Qeveria pa vonesë te loboj fuqishëm per t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës

Qeveria pa vonesë  te loboj fuqishëm per t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës

Hajrullah Tërnava

  • 06 May 2022 - 18:20

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah  Tërnava

E gjithë situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës që është në zhvillim e sipër, edhe pse  mund ti ketë pengesat e saja që udhëheqësi e Kosovës duhet të jetë në hap me kohën, dhe të jetë pranë atyre shteteve mike që në të vërtetë na e duan  të mirën dhe si qëllim e kanë anëtarësimin e sinqertë të Kosovës në këto institucione ndërkombëtare.

Nëse gjërat zvarriten për gabimet e përfaqësuesve të Kosovës atëherë do jetë gabim i pa falshëm sepse përgjegjësia bije mbi Qeverinë  e Kosovës që e zvarritë aplikimin dhe  humbë shansin ideal për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pas largimit të Rusisë nga ky institucion, dhe mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën tani më të deklaruar dhe konfirmuar nga shumica e shteteve anëtare. Rol vendimtar të lobimit të fuqishëm në favor të Kosovës, për anëtarësim në KE, po luan shteti gjerman. Anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut  Abraham, ka bërë të ditur se Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Këtë, deputeti gjerman e ka bërë të ditur përmes një postimi në Tvitter, ku ka publikuar edhe një pyetje që i ka bërë Qeverisë së Gjermanisë rreth asaj nëse do ta mbështeste Kosovën, nëse kjo e fundit do të aplikonte për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Si përgjigje, ka shkruar Abraham, Qeveria e Gjermanisë ka deklaruar se mbështet një gjë të tillë. “Qeveria federale mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, që për këtë çështje të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe në Këshill të Evropës”, është thënë në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë. Ndryshe, lidhur me një aplikim të mundshëm të Kosovës për anëtarësim në këtë institucion ka folur edhe presidentja Vjosa Osmani, ka folur Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla por akoma nuk ka një veprim konkret, adresim të kërkesës për anëtarësim. Udhëheqësi e jonë duhet të jenë pranë atyre miqve që po e përkrahin Kosovën për anëtarësimin e saje në këto institucione ndërkombëtare, dhe ti ndërmarrin të gjitha veprimet që të anëtarësohemi në këto institucione, sepse sa më shumë që të jemi të pranishëm  organizata ndërkombëtare dhe institucione të niveleve të ndryshme, Kosova do të jetë për aq më shumë e njohur dhe më e fortë me sovranitetin dhe integritetin e saj shtetëror të konfirmuar në arenën ndërkombëtare.  

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".