Aleksandër Vuçiq me betejë të humbur synon përfitim nga zvarritja e procesit

Aleksandër Vuçiq me betejë të humbur synon përfitim nga zvarritja e procesit
Aleksandër Vuçiq me betejë të humbur synon përfitim nga zvarritja e procesit

Blerim Burjani

  • 06 May 2022 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Një marrëveshje kalimtare mundë të ndodhë sepse më lehtë pajtohet Serbia, derisa tash për tash, për zgjidhje përfundimtar pothuajse duket e pamundshme.

Serbia në këtë proces të dialogut që po vazhdon me Kosovën, me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, nuk ka për qellim ta humbë tërësisht optimizmin për interesin e tyre dhe për të ardhmen. Unë madje fare pak besoje edhe në ato teoritë e përhershme të zgjidhjes, vetëm nëse palët i njohin kufijtë paraprakisht. Kjo i bije që me këtë hap të parë vetëm gjysma e madh e punës është kryer.

Por nëse kjo nuk ndodhë s’ka gjë nga ky proces. Pra zgjidhje të përhershme mundë të ketë por, presidenti serb Aleksandër Vuçiq e ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend me u mërzitë se çka thotë lindja dhe çka thotë perëndimi, por ai do ti mbron interesat vitale të Serbisë. Pra njëherë përnjëherë nuk ka gjë në këtë drejtim, si pritje për zgjidhje përfundimtare. Unë jam i prirur që të besoj në ndonjë zgjidhje kalimtare por për zgjidhje përfundimtare të shpejtë në këtë fazë jo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".