Në finalen e dialogut me Serbinë nuk duhet të shkojmë të përçarë

Në finalen e dialogut me Serbinë nuk duhet të shkojmë të përçarë
Në finalen e dialogut me Serbinë nuk duhet të shkojmë të përçarë

Arsim Aziri

  • 12 May 2022 - 18:50

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Vijat e kuqe të qëndrimit të palës Kosovare, për të cilat ka folur kryeministri Kurti rreth vazhdimit të dialogut me Serbinë, janë elemente kyçe rreth të cilave do të duhej bashkuar në mbrojtje parimore pozita dhe opozita, për ti dhënë legjitimitet politik dhe moral Kryeministrit dhe ekipit të tij për të vazhduar në proces deri në përmbylljen e tij me njohje formale nga Serbia dhe ratifikim të marrëveshjes në Kuvend. 

Vizita e Kryeministrit Kurti në Gjermani, dhe darka jo-formale në Berlin me Presidentin Serb Vuçiqi, organizuar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz,  e ka qartësuar sheshazi edhe  pozicionin e shtetit të Kosovës lidhur me ecurinë e dialogut deri në arritje të marrëveshjes finale me Serbinë, për të cilën, edhe kancelari Gjerman thotë se nuk ka alternativë tjetër përveç njohjes Reciproke . Klasa politike e Kosovës pas këtij momenti duhet ti lë anash interesat parciale dhe betejën vetëm për llogari elektorale. Tash  është tash momenti historik që edhe opozita ta lë anash lojën e pa sinqertë politike për pushtet dhe të bashkohen në një platformë unike të përmbylljes së këtij procesi deri në arritjen e marrëveshjes për njohje.Pas kthimit nga Berlini, dhe mezashit të qartë që ka marr lidhur me kornizat bazë të marrëveshjes që duhet të arrihet me Serbinë, të cilat janë apostrofuar  na adresimin para medieve nga kancelari gjerman  Olaf  Scholz, Kurti, ka folur për edhe darkën joformale që e zhvilloi me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Berlin të Gjermanisë, ku është pajtuar për vazhdimin e dialogut që do të riaktivizohet me 13 maj në nivel krye negociatorësh por gjithmonë duke theksuar se dialogu duhet të rezultojë me marrëveshje por njohja duhet të jetë në qendër të tij. Kurti ka thënë se nuk mendon që  njohja duhet të jetë i vetmi element i marrëveshjes, por njohja duhet të jetë në qendër sepse do të ketë edhe elemente tjera, por ato elemente nuk kanë kuptim pa njohjen. Nëse  opozita e tanishme që ishte shumë kritike për kinse mungesën e guximit nga ana e Kryeministrit Kurti që  të ballafaqohet me këtë proces, tani më kur letrat janë hapur, duhet të tregohet e përgjegjshme dhe  ta mbështes mazhorancën  në vazhdimin e kësaj agjende, deri në përmbylljen e saj, dhe të kontribuon në procesin për njohje mes dy shteteve , që është kusht i tejkalimit edhe të barrierave për fazën tjetër që e pret shtetin e Kosovës, integrimin  më të shpejtë në BE dhe NATO.  Kryeministri ka folur hapur për modelin e formulës së dialogut që duhet ti dërgon të dyja shtetit deri në finale të marrëveshjes për njohje dhe normalizim e integrim të shpejtë në BE, për hapje të perspektivës për zhvillim.  Ai ka përmendur tri pikat më të rëndësime nga të cilat nuk do të largohet dhe të bëjë kompromis pala kosovare, duke thënë se Kosova nuk mund të kthehet para vitit 1999 kur u çlirua. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 kur u shpallë pavarësia. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2010 kur u dha vendimi i GJND-së dhe Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2012 kur mbaroi mbikëqyrja e pavarësisë. Kurti thotë se duhet të ecet përpara, por sipas tij për këtë progres Vuçiqi duhet të distancohet nga Millosheviqi e Putini.  Apostrofimi i këtyre pikave është kryefjala e platformës me të cilën do të udhëhiqet pala Kosovare në vazhdimin e  bisedimeve me palën serbe . me të drejtë Kryeministri ka thënë se ne duhet të ecim përpara, e për të ecur përpara presidenti i Serbisë duhet të distancohet nga Millosheviqi e Putini. Po ashtu ai ka thënë se kërkesa për kompromise në kushtet kur Vuçiqi asnjëherë nuk distancohet nga Mollosheviqi e Putini nuk është kërkesë për zgjidhje prandaj Qeveria që e drejton ai nuk do të futet asnjëherë në kurthet e tilla të  cilat përpiqet ti përdorë pala serbë, e kushtëzuar së fundi qartë dhe  ma asnjë maskë edhe nga vendet më të fuqishme të BE-së. Vijat e kuqe të qëndrimit të palës Kosovare, për të cilat ka folur kryeministri Kurti rreth vazhdimit të dialogut me Serbinë, janë  elemente kyçe rreth të cilave do të duhej bashkuar në mbrojtje parimore pozita dhe opozita, për ti dhënë legjitimitet politik dhe moral Kryeministrit dhe ekipit të tij për të vazhduar në proces deri në përmbylljen e tij me njohje formale nga Serbia dhe ratifikim të marrëveshjes në Kuvend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".