Fati i shtetit të Kosovës, besa besë me Amerikën!

Fati i shtetit të Kosovës, besa besë me Amerikën!
Fati i shtetit të Kosovës, besa besë me Amerikën!

Fadil Maloku

  • 05 May 2022 - 11:26

Shkruan:  Sociologu: Fadil Maloku 

 Kosova duhet t'i besoj shumë më shumë Amerikës, se sa Evropës! Po vazhdon "saga" serbe mbi integrimet evropiane, që mbrëmë e vulosi edhe kancelari Scholc, në takimin që përfundoj në Berlin, me Presidentin serb Aleksander Vuçiq. Asnjë vrojtuesi serioz, nuk do i kalonte premtimi publik e shumë domethënës i kancelarit gjerman, kur përmendi "karrotën" (se; "integrimi i Serbisë, nuk do mbetet vetëm fotomorganë") më joshëse deri më tani në "veshët" e Serbisë, për perspektivën evropiane të sajë në të ardhmen.

Që për dallim nga herët tjera, kjo  ishte shumë më shumë e theksuar se siç ndoshta pritej jo vetëm nga ana kosovare, por, edhe ajo serbe!?  Kjo u hetua qartazi, si nga "gjuha e trupit" të Presidentit serb, ashtu edhe nga qëndrimi dhe prononcimi elokuent i kancelarit gjerman. Gjë që nuk u "dëshmua" edhe në takimin që kushte paraprakisht me KM Kurti.Tani, si  shkoj darka e përbashkët nuk e di. Por, jam i sigurt, që Serbia është në avantazh të theksuar. Tekefundit, kush na ka faj neve që gjermanët më së shumti në Ballkan kanë investime në Serbi? Gjermanët janë pragmatik dhe praktikë. Ata nuk kanë iluzione për "shpirtin" mashtrues serb. Kancelari Scholz, me paradigmën e sotme se "integrimini Serbisë, nuk do mbetet vetëm fotomorganë", thjesht dëshmuan dhe vendosën egoizmin dhe interesin e tyre shtetëror mbi interesin rajonal të Ballkanit Perëndimor...!

S' këndejmi qeveria Kurti II, për mendimin tim më shumë do duhej të përfillë, avokoj dhe reflektoj "suflerizmin" dhe interesat amerikan në rajon, se sa ato evropiane. Sepse, siç po shihet Evropa edhe në krizën Ukrainase, po dëshmon s’përputhje midis interesave vetanake të 27 shteteve dhe interesave dhe vlerave të përgjithshme evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".