshje të rëndësishme, si ajo me Serbinë për shembull.

Bëhet fjalë për raportimin dhe votimin pro nga motra e Gent Cakajt, për kërkesën e Thaçit, i cili i kërkonte Kushtetueses që t’i jepte kompetenca mbi Kuvendin për nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare me Bashkimin Europian, edhe pse Kosova është republikë parlamentare.

Gresa Caka Nimani ka votuar pro marrjes në konsideratë të pyetjes së Thaçit, edhe pse të gjithë anëtarët e tjerë të Kushtetueses kanë qenë kundër.

Thaçi ka pyetur Gjykatën Kushtetuese a ka konflikt interesi nëse ai, si president bën marrëveshje ndërkombëtare pa e pyetur Kuvendin, pra, pa ratifikimin e ligjvënësit. Gjykata Kushtetuese vendosi ta hedhë poshtë marrjen në shqyrtim të kësaj pyetjeje, por ajo që bën përshtypje është zgjedhja e relatorë, që qëlloi të jetë motra e ministrit Cakaj.

Gjyqtarja jo vetëm kishte përpiluar një opinion  ku mbronte idenë e Thaçit, por ajo votoi kundër papranueshmërisë së kërkesës, vendosur nga Kushtetuesja.

Kushtetuesja që funksionon në Kosovë, ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, i ka dhënë kështu fund me shpejtësi një ekstra kompetence që kërkonte të fitonte presidenti i republikës. Thaçi kohët e fundit ka shprehur gatishmërinë e tij për të nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare me Serbinë për shkëmbimin e territoreve, gatishmëri e anatemuar nga drejtues të rëndësishëm institucionesh në Kosovë dhe opinioni publik. Në ndihmë Thaçit, i cili e quan procesin “korrigjim kufijsh”,  i ka ardhur edhe kryeministri Edi Rama, që ka quajtur gomar çdo njeri që sulmon presidentin e Kosovës me termin “tradhtar”. Edita Tahiri që ka mbajtur pozitën e kryenegociatores në bisedimet Kosovë-Serbi, në një deklaratë tepër të fortë dhe të papritur ka thënë se është Edi Rama ishte  njeriu i parë që i ka propozuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, skemën e shkëmbimit të territoreve.

Qysh u ndalua Thaçi?

Politika ndërkombëtare - fuqitë  e mëdha evropiane dhe SHBA nuk ishin te sigurt të hynë në një lojë të rrezikshme për të ndryshua kufijtë evropian , të gjitha luftërat u bën për kufijtë që nga lufta e e parë dhe dytë botërore , shumë konflikte lokale lindën për shkak të problemeve të pazgjidhura nga luftërat totale, perëndimi nuk besonte shumë  se modeli I zgjidhjes dhe normalizimi I marrëdhënieve Kosovë –Serbi do të ndodhin përmes themelimit te Asociacionit të Komunave Serbe, këtë derë të zgjidhjes e mbylli Gjykata Kushtetuese që ishte pjesë e lojës Thaci-Rama , përmes një personi që ishte bërë ushtrues ministrit të jashtëm të Shqipërisë dhe motrës së tij që usht në pjesë e Gjykatë Kushtetuese asgjë nuk është e re  se gjyqtarët kësaj gjykate të pa aftë profesionalisht për detyrat që ushtrojnë ishin bërë marionete politik për të zgjidhë problem të mëdha politike Kosovë -Serbi

Dështimi I themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe-sinjal  I keq për të gjet zgjidhje Kosovë-Serbi

Thaçi e Edi Rama  u morën vesh me pajtim edhe të Vuçiqit që një zgjidhje tjetër mund të funksionoj p Kosovë-Serbi, ndryshimi I kufijve , opinion Kosovar dhe testimi që iu bë ishte negativë askush nuk u pajtua në Kosovë as LDK e as partitë tjera të vogla me sherre të mëdha ndikimi , VV nuk ishte ndonjë subjekt serioz në atë kohë me pakënaqësi m gazë lotsjellës më shumë merreshin me komprometim të PDK  e të LDK dhe AA K, përderisa Thaçi me disa eksponent brenda dhe sekser medial bëhej gati të ec përpara me idenë e shkëmbimit territorial , loja Thaçit për Luginën ishte me tepër pretekst për shkëmbim se sa për ndonjë politik favorizuese për Luginën e Preshevës Thaçi gaboi kur u mor vesh me Edi Ramen dhe Vuçiqin për një zgjidhje aspak të popullarizuar me rrezik për krijimin e ndonjë precedenti të ri politik , hapja  kufijve evropian , këtu ishte edh linja e kuqe e Evropianëve.

Edi Rama mburoja më  e mirë për Thaçin

Kush e kritikonte Thaçin në Kosovë dhe Shqipëri aty ishte gati gjithmonë ta mbronte Edi, kush e quante tradhtar Thaçin në Kosovë a në Shqipëri për Edi Ramën ishte gomar , i padijshëm dhe budalla. Thaçi fillojë të bëhet pengës për zgjidhje dhe me precedent të rrezikshme për ndryshimin e kufijve evropian, aty ku Evropa ishte e ndjeshme që nga lufta e parë dh e dytë botërore.

Skenari për të ndal Thaçin

Skenari ishte hartuar për të ndal Thaçin , askush në Evropë nuk donë ndryshim të kufijve , marrëveshja ndërkombëtare ishte që Thaçi ,Edia Rama dh Vucic duhet të ndalen nga një ide e rrezikshme për Ballkain dhe BE dhe me gjerë .Duke pa kahen e zhvillimit të politikave , bashkësia ndërkombëtare SHBA dhe BE  u morën vesh ta ndalin Thaçin , dhe kjo ndodhi ne ditën kur ai niset të shkoj në SHBA , u ngrit aktakuza nga Gjykata Speciale ,ky ishte fundi i zhvillimeve të rrezikshme dramatike për ndryshim të kufjeve në Ballkan, me rrezik për tu zgjerua ideja e ndarjes se Bosnjes dhe Hercegovinës dhe me pastaj edhe me zgjerim të Evropë.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbetën njerëz me probleme të mëdha profesionale , tentative për të manipuluar këtë gjykatë me njerëz të pa aftë ishte në atë kohë e rrezikshme edhe sot disa gjyqtar  endë janë pjesë e punës së kësaj Gjykate , Kuvendi Kosovës duhet të reformoj këtë gjykatë më njerëz profesional plotësisht të rinj dh më shumë eksperiencë juridike, gjyqtarët e përfshirë në skenarë politik në rastin e  Asociacionit të Komunave Serbe dhe rastin e tokës së Manastirit të Deçanit duhet larguar nga jo gjykatë.

Loja me gjyqtar jo profesional  duhet të ndalet….

Mos profsionaizilimi i gjyqtarëve është  i dijshëm , kjo nuk duhet të shfrytëzohu si instrument politik për të nxjerr vendime problematike pastaj të krijon precedentë gjyqësor, personat të panjohur për publikun dhe shkencën janë involvuar në këtë institucion I cili duhet të reformohet skajshëm dhe duhet të përforcohen kriteret e aplikimit ne këtë gjykatë. Mos autoriteti personal i këtyre personave që përbëjnë këtë gjykatë,  është e dëmshme për shtetin dhe drejtësinë kushtetuese.

Rasti i Asociacionit dhe rastet e shumta që kishte  kjo gjykatë, kishte vepruar në mënyrë joprofesionale , faktikisht Asociacioni I Komunave Serbe jo vetëm që bien ndesh në 23 pika të kushtetutës , bien ndesh me gjithçka tjetër që përmban kjo kushtetutë. Kjo gjykatë gjithmonë e quajnë politike sepse gjykon në bazë dokumentit kushtetues tek ne është problem se kjo gjykatë përbehet prj njerëzve anonim të panjohur për profesionin. Pra ne kemi problem  me jo profesionalizëm e jo me politikën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".