Droga, bixhozi dhe prostitucioni po i shkatërrojnë vlerat njerëzore!...

Droga, bixhozi dhe prostitucioni po i shkatërrojnë vlerat njerëzore!...
Droga, bixhozi dhe prostitucioni po i shkatërrojnë vlerat njerëzore!...

Ismail Muçiqi

  • 09 May 2022 - 08:57

Shkruan Gazetari Ismail Muciqi 

 Shqiptarët në të gjitha trojet ku jetojnë me shekuj me plot fanatizëm janë munduar ti ruajnë vlerat tradicionale të cilat kombit dhe jetës i kanë dhënë kuptim. Pothuajse në qdo familje Shqiptare me përbuzje më të madhe janë urrejtur dukuritë negative të cilat herë pas here janë paraqitur aty këtu në ndonjë familje apo tek ndonjë anëtar i saj, i cili për fatë të keq aksidentalisht është infiltruar [kyqur] në njërën nga këto dukuri negative. Gjeneratat e kaluara nëpër entet eduaktivoarsimore një nga prioritetet kryesore nëpër shkollat shqipe kishin edukaten morale si lëndë  kyqe e cila i parandalonte të gjitha të këqijat të cilat mund të implikoheshin te nxënësit apo te familja e cila ishte e shenjët në formimin e personalitetit të njeriut. Mjerisht kjo tani ka ndryshuar me të madhe, që nga rrethi familjar e deri tek entet eduaktivoarsimore të nivelit më të lartë. Tani paraja është shndërruar në interes dukuri kjo e cila po i shkel vlerat e mirëfillta të kombit Shqiptarë. Në emër të “demokracisë” dhe të depërtimit të rrymave, kulturave të ndryshme nga viset e shteteve dhe kontinenteve sot droga, bixhozi dhe prostitucioni po lulëzojnë në shumë mjedise ku jetojnë Shqiptarët.

Shteti amë Shqipëria është e katandisur më këto dukuri negative e në rend të parë narkomafia e kanabisit është bërë lëndë e parë e prodhimit dhe biznes familjarë dhe shtetëror. Për shkak të kësaj gjendje shumë dramatike janë gërshetuar droga, bixhozi, prostitucioni krimi i organizuar, vrasjet, hakmarrjet, lufta për ndikim të bandave, po zgjerohet përditë e më shumë dhe po depërton nga baza deri tek maja e piramidës së shtetit. Lajmet e përditshme të cilat të cilat e pasqyrojnë kronikën e zezë po dëgjohen përditë se djali vrau babanë, burri e vrau gruan, vllau e plagosi vllaun, djali e rrahu nënën e shumë e shumë lajme trishtues  pasqyrojnë gjendjen aktuale të një shoqërie e cila është e katandisur në dukuritë më të ndryshme negative.

Nëse i analizojmë këto dukuri në aspektin shkencor, në aspektin sociologjik, psikologjik, analizat janë të pakontestueshme se këto dukuri negative po e shkatërrojnë qetësinë shpirtërore tek qdo familje Shqiptare. Aty ku mbizotëron droga, aty ku luhet bixhozi, jetës dhe normalitetit shoqëror i ka humbur kuptimi. Shumica e krimeve të cilat po ndodhin përditë padyshim se janë pasojë e këtij mallkimi fatal i cili po e zhytë në krim të organizuar gjeneratën e re dhe po krijon probleme më të ndryshme në shoqëri. Sot të rralla janë ato familje të cilat i kushtojnë rëndësi apo të cilat si prioritet e kanë edukatën e fëmive sjelljen dhe menaxhimin e tyre nga familja, shkolla deri tek rrethi shoqëror.

Mjerisht qdo gjë është shndërruar në interes material ku paraja po sundon mbi vlerat duke krijuar antivlera. Këto dukuri negative po i josh apo i kultivon edhe politika gjithandej trojeve Shqiptare. Politikanët Shqiptar në vend që të angazhohen për flakjen e këtyre dukurive negative ata për interesat e tyre personale dhe karrieriste në luftë për pushtet po krijojnë spektakle nëpër institucionet e shtetit duke u përplasur mes veti me plot urrejtje patologjike. Sot Parlamenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë janë shndërruar në komedi të pafund rrolet e të cilës po i luajnë një numër i deputeteve të padenjë dhe pa integritet, pa asnjë vlerë njerëzore.

Fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë dhe Kosovës është ajo të cilën e krijuan dhe ndërtuan liderët politikë të cilët janë bërë të gërditshëm edhe për ekranet televizive. Për fate të keq kështu kanë depërtuar në institucionet e shtetit pa meritë individë dhe figura të cilët nuk i ka votuar populli por kanë hyrë në Parlament përmes dyerve të ngushta të liderit të partisë dhe të klaneve mafioze pa meritë. Këto janë dështimet e politikës Shqiptare të cilët decenie me radhë punuan për interesat e ngushta, për tu pasuruar përmes formave abuzive dhe kriminale në kurrize të qytetareve. Se deri kur do të vazhdojnë këto zhvillime në politikën Shqiptare mbetet të shihet. Por sigurisht kjo valle do të zgjatë deri sa intelektualët dhe pjesa vitale e popullit të kotet [të gjumoset] deri sa nuk do të zgjohet nga gjumi vetëdija kreative për ta ndryshuar gjendjen në shoqëri. Nëse kjo nuk ndodh vaje halli për ne.    

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".