Opozitarët arrogant nuk durojnë pa pushtet, përveç bojkotimit të seancave shpërfaqin sjellje agresive dhe fjalor të ulët plotë banalitet

Opozitarët arrogant nuk durojnë pa pushtet, përveç bojkotimit të seancave shpërfaqin sjellje agresive dhe fjalor të ulët plotë banalitet
Opozitarët arrogant nuk durojnë pa pushtet, përveç bojkotimit të seancave shpërfaqin sjellje agresive dhe fjalor të ulët plotë banalitet

Arsim Aziri

  • 05 May 2022 - 13:08

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Sjella e tillë e pa përgjegjshme duhet të sanksionohet sa më shpejtë dhe të ndëshkohet me mjetet që i parasheh Rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetutë. Kulmi i sjelljes agresive, banale dhe të ulët, u shpërfaq së fundi nga deputeti I PDK-s Abelard Tahiri, që në një mandat qeverisëse të PDK-së ishte edhe ministër i drejtësisë!

Janë pothuajse gati të gjitha seancat e Kuvendit të Kosovës, të kësaj legjislature të re, të cilat po keqpërdoren skajshmërisht në aspektin e sjelljes së pa matur të deputetëve të opozitës, deputet që ju përkasin partive politike të cilat më parë ishin në pushtet kurse në zgjedhjet e fundit u ndëshkuan për keq qeverisje dhe mbeten në opozitë. Përveç bojkotimit të seancave, për motive të ulëta politike, kemi edhe një agresivitet dhe banalitet të pa parë në shprehje dhe në përmbajtjen e fjalorit që përdoret gjatë diskutimeve por edhe në reagime të pa matura.

Sjella e tillë e pa përgjegjshme duhet të sanksionohet sa më shpejtë dhe të ndëshkohet me mjetet që i parasheh Rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetutë. Kulmi o sjelljes agresive, banale dhe të ulët, u shpërfaq së fundi nga deputeti PDK-s Abelard Tahiri, që në një mandate qeverisëse të PDK-së ishte edhe ministër i drejtësisë. Deputeti Abelard Tahiri, në atë gjuhë e sjellje gjen strehë dhe kënaqet sepse e tillë është logjika e tij e të menduarit, prandaj është gjithnjë e më shumë autentik në ato që i thotë dhe i bënë. Këtu realisht gabon edhe mazhoranca kur ia imponon kërkim faljen. Ai është i vërtet vetëm në gjuhën e përfaqësimit e jo në atë të imponimit, prandaj them se s'duhet t'i bëhet presion për mënyrën e tij reflektuese. Bota e tij është në kuadër të gjuhës së tij. Ai është po aq i vërtetë e (aspak parafrazues i gjendjes së pavetëdijshmërisë momentale) sa të dhënat empirike në të cilat ndeshemi çdo ditë.

Ai është po ai i cili dha shfaqje në atë gjuhë e strehë që i shërben për model. Jo rastësisht thuhet e mbrohet se qenia njerëzore vështirë e ka për të qenë ndryshe nga ajo me të cilën ka dhënë identifikim. Askush s'mund të ikë prej identitetit të tij, mbase dallon prej të tjerëve e është i ngjashëm me veten e tij. Unë nuk pres kërkim falje autentike dhe të sinqertë sepse shpërthimi i tij ka qenë i paramenduar dhe jo aksidental. Mbase vetëm pasi që ekziston dhe më keq ajo edhe nuk mund të ofrohet. Unë vazhdoj të mendoj e pres aso shpërfaqesh të mëtejmë të gjuhës së tij identifikuese arrogant dhe të pa përgjegjshme, derisa nuk shqiptohet masë largimi nga séance dhe ndalese për pjesëmarrja për një kohë të caktuar . Gjithkush është gjithkund politikisht e mediatikisht ndonëse jo edhe fizikisht.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".