Kujdes... Vuçiqi është duke ua hedhur si shqiptarëve ashtu edhe gjermanëve, por assesi edhe amerikanëve!

Fadil Maloku

  • 06 May 2022 - 15:04

Shkruan:Sociologu:Fadil Maloku

Mashtrohen gjithë ata që mendojnë dhe shpresojnë, se; së shpejti do dal një Marrëveshje historike midis Serbisë dhe Kosovës, pa Amerikën!  Krejt kjo hallakamë, rreth një përfundimi kinse legal e legjitim të negociatave, është vetëm folklor mediatiko-politik për t'a ruajtur vetëm sigurinë dhe stabilitetin e Evropës që është kërcënuar seriozisht me invazionin rus në Ukrainë...

Në momentin që do ikën ky kërcënim apo kjo "re e zezë" mbi Evropën, të jeni të bindur që Serbia do i rikthehet (deri në një moment të favorshëm për të) avazit të vjetër "ngre e mos këput"! Vuçiqi, është duke ua hedhur në mënyrë brilante si shqiptarëve ashtu edhe gjermanëve (!), por, assesi edhe amerikanëve, që momentalisht janë t'u marr me kërcënimin global rus!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".