Populli duhet ta dijë ku po shkojnë mjetet financiare të buxhetit të Kosovës?

Populli duhet ta dijë ku po shkojnë mjetet financiare të buxhetit të Kosovës?
Populli duhet ta dijë ku po shkojnë mjetet financiare të buxhetit të Kosovës?

Muhamet Kelmendi

  • 06 May 2022 - 15:41

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi      

Kosova po kalon një situate jo të rëndomtë sa i përket hargjimeve nga shteti që po bëhen. Nuk po shihet ndonjë vepër konkrete në fushën e ndërtimit dhe të rindërtimit. Mjetet po hargjohen.  E ndërtim dhe zhvillim nuk ka. Kjo e ka krijuar një gjendje të rëndë. Kërkohet të dihen mjetet ku kanë shkuar. Shuma prej 120 milionë euro për energji të blerë është shumë e madhe. Po kështu kërkohet të dihen se ku po shkojnë mjetet tjera të buxhetit. Ndërtim nuk ka.

Në infrastrukturë nuk po investohet. Shëndetësia është pa ndonjë zhvillim. Mungon sigurimi shëndetësor. Në arsim është njëjtë. Kështu me radhë. Tërë kjo ka krijuar mosbesim. Komisonet këtë gjendje duhet ta analizojnë dhe të ja paraqesin Kuvendit të dhënat. Mbi to diskutohet dhe vendoset në Kuvend. Populli duhet ti dijë ku kanë shkuar mjetet e buxhetit të shtetit. Nga syri i qytetarit nuk ka fare zhvillim. Asgjë nuk shihet në Kosovë. Këtej edhe bëhet analiza.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".