Pa miratim të kuvendit, ose edhe me referendum, asnjë marrëveshje nga dialogu me shtetin kriminal serb nuk mundë të jetë ligjërisht obligative për zbatim

Pa miratim të kuvendit, ose edhe me referendum, asnjë marrëveshje nga dialogu me shtetin kriminal serb nuk mundë të jetë ligjërisht obligative për zbatim
Pa miratim të kuvendit, ose edhe me referendum, asnjë marrëveshje nga dialogu me shtetin kriminal serb nuk mundë të jetë ligjërisht obligative për zbatim

Muhamet Kelmendi

  • 06 May 2022 - 09:56

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Dialogut me shtetin serb iu dha një shtytje me madhe nga takimi në Berlin. Në Berlin u thellua ideja e Procesit të Berlinit dhe morri forcë dialogu. Me Procesin e Berlinit iu dha një goditje e rëndë"Ballkanit të Hapur". Morri kahe ideja e bashkëpunimit në proces të të 6 shteteve. Lidhur me dialogun, më marrëveshje të dëmshme për Kosovën, se sa Marrëveshja e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe nga Isa Mustafa për Asociacion, nuk ka ku shkon. Mbetet vetëm copëtimi i Kosovës. Kuptohet se dialogu shkon me kompromise.

E këtu duhet që Kosova mos të lejoj shtet në shtet, pra, Republikë serbe. Bazë e dialogut është që fillimisht duhet të njihen të dy shtetet  reciprokisht , Kosova nga Serbia dhe anasjelltas. Epiqendra e dialogut është shteti. Nëse nuk njihet shteti, kuptohet se marrëveshja është e dëmshme dhe nuk duhet pranuar. Njohja reciproke hape perspektivë. Ajo që duhet theksuar është fakti se Qeveria e Kosovës kërkohet që të raporton pas çdo takimi me palën serbe dhe me faktorin ndërkombëtar në Kuvend. Ndërsa, asnjë marrëveshje pavarësisht përmbajtjes, pa u legjitimuar nga Kuvendini Kosovës, e nëse ka nevojë, edhe me Referendum, nuk duhet lejuar të bëhet e plotfuqishme.

Evropianet janë të predisponuar për një marrëveshje të qëndrueshme. Nga ata rrallë herë dëgjohet njohja reciproke. Ndërsa, SHBA thekson njohjen reciproke të shteteve. Këtu Kosova kërkon të qëndroj dhe mos të dialogon, pa u njohur shteti. Kjo është A,B dhe C e dialogut. Po kështu, kurrsesi nuk duhet lejuar Asociacion serb një nacional dhe me kompetenca ekzekutive dhe ligjore në Kosovë. Edhe me Kushtetutë është Kosova multinacionale dhe çdo gjë në Kosovë kërkohet të jetë multinacionale. Çdo organizim një nacional është i dëmshëm.

Nëse kërkohet domosdo Asociacioni serb, këtu është shumë më mirë të shkohet nga ndërrimi i territorit të Serbisë me Kosovën mbi bazën që ka qenë Kosova para viti 1956, kur Mitrovica, Ujmani, Trepça, Presheva, Bujanovci e Medvegja ishin në hapësirën territoriale të Kosovës.Këtej vërehet se në dialog ka shumë punë. Kërkohet bashkëveprim i tëra organeve në Kosovë. Duhet edhe me Tiranën me shkëmbye mendimet dhe bashkërisht të ecet në dialogim. Këtu është forca e Kosovës.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".