Ata thjeshtë e rrëmbyen udhëheqjen e LPK-së kur unë nuk isha në udhëheqje, u shkatërrua struktura e UÇK-se dhe u likuidua LPK-ja!

Ata thjeshtë e rrëmbyen udhëheqjen e LPK-së kur unë nuk isha në udhëheqje, u shkatërrua struktura e UÇK-se dhe u likuidua LPK-ja!
Ata thjeshtë e rrëmbyen udhëheqjen e LPK-së kur unë nuk isha në udhëheqje, u shkatërrua struktura e UÇK-se dhe u likuidua LPK-ja!

Muhamet Kelmendi

  • 09 May 2022 - 09:53

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 Lexues të nderuar! Në punimin tim mbi procedurën gjyqësore në Dene Hag, të botuar në Kosovë në, në " Kosova Sot"  dhe  "Bota Sot", u bënë disa kritika pjesërisht të drejta. Është e dejtë kur kritikohet deklarim ime: "disa ish udhëheqës të UCK-së", sepse ushtria ka strukturë ushtarake,e jo udhëheqës. Ndërsa, unë në punim i kam theksuar ashtu sikundër po theksohen në media. Gabim. Kurse, për procedurë, nuk kam çka të them. Është parim ndërkombëtar i të drejtës kontinentale që procedura paraprake dhe shqyrtimi kryesor të jenë sa më shkurt. Unë me këtë nuk u futa në atë se a janë fajtor apo jo të akuzuarit. Nuk ishte tema e tillë.Tema ishte për procedurë. Zakonisht zgjatë procedura paraprake 6 muaj. Pas këtij afati fillon shqyrtimi kryesor i çështjes. Në raste të jashtëzakonshme, zgjatet procedura paraprake. Kjo bëhet kur paraqiten aktakuza të reja me u zgjatë zhvillim të procedurës ose kur nxirren dëshmi të reja. Zakonisht kërkohet kohë për të u vërtetuar me prova dhe natyrisht se edhe pala mbrojtëse kërkon afat shtesë për t’u përgatitur.Nuk mendoj se këtu ka lëshime nga ana e ime.

Është gjë reale se isha nënkryetar i KP të LPK-së dhe udhëheqës politik i Grupit punues të LPK-së e UCK-së deri në vitin 1998. Ata nuk i ka zgjedhur LPK-ja  deri në këtë kohë,  në asnjë organ. Mirëpo, nuk di se çka ka rëndësi, kuptohet pozita e ime me të akuzuarit. Me ta unë nuk kisha kurrë kontakte zyrtare. Nuk kemi bashkëpunuar. Ata thjeshtë e rrëmbyen udhëheqjen kur unë nuk isha në udhëheqje. Në qershor-korrik të vitit 1998, ishte udhëheqja tjetër e LPK-së. Nën këtë udhëheqje u rrëmbyen pozitat në UÇK.Pra, unë nuk isha nënkryetar.  Në këtë kohë ishte Berdi Islami kryetar dhe natyrisht se anëtar i Kryesisë ishte Bardhyl Mahmuti, Ibrahim Kelmendi etj. Nën këtë udhëheqje u rrëmbyen pozitat në UCK. Në vitin 1999 edhe u likuidua LPK-ja. U krijua nga LPK-ja në Prizren një subjekt i ri. Ky subjekt nxori karrieristin papagall, Bardhyl Mahmutin, kryetar. Nën këtë udhëheqje u shkri si subjekt në PDK. Vetë karrieristi Bardhyl Mahmuti u bë nënkryetar i PDK-së. Tërë udhëheqja e LPK-së në këtë kohë ( nuk flas për udhëheqjen e LPK-së deri në qershor të vitin 1998) ishte për këtë veprim. Kështu u shkatërrua struktura e UÇK-se dhe u likuidua LPK-ja .

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".