Takimi me 4 maj  Kurti, Vuçiq në Berlin, rast ideal dhe vend për të vazhduar dialogu Kosove-Serbi deri në njohje reciproke

Takimi me 4 maj  Kurti, Vuçiq në Berlin, rast ideal dhe vend për të vazhduar dialogu Kosove-Serbi deri në njohje reciproke
Takimi me 4 maj  Kurti, Vuçiq në Berlin, rast ideal dhe vend për të vazhduar dialogu Kosove-Serbi deri në njohje reciproke

Muhamet Kelmendi

  • 03 May 2022 - 13:10

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Ka kohë që dialogu midis Kosovës dhe shtetit kriminal serb nuk po shkon. Ka ngelur në vend dhe ka gjasa që edhe ka ecur prapa.

Baza e dialogut është njohja reciproke e shtetit. Ketë Serbia nuk po e pranon dhe ka ngelur në Asociacionin Serb në Kosovë.

Mbështetur në këtë pikësynim është sanksionuar në Kushtetutën serbe Kosova si tokë serbe dhe e Serbisë. Këtu del edhe shkaku i mos dialogimit. Këtej,nga ana e Kancelarit te RFGJ, z. Olaf Scholz, është ftuar takim në Berlin me 4maj, midis Kryeministrit te Kosovës, z.Kurti dhe Presidentit serb, kriminelit Vuçiq. Në takim do të jetë edhe Lajqak.

Tema është dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. Aty nuk do të shtrohet çështja e njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Kështu është mendimi i Berlinit. Këtu edhe do te tregohet mënyra e integrimit në BE e më gjërë, kuptohet mbi bazën e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Shikuar në gjendjen, nuk mendohet, se do të jetë çështja e njohjes reciproke. Do të jetë vazhdimi i dialogut dhe çështjet që paraqiten nga palët në dialog, për të parë BE pozitat e palëve. Natyrisht se z.Scholz do të kërkoi që të dialogohet pa kushte, duke kërkuar që nën ombrellën e UE me ndërmjetësin Lajqak e Borel të vazhdohet dialogimi në Bruksel.

Nga takimi në Berlin do të kërkohet nga pala serbe të ofrohet me UE dhe të pranoje sanksionet ndaj Rusisë. Të dialogoj në Kosovën dhe të heq dorë nga pretendimet territoriale. Berlini ka frik nga Ballkani Perëndimor. E dinë nga e kaluara se në Ballkan ka filluar LPB. Natyrisht se nuk është larg as gjakderdhja e bëra nga Serbia në vitet e 90-ta të shekullit XX. Kjo e kaluar e shqetëson shumë z Scholz.

Aq më tepër kur tash Serbia është armatosur shumë nga Rusia, Kina dhe edhe nga Franca me aeroplan qe po i merr. Kjo ka bërë presion mbi Berlinin dhe këtu është qëllimi i takimit në Berlin. Evropa dhe bota demokratike nuk mund te lejojë edhe një front tjetër në Ballkan krahas intervenimit ushtarak rus në Ukrainë. Raportet Kosovë-Serbi janë të rënda dhe pritet edhe veprime ushtarake nga Serbia. Këtë nuk mund UE, NATO dhe shtetet tjera demokratike të lejojnë. Ato duan zgjidhje të çështjes së Kosovës dhe të Serbisë me marrëdhënieve midis palëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".