Lugina nuk guxon të dorëzohet përballë presionit dhe shantazheve të pushtetit serb,  kërkohet organizimi dhe konsolidimi i Bashkësisë Shqiptare

Lugina nuk guxon të dorëzohet përballë presionit dhe shantazheve të pushtetit serb,  kërkohet organizimi dhe konsolidimi i Bashkësisë Shqiptare
Lugina nuk guxon të dorëzohet përballë presionit dhe shantazheve të pushtetit serb,  kërkohet organizimi dhe konsolidimi i Bashkësisë Shqiptare

Muhamet Kelmendi

  • 11 May 2022 - 13:14

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi 

Pa Asociacion shqiptar të Luginës  dhe Asociacion të Sanxhakut nuk ka barazi nacionale në Serbi

Serbia është një shtet autoritaro-diktatorial i udhëhequr nga neofashistet e rinj dhe të vjetër. Në Serbi nuk ka vullnet tjetër për ndërtimin e shtetit, përveç të atij shoveno-serbomadh. Kontesti i tillë tregon se Serbia e donë Luginën e Preshevës të asimiluar nga shqiptarët. Këtej është edhe qëndrimi për të përsëritur zgjedhjet në fshatin më të madh shqiptar, në Tërnovc të Bujanovcit.

Me përsëritje të zgjedhjeve synohet të përjashtohet gjoja me votë Shaip Kamberi nga deputeti. Duket se shteti serb ka arritur të siguroje në fshat këtë pikësynim. Çështja është te fakti se Lugina nuk duhet vetëm të synoj ndonjë vend në Parlamentin e Serbisë, sepse atje, veç diskutimit, asgjë tjetër nuk arrihet. Lugina kërkohet të synoj tërësisht pushtetin lokal dhe mbi atë, bashkërisht të synohen votat për deputet. Krahas kësaj, kërkohet organizim i ri i këtyre tri komunave, duke organizuar Asociacionin Shqiptar në Luginë. Ndoshta, kështu dhe kësaj ideje i bashkohen edhe sanxhakasit dhe, me këtë ka mundësi të barazohet çështja.

Pa Asociacion shqiptar të Luginës  dhe Asociacion të Sanxhakut nuk ka barazi nacionale në Serbi. Në këtë anë kërkohet të veproj edhe Kosova  edhe Shqipëria. Luginën nuk duhet lënë vetëm për vetëm nën presionet dhe shantazhet zyrtare të pushtetit serb. Është mirë që të kemi bashkërenditje të forcave nga Lugina me Prishtinën dhe me Tiranën. Bashkërisht arrihen sukseset. Aktiviteti vetëm për deputet nuk i shërben sa duhet Luginës. Kuptohet se duhet vepruar për të fituar. Megjithatë, mbetet veprimtaria për statusin e Bashkësisë Shqiptare të Luginës. Këtu kërkohet aktivitet, unitet të qytetarëve dhe guxim demokratik dhe politik për çështje të lirisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".